Televizioni Kultura Shqiptare festoi 24 vjetorin e tij në Nju Jork

Amerika

Televizioni Kultura Shqiptare festoi 24 vjetorin e tij në Nju Jork

Nga: Beqir Sina, New York Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 07:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Më 13 nëntor ACTV festoi 24 vjetorin e saj me një ceremoni të thjesht, por shumë të këndëshme, e mbajtur të shtunën në mbrëmje në mjediset e shtëpisë së themeluesve të këtij televizioni Familjes Belliu, Adem dhe Mimoza Belliu, koleges tonë Vera Belliu, që ishin dhe mikëpritësit, ata që u kujdesën për festën.

Të pranishëm në këtë festë ishin bashkëpuntorët ndêr vite të televizionit Kultura Shqiptare si : Dalip Greca, Marjana Bulku, Beqir Sina, Olsi Beçi, dhe miqt e këtij televizioni Mark Marnaçaj dhe Drita Gjongecaj.

Por, për arsye objektive mungojë ai që ishte kujdesur për skenën e festës me logon e ACTV - skenografi Andis Gjoni i cili për arsye objektive(aksident trafiku) mungoi në këtë festim. 

Image

Festa e u hap dhe vazhdoi për disa orë me një koktel të bollshëm dhe mikëpritjen e ngrohtë të Adem e Mimoza Belliut, dhe vajzës së tyre Vera Belliut.

Pjesa artistike e festës u shoqërua me disa pjesë klasike, të  luajtura në violinë nga Joana Kaimi, një violiniste spektakolare, një violiniste shumëngjyrëshe e përshtashme edhe për një event të tillë festiv. 

Image

Më këtë rast u shfaq në ekranin e televizionit ACTV, video clipi « Aggeliki » një video e re, kjo me Directed Ilir Rizaj dhe me kameroman Adriatik Berdaku si kinematograf, të cilët edhe folën nëpërmjet intervistës së dhënë në mikrofinin dhe kameran e këtij televizioni .

Themeluesi i këtij televizioni Adem Belliu, nëpërmjet festës nuk mund ti rezistonte vetëm me mikëpritjen e familjes së tij. 

Ai iu kthye nostalgjisë së tij, viteve të bukura të jetës së tij, muzikës. Zgjodhi duke luajtur disa  pjesë për trompë, që i solli në një prezenatim bashkë me disa improvizime  pêr piano interpretuar nga mjeshtri Agim Kola .

Image

Festa e 24 vjetorit mbajtur mbajtur në një atmosferë mëse të këndëshme, u bë edhe më e ngrohtë edhe nga këngët e interpretuara nga çifti Besa & Bashkim Berisha.

Gjatë kësaj ceremonie , e cila në vitet jubilare duhet cekur se është shënuar me mbrëmje të veçanta Gala, u tregua me histori nga themeluesi dhe drejtuesi Adem Belliu dhe ekipi i ACTV  - se çfarë ishte e mundur të arrihet që nga rifillimi në 1997 dhe çfarë është sot Televizioni Kultura Shqiptare.

Mimoza Belliu dhe , producenti i televizionit "Kultura Shqiptare", Adem Belliu,  tha se pavarësisht vështirësive që pati në fillim, televizioni që ai drejton tani po vazhdon me sukses punën e tij, madje ai ka hapur edhe dy studio një në Prishtinë me Arian Melonashi dhe një në Tiranë.

 Mbas tre viteve të televizionit Victoria të vëllezërve Osmani (1992/95) në komunitetin Shqiptar në New York, Televizioni Kultura Shqiptare, u bë pionier në fushën e transmetimeve vizive të komunitetit.

Dhe, për momentin nuk është më vetëm një televizion komunitar, por edhe një « ndërrmarje » televizive me tre studio , New York City, Tiranë dhe Prishtinë, si dhe bashkëpunim me televizionin « Pasqyra » të Ilir Lenës në Toronto Kanada 

Mbas fillimit në kanalin televiziv komunitar Bronx Net, ACTV, sot është pjesë e platëformës më të madhe shqiptare në Amerikë e Kanada TVALB në kanalin 26 në NYC.

Pra,  është pjesë e paketës së TVALB platformës që iu ofron shqiptarve të Amerikës e Kanada 2000 kanale nga e gjithë bota, mbi 240 kanale shqip, 40 kanale sporti dhe filmi si dhe të gjitha kanalet e Tring dhe ArtMotion.

Gjatë afro çerek shekulli , për 24 vjet, sot ACTV është televizioni që bashkon shqiptarët në dy anët e oqeanit, kudo e në çdo cep të botës. Duke u bërë Televizioni i Shqiptarve të Diasporës,: objektiviteti dhe paanshmëria, besueshmëria dhe profesionalizmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat