Kisha ortodokse serbe nuk heq dorë nga bekimi anti-Zot dhe shfarosja e shqiptarëve!

Amerika

Kisha ortodokse serbe nuk heq dorë nga bekimi anti-Zot dhe shfarosja e shqiptarëve!

Nga: Skënder Karaçica Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 20:16
Skënder Karaçica

Kisha ortodokse serbe me seli në Beograd, për dy shekuj ishte në ballë të bekimit të ushtrisë, të policisë dhe të formacioneve vrastare deri në shfarosje në substancë të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës...!

Njerëzit e këtij korpusi ,,fetar,, të veshur në të zeza dhe me kryqin anti-Zot (sic!) përmes ,,bekimit,, po i afrojnë tërë arsenalin shekullor armiqësor kundër shqiptarëve, që, sipas tyre një ditë duhet të ,,kthehemi,, në tokën e ,,shenjtë serbe,, (sic!) të Kosovës...!

Do të ishte e kohës që institucionet politike dhe shkencore në Kosovë, të dalin me një memorandum para botës së lirë dhe demokratike për të treguar skenarët ugurzezë të këtij korpusi fetar të kishës ortodokse serbe në Beograd, që po projekton vijat e luftës, të urrejtjes shekullore ndaj popullit shqiptar dhe,tërë arsenali i kësaj urrejtje nis tek fëmijët e vegjël e deri tek më i moshuari serbë në Serbi (sic!).

Presidenti Aleksandër Vuçiq, si pioner i kryekriminelit dhe kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, në të gjitha aktivitetet e tij si njeri i pari i këtij shteti vrastar, shkon në kishën ortodokse në Beograd dhe merr ,,bekimin,, prej atyre të veshur në të zeza dhe me kryqin anti-Zot (sic!) për të shtresuar urrejtjen shfarosëse ndaj popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës (sic!).

Evropë, e njihni mirë se kush është Serbia...?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat