Zyrtare: Vedat Gashi në zgjedhjet paraprake do të sfidojë Bowman për në Kongres

Amerika

Zyrtare: Vedat Gashi në zgjedhjet paraprake do të sfidojë Bowman për në Kongres

Nga: Beqir Sina Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 06:26
Vedat Gashi

Vedat Gashi Ligjvënësi i Qarkut Westchester  kandidat për Kongres,në zonën elektorale ku humbi miku madh i shqiptarve - kongresisti Eliot Engel

YORKTOWN NY : Më 8 shkurt, simbas gazetes lokale “Yonkers Tribune” ligjvënësi i kontesë Westchester në New York,  Vedat Gashi, dorëzoi dokumentet në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, (FEC), për të kandiduar në zgedhjet fillimore brenda Partisë Demokrate për Kongresin.

Duke ndërmarrë kështu hapin e parë për të sfiduar kongresmenin aktual Jamaal Bowman në zgjedhjet paraprake në partinë demokratike më 23 qershor, në Distriktin e 16-të në New York. 

Pikërisht në të njëjtën zonë elektorale ku dy vite më parë , ish drejtori i një shkolle të mesme Jamal Bowman - sfidojë“çuditërisht”  mikun e madh të shqiptarve - mbas 34 vjetëve sa sherbeu ai në Kongres, duke e “pensionuar” Eliot Engel.

Kush është Vedat Gashi? 

Ja çfarë na tregon uebfaqja e tij për historinë e tij interesante të jetës, shkruan gazeta lokale “Yorktown Tribune” .

“Angazhimi i Vedatit për shërbimin publik erdhi nga përvoja e familjes së tij si aktivistë politikë dhe refugjatë, mundësitë që ai kishte duke punuar me liderë frymëzues dhe përvoja e tij - për të ndihmuar në krijimin e një sistemi drejtesie të një vendi që kishte dalë nga hiri i luftës- Kosovës.

Vedati ka lindur në Kosovë, në kohën e ish Jugosllavisë, asaj që nuk egzistonë më, pra ka lindur në prill të vitit 1978. 

Në moshën 4 vjeçare, ai dhe familja e tij  iku për të shpëtuar nga regjimi okupues dhe shtypës, duke  erdhë  në Shtetet e Bashkuara. 

Vedati fillimisht u zhvendos në Bronx dhe më vonë “hodhi” rrënjë të përhershme në konten Yorktown. 

Vedati është një nga pesë fëmijët, katër prej të cilëve ende banojnë në Yorktown së bashku me familjet e tyre.

“Pas mbarimit të shkollës së mesme Lakeland, Vedati vazhdoi të ndiqte një B.A. nga Konektikati Kolegj,  ku ai u ftua të shërbente në Bordin e Administratorëve si Administrues për të Rinj.

Më pas, Vedati fitoi  një master JD nga Universiteti Seton Hall. Gjatë studimeve, Vedati  u punësua “inkooperoi” në zyrat e drejtësise së lart federale  me dy nga “mentorët” e tij, të jurispendences , gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor, e më pas në Gjykatën e Rrethit të Dytë të Apelit. 

Si dhe punojë edhe në zyrën e kongresmenit Lee Hamilton në Komitetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve.

Vedati më vonë u thirr në shërbim në Kosovë, në vitet e para të ngritjes së sistemit  të drejtësisë së Kosovës, menjëher pas shpalljes së pavarësisë - për t'iu bashkuar përpjekjeve të SHBA/BE në ndërtimin e sistemit të drejtësisë e ligjit në Kosovë. 

Ai dhe kolegët ndërkombëtar ( amerikan e shqiptar nga Amerika ) shkuan në Kosovë për të ndihmuar në krijimin e shtetit të sapoformuar të Kosovës – së pari përmes një granti nga Fondacioni Rockefeller Brothers Fund dhe më vonë përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Kombet e Bashkuara. 

Ndërsa ishte në Kosovë, puna e palodhur e Vedatit e çoi atë në arritje të jashtëzakonshme, duke përfshirë hartimin e disa prej dokumenteve themelore ligjore të Kosovës dhe themelimin e Ministrisë se Administrimit të Pushtetit Lokal. 

Vedati më vonë u emërua nga Kombet e Bashkuara për të shërbyer si Këshilltar Kryesor Ligjor i Kryeministrit të Kosovës . 

Menjëherë pasi Kosova shpalli Pavarësinë, Vedati, u kthye në shtëpinë e tij të dytë në Shtetet e Bashkuara.

“Përvojat e Vedatit jashtë vendit e bënë atë të vlerësojë vlerat e mëdha demokratike të Shteteve të  Bashkuara. 

Pas kthimit në shtëpi në Yorktown, Vedati ndoqi gjurmët e tij të suksesiit në biznesin e vogël , biznesin familjar duke punuar në pasurit të paluajtshme, hapur biznesin e tij të vogël, në formë të një praktike ligjore të pasurive të paluajtshme, në Yorktown Heights dhe në Bronx.

“Aktualisht, Vedati jeton dhe punon në Yorktown, me gruan e tij, Vjosën, dhe

fëmijët, Leka dhe Hana, të cilët gjithashtu ndjekin shkollat ​​publike në Yorktown. 

Vedati,  është anëtar i Rotari Klub -  Yorktown,  dhe një anëtar aktiv i Partisë Demokratike të Yorktown,  ku ai shërben si Drejtues i Distriktit Demokratik.

Gashi aktualisht po kryen mandatin e tij të dytë, dyvjeçar në Bordin e Ligjvënësve të Westchester. Ndersa jashtë qarqeve politike, ai është një zyrtar i zgjedhur dhe relativisht pak i njohur si politikan.

Por me ata me të cilët ka folur gazeta “Yorktown Tribune” shkruan se të intervistuarit  e quajtën Gashin "një yll në rritje në politikën demokratike" dhe "dikë që do t'i hapë Bowman-it një garë të vështirë".

“Gashi, është një alternativë e zgjuar dhe efektive. Ai ka një demografi unike si shqiptar  nga Kosova, por i rritur dhe edukuar në North Westchester- New York” ka thënë një mbështetes i tij në këtë zonë elektorale.

Gazeta shkruan si besimtar, ai sjell diversitet në garë, dhe do të jetë në gjendje të mbledhë shumë para dhe vota. Mbasi ai i ka shërbyer mirë të gjitha komunitetve në shumë mënyra. 

Gazeta “Yorktown Tribune” madje pralajmëron kongresistin aktual të zonës me njē “qortim” nga një i intervistuar demokrat në Westchester,  ku shkruhet me shkronja të medha : “Kujdes kongresist Bowman”.

Një tjetër demokrat që jeton në lagjen e Gashit, tha se kishte disa zyrtarë të zgjedhur që ngrihen në krye më shpejt se të tjerët. 

“Kam katër vite që e njohë mirë dhe kam bërë fushatë për Vedatin.”

Ai është një person i matur dhe inspirues. Ai shkoi në shkollën e mesme Lakeland dhe unë isha në Yorktown. Ai ka një familje të mrekullueshme dhe është kudo i mirëpritur . Por, ai është aktualisht edhe një politikan me një të ardhme të ndritur.

Disa demokratë të Westchester, thanë se nuk donin të dilnin publikisht kundër Kongresistit Bowman - por nuk kishin asgjë tjetër kundr tij përveçse një respekt të veçant për Gashin. 

Distrikti i 16-të i Bowman-it u ndryshua në zonat elektorale - pikerisht kur ishte Eliot Engel kongresist, i cili fitonte gjithmon me mbi 65 përqind  - por ja që e humbi dy vjet më parë në kohë e fillimit të pandemisë,  e cila thuhet se ishte edhe shkaktare e humbjes së Eliot Engel.

Zona elektorale 16-të tani përfshinë  më pak zona në Bronx, ( Bronxi është ende 30% e distriktit) dhe më shumë se 70% e saj është nga Westchester, duke shkuar deri në veri në Yorktown dhe Putnam County, zonat ku Eliot Engel- i kishte të sigurta votat .

“Yorktown- është bërë si “vendlindja” e Vedatit shkruan “Yorktown Tribune” zonës që ka më shumë vota të demokratve . Aty janë mbi një mijë demokratë që janë register vote  dhe që duan të bëjnë kësaj radhe “shumë zhurmë” politikisht. 

Ata duke qenë se vijnë si votues “besnik” të ish kongresistit Eliot Engel - shkruan “Yorktown Tribune” do të ndihmojnë ndoshta Vedatin,  të marrë  një “vrull” me vota edhe në pjesët veriore të Distriktit 16-të. 

“Demokratët do të dalin të votojnë për Vedatin në Westchester verior, " ka thënë  një tjetër demokrat i Westchester për gazetën “Yorktown Tribune”.

Disa besojnë se Bowman është “një socialist” ndërsa disa tjeter thonë se është  progresiv për demokratët e Westchester, që ai përfaqëson. 

Kryetari i bashkisë së Yonkers, Mike Spano, i cili vet ka qenë në një garë partiake kundër Bowman, disa vjet më parë,  shkroi në një editorial rreth pjesës së moderuar të partisë demokratike Westchester,  duke thënë : 

“ Demokratët në këtë zonë kanë nevojë për një zë. Ndoshta! për Vedat Gashin, i cili është ai person që është në momentin e duhur për partinë Demokrate, që e ka zonën elektorale të saj “, përfundon gazeta lokale e kantonit Yorktown - “Yorktown Tribune”

Gashi - pritet ta shpallë zyrtarisht fushatën “Gashi for Congress” më 18 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat