Festimi i 109-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kremtimi në New Jersey

Amerika

Festimi i 109-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kremtimi në New Jersey

Nga: Beqir Sina - New Jersey Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 17:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

109-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorit, u festua nga komunitetet shqiptaro-amerikane, në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada.

Të dielën më 28 nëntor, në qytetin Garfield - New Jersey, një grup shqiptaro-amerikanësh u mblodhën për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me një ngritje simbolike të flamurit kuq e zi, dhe një pritje festive në restorantin e njohur "Venetian". 

Kjo festë përvjetore u organizua nga Aleanca Shqiptare e New Jersey- me President Alban Gaba, ndërkohë, që të ftuar nderi ishin dhe autoritetet me të larta të qytetit Garfield, z. Richard Rigoglioso, Kryetari i Bashkisë së qytetit të Garfield, Joseph Delaney Nënkryetari i Bashkisë së qytetit të Garfield, znj.Erin Delaney Menaxherja e qytetit të Garfield, Francisco Sanchez Detektiv Garfield - Departamenti i Policisë, Romi Herrera Këshilltar, Pawel Maslag këshilltar, Frank Schillari Sherifi i Qarkut Hudson, Anthony Cureton Bergen county Sherif dhe Richard Berdnik Passaic Sherif.

Image

Më herët gjatë ditës,në Parkun recreativ “20th Century Park”, në Garfield, New Jersey, pranë Statujës së Nëna Terezes, e ngritur nga Aleanca Shqiptare e New Jersey - Presidenti Alban Gaba, u zhvillua ceremonia e ngritjes se flamurit në shtizën e parkut, shoqeruar me hymnen amerikan dhe shqiptar, kenduar nga këngëtarja Merita Halili, shoqëruar në fisarmonik nga Mjeshtri Raif Hyseni.

Me këtë rast edhe policët shqiptarë(Elton Shametaj,NYPD KalplanTahir Kukaj, Lirim Kaba, Almat Asani, Azmi Toska, Atli Sela, Vezir Sela, Hadiz Sela, e shumë të tjerë)  bashkë me eprorët e tyre amerikanë, dhe diplomatët shqiptar Lulzim Krasniqi, Najda Sojli, dhe Almona Bajrami festuanë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

Kremtuan bashkë me kostume kombëtare shqiptare fëmijë, gra, bura dhe policët shqiptarë me eprorët e tyre.

Image

Kurse, në restorantin e njohur "Venetian" -në praninë e rreth 150 shqitarve, nën organizmin dhe sponsorizimin e Aleanca Shqiptare e New Jersey- me President Alban Gaba, për të festuar ditën e pavarësisë së Shqipërisë, u dha një pritje me fjalime, nderime dhe këngë e valle shqiptare, poezi për 28 Nëntorin.

Salla e lokalit ishte e "përmbytur" nga simbolet tona kombetare nga ngjyrat kuq e zi i flamurit shqiptar dhe ai blu, bardh e kuq amerikan, ndërkohë, që të pranishmit përfshinin zyrtarët e lart të bashkisë së qytetit, drejtues së policisë, Sheriff, si dhe diplomatë e të dy vendeve tona, Shqipërisë e Kosovës, anëtarë të misionit shqiptar në OKB, si dhe disa drejtues të grupeve fetare shqiptare në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Mikëpritësi i festës, Alban Gaba, në emër të familjes dhe Aleancës Shqiptare në New Jersey, të cilën ai e drejton, duke i uruar të gjithë shqiptarve gëzuar festën e flamurit, 28 Nëntorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, tha se: “Sot festojmë krenarinë tonë kombëtare, me gëzim të madh, është dita jonë e pavarësisë pas gati 500 vitesh luftë nën pushtimin osman”, tha ai.

Image

Festa nisi me këndimin e dy hymneve kombëtare, atë amerikan dhe shqiptar kënduar nga këngëtarja Merita Halili, dhe e shoqëruar në firsamonik nga Raif Hyseni.

Festimi e 109-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në New Jersey, organizuar nga  Aleanca Shqiptare e New Jersey- u moderua nga Bekim Xhaferri (producent Radio Emigranti Dj BeX & Dj Nero). 

Ndërsa, e përshëndetën festën e flamurit 28 Nëntorin Shqiptar, edhe Konsullja e RSH, në New York, Najada Sojli, konsulli i Kosovës Lulzim Krasniqi, Lirim Kaba Detektiv Komandant Qarku Passaic, Imam Tahir Kukaj, dhe autoritetet me të larta të qytetit Garfield, z. Richard Rigoglioso, Kryetari i Bashkisë së qytetit të Garfield, Joseph Delaney Nënkryetari i Bashkisë së qytetit të Garfield, znj.Erin Delaney Menaxherja e qytetit të Garfield, Francisco Sanchez Detektiv Garfield Departamenti i Policisë, Romi Herrera Këshilltar, Pawel Maslag këshilltar, Frank Schillari Sherifi i Qarkut Hudson, Anthony Cureton Bergen county Sherif dhe Richard Berdnik Passaic Sherif.

Orkestra e Indrit Lelo keyboard( Chicago) Ylber Nuredini klarinete saksofone, Flamur Biçaku  dhe Mimoza Gjikola kengetar, ishin ata që performuan në këtë event në festën kuqezi, ndërsa, të gjithë pjesmarrësit përfshirë mysafirët e nderuar dolën e kërcyen në grupe teksa sa festa vazhdoi deri vonë në mesdite.

 Arijana Fetahu-Gaba recitoi një poezi të saj, kushtuar ditës së flamurit - 28 Nëntorit:

Image

O FLAMUR JE SHQIPERI!

O flamur të kam në gjak,

Je betimi që marr hak,

Për Atdhe turrem në flakë,

 

Je në gjoksin tim i dlirë,

Si një lule bukur mbirë,

Me ty jam Shqiptar i ilirë.

O flamur je Shqipëri,

Je Kosovë, je Çamëri,

Je Atdhe, je dashuri!

Je fuqia e një sharkie,

Je buzëqeshja e një fëmije,

Rritur në ninullë lirie, 

Të valvitesh mot më mot,

N'tokë të babës të jem zot,

Të mos shoh të nënës lot.

"Është, një nder i madh për mua dhe ndihem i privilegjuar që të gjithë, në këtë ditë të rëndësishme të Pavarësisë së Shqipërisë, të jemi të mbledhur për të festuar Ditën e Flamurit", tha Gaba, duke shtuar se :"Ndjehem i nderuar sepse mes nesh sot këtu ka njerëz të mëdhenj dhe personalitete të shquara që kanë kontribuar dhe bërë gjëra të mëdha për komunitetin shqiptar në shtetin e Nju Xhersit, veçanërisht në qytetin e madh të Garfield".

Me këtë rast dua të nderojë me mirënjohje dhe të falënderoj për mbështetjen e tyre të madhe dhe të palëkundur:

Z. Richard Rigoglioso, Kryetari i Bashkisë së qytetit të Garfield - I nderuar me Mirënjoje

Z. Joseph Delaney Nënkryetari i Bashkisë së qytetit të Garfield - I nderuar me Mirënjoje

Znj.Erin Delaney Menaxherja e qytetit të Garfield - E nderuar me Mirënjoje

Z. Lirim Kaba Detektiv Komandant Qarku Passaic Sherif - Mirënjohje

Z. Francisco Sanchez Detektiv Garfield Departamenti i Policisë - Mirënjohje

Faleminderime!

Z. Romi Herrera Këshilltar

Z. Pawel Maslag këshilltar

Z. Frank Schillari Sherifi i Qarkut Hudson

Z. Azem Toska Sherif, Z. Almat Asani Sherif, Z. Hadis Sela Hudson County Sherif

Z. Anthony Cureton Bergen county Sherif

Z. Vezir Sela Sherif

Z. Richard Berdnik Passaic i qarkut Sherif

Z. Adem Sela sherif Alti Sela Sherif

Z. Imam Tahir Kukaj Çaplin

Këshilli i Republikës së Shqipërisë znj. Najada Sojli

Z. Lulzim Krasniqi Këshilli i Republikës së Kosovës

Znj. Almona Bajrami - diplomate shqiptare

Në mbyllje Presidenti i Aleancës Shqiptare në New Jersi, Alban Gaba, tha: "Të nderuar zonja dhe zotërinj, ju jemi thellësisht mirënjohës! Ndërsa festojmë çdo vit Ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin, dua të kujtoj se në qytetin e Garfield për shkak të bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi pasur me shtetin dhe autoritetet lokale, kemi vendosur dhe statujen e Nënë Terezës, kësaj gruaje të madhe shqiptare, Nëna e gjithë botës, simbol i paqes dhe dashurisë në të gjithë botën, e cila qëndron si një pikë e qartë e bashkëpunimit tonë të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe SHBA-së".

Le të festojmë së bashku, le të përhapim sa më shumë dashuri dhe ndjeshmëri për njëri-tjetrin, Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqiptar, gëzuar qarku im i dashur.

Zoti e bekofte Shqiperine

Zoti e bekoftë qytetin e Garfield

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat