Amerika ka nëpër botë 700 baza ushtarake

Amerika

Amerika ka nëpër botë 700 baza ushtarake

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 30 janar 2022 Në ora: 17:47
Shtëpia e Bardhë

Amerika është vendi më i fuqishëm ekonomik dhe ushtarak në botë. Amerika është fuqia e planetit që e ruan balancimin e vendeve të botës me ndikimin ushtarak përmes regjimeve të mungesës së të drejtave dhe të lirive njerëzore.

Amerika për armatën dhe sigurinë e shtetit,akordon një buxhet prej 730 miliardë dollarësh, që përmes këtij buxheti e bën industrinë më të avancuar teknologjike ushtarake në botë. Në anën tjetër, Rusia me 62 miliardë të buxhetit për ushtrinë dhe armatimin, është bërë problem për relacionet ndërkombëtare Amerikë-Evropë.

Në rrethanat e kohës, Amerika sot për të mbajtur peshojën e balancimit dhe të ruajtjes së paqes në botë, ka avansuar në 700 bazat ushtarake, ndërsa Rusia me 2 dhe Kina me 1 bazë ushtarake.

Në këtë shekull të ri, Amerika do të jetë gardiani kryesor i paqes në botë dhe në krah të popujve që luftojnë për liri dhe pavarësi dhe të popullit shqiptar të Kosovës.

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë popullin shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat