Libri i parë i punës historike të Joe Dioguardit dhe Ligës qytetare shqiptaro amerikane

Amerika

Libri i parë i punës historike të Joe Dioguardit dhe Ligës qytetare shqiptaro amerikane

Agim Aliçkaj Nga Agim Aliçkaj Më 7 shkurt 2022 Në ora: 14:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Rëndësi të veçantë kishte pjesëmarrja e Senatorit Bob Menendez, Ambasadorëve të Kosovës Ilir Dugolli dhe Frymëzim Isufaj, Ambasadorit të Shqipërisë Ferit Hoxha, historianit Jusuf Buxhovi dhe veprimtarit Milaim Abdullahu nga Kosova.

Senatori i mirënjohur Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për punë të jashtme të Senatit Amerikan e vlerësoi lartë punën e Joseph DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardit dhe Lobit Shqiptaro-Amerikan, si dhe e ritheksoi mbështetjen e fuqishme amerikane për Kosovën dhe kombin shqiptarë.

Ai paralajmëroi se së shpejti në Kongresin Amerikan do të mbahet një Dëgjim, ku do të kërkohet qartësimi I politikës dhe përforcimi i angazhimit të Amerikës në Ballkan nga përfaqësuesit e Departamentit të shtetit me theks të veçant në Dialogun me Sërbinë të cilën e bëri fajtore kryesore për dështimin e bisedimeve, forcimin e shtetit së Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Fjala :

Mirëdita Zonja dhe Zotërinj, Musafir të nderuar,

Sot festojmë veprën historike të ish-kongresmenit amerikan me origjinë arbëreshe, Joseph J. DioGuardi dhe të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane gjatë viteve 1985-1993, përgatitur nga anëtari i Bordit Ekzekutiv të Ligës, Dr. Faton Bislimi, në librin me titull

“Përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe rënia e Jugosllavisë”.

Dëshiroj të theksoj të vërtetën e pranuar, të dokumentuar edhe në këtë libër, se:

JOSEPH J. DIOGUARDI ËSHTË FIGURË HISTORIKE E KOMBIT SHQIPTAR

Udhëheqësit e mëdhenj kombëtarë dhe figurat historike lindin në një kohë të caktuar dhe krijohen në rrethana të caktuara historike dhe momente vendimtare të një kombi. Ata janë unikë me aftësitë drejtuese dhe arritjet e tyre. Për shkak të historisë së trazuar, por të lavdishme të kombit tonë, populli ynë ka dhënë shumë djem dhe vajza të tilla. I takon historianëve t'i renditin sipas rëndësisë dhe ndikimit të tyre në mbijetesën e kombit shqiptar. Dëshiroj të përmend vetëm pesë prej tyre, te cilet ndikuan ne ndryshimin e rrjedhave te historise kombetare , Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Ismail Qemali, Ibrahim Rugova, Adem Jashari dhe Joseph J. Dioguardi.

Joseph DioGuardi, është pa asnjë dyshim legjenda e gjallë e kombit shqiptar. Duke e ndjekur rrugën e Fan S. Nolit dhe Faik Konicës, ai është babai i aktivitetit lobues të organizuar, modern, shumë të suksesshëm shqiptaro-amerikan në Uashington dhe më gjerë. Roli i Joe, fillimisht katër vjet si Kongresmen, pastaj si President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, të cilit iu bashkua në vitin 1994 Shirley Cloyes DioGuardi, i mbështetur nga Bordi dhe mijëra anëtarë, ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm në arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Edhe pse Kosova ishte sfida më e madhe dhe çështja më e rëndësishme, Joe, Shirley dhe Liga dolën në mbrojtje të të drejtave njerëzore dhe kombëtare të mbarë kombit shqiptar. Pothuajse çdo senator dhe kongresmen amerikan që nga viti 1985, që ndihmoi çështjen tonë kombëtare, fillimisht u angazhua nga Joe dhe Liga. Ka aktivitete të tjera të panumërta të cilat do të dokumentohen në shumë libra të tjerë. Dëshiroj të përmend vetëm disa, takimin e Presidentit Rugova me Presidentin Clinton, mbështetjen për UÇK-në dhe heqjen e saj nga lista amerikane për terroristë, si dhe demonstratat mbresëlënëse në New York dhe Washington.

Populli i Kosovës luftoi për lirinë e tij nga pushtimi serb për më shumë se një shekull. Në 30 vitet e fundit ishin tre faktorë vendimtarë që sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, rezistenca paqësore e Lëvizjes Demokratike të udhëhequr nga Dr. Ibrahim Rugova, rezistenca e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me në krye Adem Jasharin dhe heronj të tjerë, si dhe aktiviteti lobues në Washingtoni i udhëhequr nga Joe DioGuardi. Ndihma amerikane dhe bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë erdhën si rezultat dhe kombinim i këtyre tre faktorëve.

Historia e pavarësisë së Kosovës do të jetë e mangët nëse një monument për Joe-n dhe Shirley-n nukë ngritet në Prishtinë. Ata nuk do të pranonin mirënjohje nga politikanë të korruptuar e të shitur. Pritet që Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti ta bëjnë këtë. Ose kjo do të bëhet një ditë nga qeveritë e mëvonshme.

Puna profesionale, e pavarur dhe e fuqishme e Ligës në Washington do të vazhdojë pavarësisht, deri në mundjen përfundimtare të Serbisë kriminale.

Për mua dhe miliona shqiptarë në mbarë botën, Joe dhe Shirley janë personalitete dhe heronj të vecante. Është një nder I madh që i njoh dhe punoj ngushtë me ta në të mire të kombit të jashtëzakonshëm shqiptar për më shumë se 31 vjet.

Faleminderit Joe, Shirley dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane!

Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe ate amerikan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat