Shoqata Kraja me seli në New York, vjen me një kalendar të pasur aktivitetesh

Amerika

Shoqata Kraja me seli në New York, vjen me një kalendar të pasur aktivitetesh

Nga: Beqir Sina Më: 8 shtator 2021 Në ora: 20:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Edhe, pse ka qenë mjaft e vështirë të zhvillosh aktivitet në komunitet, duke pasur parasysh masat dhe kujdesin e treguar nga pandemisë botërore të Covid-19, Shoqata ”Kraja” në Staten Island – New York, nuk është ndalur.

Shoqata Kraja me seli në New York, në faqen e saj në Facebook, ka vendosur disa nga aktivitet e saj për këtë vit.

Kjo shoqat thotë se ka shperndar ndihma financiare për studentet nga Kraja për vitin akademik 2020/2021.

Image

Duke sqaruar se këtë vit kanë aplikuar 14 student dhe të gjithë kanë përfituar të njëjtën shumë nga 1000 dollarë, nga konkurisi që si thotë kjo shoqatë ishte i hapur nga 17 Shkurti deri me 31 Mars 2021 dhe të drejt aplikimi kishin të gjith studentët nga Kraja.

Të gjithë studentet që aplikuan dhe përfituan ndihmë u urojmë vitë të mbarë dhe suksese të pa fundë në rrugëtimin e tyre akademik kurse si gjithmonë falenderojmë komunitetin tonë për perkrahjen e vazhdueshme”, Shoqata Kraja Staten Island NY.

Po ashtu kjo shoqatë me degën e saj në Kraj, për gjatë muajit të Ramazanit, për njerëzit në nevojë ndau ndihma për t’ja u bërë sa më të leht e të gëzueshëm Ramazanin edhe disa besimtarve krajanë.

Image

Ajo shkruan se në Qershor, ka përfunduar me sukse turniri i Voljebollit i organizuar nga Shoqata Kraja në Staten Island, NY

Ishin 7 ekipe pjesmarrese te ndarëne dy grupe:

Grupi A

1-Ostrosi

2-Veliqi

3-Arbneshi

4-Berjashejt

Grupi B

1-Skjeja

2-Ana e Malit

3-Hoxha Girls

Në fazën eleminuese kaluan 4 ekipe

Ana Malit – Ostrosi 0:2

Skjeja – Arbneshi 0:2

Në finale u takuna Arbneshi dhe Ostrosi dhe Arbneshi triumfoj me rezultatin 2:1

Falenderojmë të gjitha ekipet pjesmarrëse, por edhe donator të shumtë që ju përigjën thirrjes sonë për nje projekt bamirsie ne Kraje.

Në total janë mbledh 6780.00 dollarë

Image

Pikniku, i cili është i një rëndësie të madhe për komunitetit krajan, në kultivimin dhe përforcimin e mardhënieve në mes vet krajanëve, pjestarëve të këtij komuniteti, në kultivimin dhe përforcimin e mardhënieve në mes fëmijëve si dhe bartja, treshëgimia dhe ruajtja e traditave të trevës këtu në diasporë, u mbajt ditën e diel më 6 Gusht, në Crompod Rd, Yorktown Hights NY, njofton në faqen e saj në Fb, kjo shoqatë.

Mirsad Kovaçi kryetari i Shoqatës Atdhetare Kraja, Hysen Kraja nënkryetari dhe ish kryetarët Hamid Alaj dhe Dul Perashi janë shprehur se “Ky aktivitet masiv do të vazhdojë në traditën e aktiviteteve patriotike që kjo shoqatë zhvillon prej tre dekadash.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat