Viti 1989/ Letra origjinale e Nënë Terezës, ku kërkon të vizitojë Shqipërinë

Amerika

Viti 1989/ Letra origjinale e Nënë Terezës, ku kërkon të vizitojë Shqipërinë

Nga: Beqir Sina Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:02
Letra origjinale e Nënë Terezës

Letra origjinale e Nënë Terezës drejtuar presidentit të Shqipërisë, Ramiz Alisë, më 29 tetor 1989 është e shkruar në gjuhën angleze dhe mban firmën e Nënës Terezës.

Nënë Tereza i drejtohet presidentit Ramiz Alia duke shkruar disa rreshta në shqip.

Letra e Nënë Terezës, dërguar Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia

I dashur Zoti Ramiz Alia

Ju faleminderit për letrën tuaj të ngrohtë. Të më falni që nuk ju kam shkruar gjithë këtë kohë, sepse, siç e dini, kam qenë e sëmurë. Po përpiqem të shkruaj disa rrjeshta në shqip pas shumë e shumë vitesh, prandaj të më falni për gabimet.

“Unë ja kam dhan ‘besën e shqiptarit’ Zotit, me prue dashni dhe paqe mba gjith botën” duke u dhënë dashuri të ngrohtë dhe kujdes të sëmurëve – të vetmuarve, atyre që s’i duan, që u mungon dashuria.

“Zemra jeme ka ni dishir t’madhe me ardh ni Shqipni me motrat e mija, e me prue kët dashni dhe kët paqe. Unë kam pa që ju keni t’gjith punt shum mir, por zemra jeme dishron shum me ardh me motrat e mija me dhan kët dashni”.

Unë kam parë se çdo gjë është bukur nga populli, i cili u shërben të sëmurëve dhe fëmijëve, por ende e ndjej se Motrat do të jenë në gjendje të ndajnë gëzimin e të dhënit dashuri duke ofruar dashurinë e tyre të ngrohtë dhe kujdesin, siç bëjnë ato sot në vende të ndryshme, përfshirë Rusinë, Kubën dhe shumë vende të tjera.

Isha shumë e lumtur që pashë popullin tim, që pashë varret e nënë e të motrës sime, të cilat nuk i kam parë kurrë për 60 vjet që kur u largova nga Jugosllavia.

Tani që ju tregova për dëshirën time të mund t’i kuptonin, sepse është hera e parë pas shumë e shumë vitesh që shkruaj shqip.

Po dërgoj zonjushën J. Petri, personin që bëri filmin “Nënë Tereza”, të cilin shpresoj që ta keni parë.

Shpresoj dhe lutem që nga fundi i këtij viti të jem me popullin tim në vendin tim Shqipëri.

“Unë dot lutem për ju

Zoti kjoft me ju”

Nënë Tereza, Misionare e bamirsisë.

Image
Image
Image
Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat