Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” kremtoi Krishtlindjet mes besimtarëve të shumtë

Amerika

Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” kremtoi Krishtlindjet mes besimtarëve të shumtë

Nga: Beqir SINA – New York Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 06:16
Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” kremtoi Krishtlindjet mes besimtarëve të shumtë

NJU JORK - Fillimi i pandemisë COVID-19, dy vjet më parë detyroi të gjitha kremtimet në kisha, dhe Krishtlindjet të bëhen virtuale, por vaksinimi i shumtë i meshtarëve dhe besimtarëve, “zbutja” e masave të mëparshme, bëri që këtë vit t’i mbushi përplot me besimtar kishat shqiptare në SHBA e Kanada.

Gëzimi dhe bashkimi ishin ndier qysh në përgatitjen në prag të Krishtlindjeve, meshën e kremtimin e qindra besimtarëve katolik shqiptar, që u mblodhën për meshën e së premtes mbrëma, në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” Hartsdale – New York .

"Ju keni një ndjenjë të veçantë, dashurie e besimi, dhe duke qenë në gjendje të qëndroni deri në lindjen e Shëlbuesit tonë, erdhët të festoni me familjen- dhe në fakt të jeni në gjendje të merrni pjesë, në këtë meshë", tha Dom Pjeter Popaj, meshtari i kësaj kishe, i cili kreu shërbimet dhe mbajti meshën.

Mbajtja e maskave dhe "protokollet e tjera të sigurisë me sens të përbashkët", edhe “u zbatuan, edhe, nuk u zbatuan” në Kishën Katolike, “Zoja e Shkodrës” Hartsdale – New York, si edhe treguan pamjet filmike në web-stream-in e kësaj kishe përgjatë kremtimit të Krishtlindjeve.

Mbas një viti kur të gjitha kishat në mbarë vendin i zhvendosen shërbimet e Krishtlindjeve në internet, kësaj radhe të gjitha kishat kudo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe kishat katolike shqiptare, në New York, Detroit, Çikago, Toronto(Kanada), ishin përplot me besimtar katolik shqiptar.

Kjo meshë që u mbajt të Premten – 24 Dhjetor në mesnatë shënon Krishtlindjen e parë, me kishë për plotë mbas dy vjet pandemie.

Ishte një ndjenjë e përpjesëtuar nga disa famullitarë në Kishat Katolike, të shqiptarëve në Amerikë e Kanada, ku : “Nata e Krishtlindjes, kur pa zhurmë e vetëdijshëm e merr, në heshtje të plotë, Shëlbuesin e botës, pa poteren e kremtimeve të bujshme - Ti je buzëqeshja e besimit dhe e dashurisë, në paqen e Krishtlindjes së përhershme; ti, që ndërton mbretërinë e Zotit në shpirtin tënd!”.

Dom Pjeter Popaj, meshtari i kësaj kishe, në nisjen e meshës së mesnatës, mbrëmë në Krishtlindje, tha se këto festa si kjo e sotmja na japin një energji tjetër. “Sikurse, shihet lindja e Krishtit në zemrat tona! Duke na më bërë edhe më të gëzueshëm edhe më të fortë.”

Dhe, vazhdojë, ai “ Sa më shumë që jemi përgatitë këto katër javë, aq më shumë e ndiejmë mes nesh festën tonë – të përbashkët Krishtlindjen. Pra ndjejmë këtë realitet të lindjes së tij në zemrat tona.”

Duke folur nga altari , meshtari i kësaj kishe, Dom Pjetri, u kujtoj edhe një herë besimtarëve, “Se edhe sot sikurse e dini – në këtë ditë të motmotit – sikurse është dhe dita e Krishtlindjes – nuk ka leçina, por ka vetëm falënderime! Si zakonisht, Faleminderit Zot për gjithçka!”, dhe pas tij falëmindrojmë të gjithë ju të cilët e keni përcjell këtë meshë me aq shumë devotshmëri, dashuri dhe besim. Zoti ua shpërbleftë të gjithëve!

Një falënderim me këtë rast ai drejtojë edhe për disa besimtar që kishin ardhur me veshjet tona kombëtare – “tamam për t’i dhënë atë solemnitetin e bukurinë e duhur kësaj kremte të madhe", tha dom Pjetri duke shtuar, sikurse edhe motive të tjera, falënderim për të gjithë ju që keni ardhur .

Meshtari , Don Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, në fund përcolli mesazhin për të gjithë besimtarët katolik: “ Të gjithë të gëzuar dhe të bekuar! – Urime dhe Gëzuar për shumë vjet Krishtlindjet".

Image
Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” kremtoi Krishtlindjet mes besimtarëve të shumtë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat