Njerëzit bëjnë epoka, ndërsa historia i gjykon rrethanat e kohës

Amerika

Njerëzit bëjnë epoka, ndërsa historia i gjykon rrethanat e kohës

Nga: Skënder Karaçica Më: 22 janar 2022 Në ora: 00:02
Skënder Karaçica

Për popujt dhe qytetërimet,është thënë me të drejtë se bëjnë epoka, ndërsa historia i gjykon rrethanat e kohës me kriteret e arkivave dhe të kërkimeve-shkencore.

Periudha e Ibrahim Rugovës ka hyrë në historinë më të re shqiptare në Ballkan, ajo të shqyrtohet dhe do të hedhet dritë nga historianët pas një periudhe standarde për kriteret që i ka historiagrafia shqiptare.

Historia shqiptare do të gjejë vendin  e duhur për Ibrahim Rugovën, që në rrethanat e kohës në shekullin e kaluar i kishte Kosova dhe shqiptarët të rrethuar nga regjimi ripushtues i Serbisë dhe në dritën e kërkimeve shkencore do të japë gjykimin për kohën si epokë të Rugovës.

Nuk është mirë me nguti të hapën faqet e historisë dhe aty të shkruhet kush se çfarë të dojë, larg kërkesave dhe të kritereve shkencore të historisë dhe jo nga kompetentët dhe shqyrtimet ekipore të historianëve të institucioneve shkencore në Prishtinë.

Ibrahim Rugovës  i takon hisja e vet historike në fillim të viteve `90-ta kur e pranoi detyrën e kryetarit të LDK-së dhe bashkë me superstrukturën e dijes intelektuale, për kohën u bë një shtyllë e epokës së Lëvizjes për Liri dhe Pavarësi të Kosovës dhe informimi për kancelaritë botërore (Washington, DC).

Për tërë rrugëtimin e Ibrahim Rugovës(LDK) dhe çështja shqiptare dhe Kosova,tashti duhet të mbetet në arkivat historike dhe në duart e historianëve për të hedhë dritë për epokën e tij, që u përmbyllë kur doli para popullit të Kosovës dhe para botës djelmenia e pushkës dhe jehona e krismave të pushkëve (UÇK) në mbrojtje të çështjes shqiptare, të luftës për Liri dhe Pavarësi për ndarjen një herë e përgjithmonë të popullit shqiptar nga shteti i huaj dhe pushtues i Serbisë.

Epoka historike e Rugovës ishte pronë e tërë kombit shqiptar dhe jo e një partie politike...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat