Vatra mban Kuvendin në New York – Elmi Berisha ri-zgjidhet kryetar me një mandat 4 vjeçar

Amerika

Vatra mban Kuvendin në New York – Elmi Berisha ri-zgjidhet kryetar me një mandat 4 vjeçar

Nga: Beqir Sina Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 07:11
Elmi Berisha

Bronx NY : Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mbajti Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të Federatës, ditën e Shtunë më datë 26 Shkurt 2022 në qendren e re multikulturore Rotunda (Building 4 - Salla e Amfiteatrit) “ Illyria Community and Wellness Center” në Jacobi Hospital Pelham Parkway South, Bronx, New York City .

Në këtë Kuvend, morën pjesë dhjetëra delegatë, anëtar të Vatrës, dhe mysafirë dashamirës të saj, nga Toronto, New Yorku, Michigani, Florida, dhe vende të tjera në SHBA.

Mbas zgjedhjes së Komisionit drejtues të Kuvendit prej 3 vetësh, për verifikimin e kredencialeve të delegatëve, Kryetari i Komisionit Drejtues i Kuvendit të Vatrës, u votua Ervin Dine, i cili zgjodhi nënkryetar të Kuvendit z. Bashkim Musabelliu dhe sekretar Eduard Aranitasin. Gjatë punimeve të Kuvendit zonja Nazo Veliu, iu bashkua ekipit drejtues, të cilët ndoqën dhe procedurën e këtij Kuvendi në bazë të Kanunores së Vatrës.

Më pas u intonuan dy hymnet kombëtare të shteteve tona, SHBA dhe Shqipërisë. 

Me një minutë heshtje të pranishmit nderuan të gjithë të rënët e kombit amerikan dhe të Shqipërisë.

Simbas traditës vatrane hapjen e Kuvendit të Përgjithshëm të Federatës Pan Shqiptare Vatra, bëhet nga një përshëndetje rasti nga mysafirët special. 

Ky nder i veçant i takoi kësaj radhe Konsullit të Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Ambasadorit Frymezim Isufaj. 

Me këtë rast, Ambasadori Isufaj mbasi falenderoi drejtuesit e Vatra-s, vlerësojë ftesën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në të mirë të çështjes kombëtare. 

Me tutje ai shtoi se Vatra si organizata me e vjeter e shqiptareve ne Amerike, këtë vit shënon edhe 110 vjetorin e themelimit.: 

“Keto 110 vite qe nga themelimi kane qene vite te ndihmeses se madhe per njohjen e botes shqiptare dhe kane ushqyer miqesine midis popullit shqiptar dhe atij amerikan. Jane 110 vite veprimtari historike, patriotike, politike, ushtarake e kulturore qe kane ndodhur ketu ne SHBA, aktivitete keto me te cilat secili nga anetaret e Vatres duhet te ndihet krenar. Frytet e kesaj pune jane te perjetshme dhe i gezojme pikerisht sot qe Shqiperia dhe Kosova, jane shtete te pavarura dhe sovrane qe japin kontribut te rendesishem per paqe dhe stabilitet jo vetem ne Ballkan por edhe me gjere, ne rrugen e qarte te integrimeve euroatlantike, ne kete rruge ne te cilen ecim me mire, me shpejte dhe me suksesshem se bashku duke e ndihmuar njeri tjetrin. “

Ambasadori Isufaj,  po ashtu uroi gjithe vatranet per Kuvendin zgjedhor, duke ju deshiruar punë te mbare dhe te suksessheme. Njekohesisht, ai shprehu gatishmerine e Konsullates se Pergjithshme te RKS per bashkepunim dhe perkrahje te aktiviteteve te cilat jane ne te mire te gjithe kombit, me të gjtha shoqata e organizatat e komunitetit. 

Më pas Kuvendin e Vatrës, e përshëndetën dhe drejtues të shoqatave e organizatave të tjera të komunitetit:

Përshëndeti kuvendarët dhe të pranishmit, Komandat Gani Shehu, Kryetar i Shoqatës “Atlantiku”, z. Mhill Velaj nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, z. Dash Myftari i Shoqatës Atdhetare Dibra, z.Mark Qehaja, Kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Skënderbej, Safet Llolla nga Shoqata Ana e Malit, Shaqir Gjokaj nga Shoqata Malësia e Madhe, Ceno Duli nga Shoqata Ulqini, Esad Gjonbalaj nga shoqata Plavë e Guci, Blerim Koçani Sekretar i Shoqatës Peja. 

Si dhe u ftuan të përshëndesin kuvendin e vatranëve, edhe z. Sami Kanaqi - Kryetar i Shoqatës “Kraja”, dhe z. Haxhi Dauti i Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan. 

Punimet e Kuvendit vazhduan me verifikimin e mandateve të delegatëve të Kuvendit. Delegatët e Kuvendit pranuan me votë delegatët nga degët Manhatan, Queens, Jacksonville.

Kryetari i degës Queens NY, Dr Skender Myrtezani bëøri sqarime foli shkurtimisht rreth punës së kësaj dege.

Më pas u paraqitën me radhë raporti i arkëtarit të Vatrës z.Marjan Cubi, i cili parashtroi edhe kërkesën për t’u tërhequr nga funksioni i Arkatarit, dhe për t'ia kaluar detyrën brezit të ri si u shpreh ai. 

Dr. Pashko Camaj raportoi për Fondin e Studentëve, të cilin ai drejton, dhe Editori i Diellit Sokol Paja foli për punën editoriale të gazetës, për këtë dy vjeçar i cili tha ai ka qenë më i vështori për shkak të pandemisë globale. 

Në mes të punës së këtij Kuvendi, erdhi dhe kërkesa e delegatit z.Asllan Bushati, i cili kërkoi nga të gjithë të pranishmit mbajtjen e një minutë heshtje në respekt për viktimat e luftës në Ukrainë dhe solidariteti me popullin ukrainas. 

Po ash gjatë fjalës së tij, zoti Bushati dha disa sugjerime për punën e mëtejshme të Vatrës. 

 Ndërsa, z. Valentin Lumaj - vlerësoi arritjet e Vatrës dhe vërejti ato gjëra që nuk realizuan, ai ishte mjaft kritik edhe ndaj programit me 12 pika të kryetarit, Berisha, dhe i “ashpër” për linjën “liberale” të Editorit Sokol Paja. 

Valentin Lumaj në një ndërhyrje të tij lexoi një rezolutë për gjëndjen e rëndë të shqiptarëve dhe qeverisjen e keqe në Shqipëri, të cilën me pak ndryshime dhe mes “debateve të forta” e miratoi Kuvendi i Vatrës.

Z. Ilirjan Blloshmi delegatë nga dega Manhattan paraqiti vërejtje dhe sugjerime në të mirë të bashkimit të Vatrës dhe vatranëve. 

Z. Viktor Vorfi, u përqendrua te temat shqetësuese të vendit që kërkojnë një angazhim më përpara nga ana e Vatrës, në dobi të politikës kombëtare shqiptare.

 Sakaq, Dr. Ilmie Mara argumentoi se Vatra duhet të jetë më afër problemeve të shqiptarëve në diasporë, të reagojë me deklarata për të drejtat e shqiptarëve, të ketë transparencë të kuotave, të organizojë takime, seminare e konferenca për çështjen kombëtare, dhe të fokusohet te çështja çame. 

Në debate u përfshi dhe ish editori Dalip Greca, i cili tha ndër të tjera se “Vatra nuk ka luksin të largojë askënd, por të mbajë çdo vlerë që ka Vatra Brenda saj”.

Veprimtari i tre dekadave të fundit në Vatër, Muhamet Omari - shtjelloi se “Vatra, duhet të ndryshojë simbas tij naase edhe konturet e saj pasi kanë ndryshuar kushtet politike të vitit 1926 dhe situata politike në hapësirat shqiptare”

 Mondi Rakaj, Kryetari i Degës Miçiganit falenderoi dhe shprehu mirënjohjen për kreun e vatranve z. Berisha, “ që për dy vite ka bërë shumë, megjithse tha ai në kushte mjaft të vështira shkak i pandemisë dhe përmendi investimin personal të bërë nga z. Berisha e bashkëpunëtorët e tij në dobi të çështjes kombëtare”. 

Mark Gjonaj - ish-anëtar i Këshillit bashkiak të Nju Jorkut, Kryetar i KKD-së, theksoi rolin e jashtëzakonshëm të Vatrës në 110 vite histori dhe punën e jashtëzakonshme për projektin e Rrugës Fan Noli në Bronx, nga komuniteti shqiptar. 

 Toni Sufaj, Kryetar i Degës Toronto, Kanada, mes kritikave të tij  theksoi gjithashtu se “Vatra duhet të jetë Vatër e bashkimit të shqiptarëve”. 

Gazetari I njohur Rafael Floqi, bëri një analizë të thellë në mbarvajtjen e Vatrës, dhe solli disa sugjerime për të ardhmen e saj. Ai me këtë rast permenndi faktin se Television i Shqiptarve të Amerikës, ALBTVUSA, me themelues dhe pronar Gani Vila,, për më shumë se dy degada ka qenë dhe “zëdhënsja” e Vatrës, në SHBA, nëpërmjet ekranit të saj, ku “Federata PanShqiptare e Amerikës Vatra, është quajtur nga Drejtori i sạj Gani Vila, “Perandoria Shqiptare në Mërgim”. 

Në pjesën e pundit të punës së këtij Kuvendi, z. Bashkim Musabelliu, një nga tre juristët e Komisionit të Garancive Kushtetuese, sqaroi disa nga nyjet e Projekt-Kanunores së Vatrës, e cila u votua dhe hyri menjeher në nyjet kryesore të saj. 

Posaçërisht, me rëndësi ishte nyja e re, që përcakton zgjatjen e mandatit nga 2 në 4 vjet për kryetarin e Vatrës dhe mbajtjen e Kuvendit me të njëjtin afat, çdo 4 vjet.

Në fund u kalua në zgjedhjen e Kryetarit të ri, Kandidatët për kryetar të Vatrës Elmi Berisha, Rafaela Prifti dhe Prend Qetta lexuan platformën e tyre para delegatëve. 

Pas votimit të fshehtë, z. Berisha mori 23 vota, Rafaela Prifti 2 vota, Prend Qetta 1 votë dhe 1 votë ishte abstenim. 

Editoria e seksionit të anglishtes, gazetarja me shumë provojë, Rafaela Prifti, e pyetur nga gazeta jonë rreth kandidaturës modeste të saj, në këtë Kuvend të Përgjithshëm të Vatrës na tha se : 

“Kandidatura ime nuk ka të bëjë me z. Berisha. Kandidatura ime ka të bëjë me frymën demokratike në Vatër. Në këtë moment duhet t'i tregojmë vetes dhe shqiptarëve se kush janë Vatranët: ata që luftuan regjimin komunist, vuajtën në burgjet e diktaturës, ata që sakrifikuan për të ngritur një jetë të mirë këtu në Amerikë dhe për t'i dhënë ndihmë atdheut në kohët më të vështira. Putini i sotëm i Shqipërisë, Edi Rama, nuk mundet t'i blejë votat e shqiptarëve. Asgjë nuk mund t'i ndajë Vatranët nga demokracia.  Prandaj unë kam vetem një moto lhe ajo është : “KA VETËM NJË VATËR NE BOTE! “

Kuvendi përfundoi punimet në orët e pasdites, dhe zgjati 10 orë. Pas mbylljes së punimeve, të pranishmit simbas traditës vatrane morën pjesë në një darkë festive, shtruar me këtë rast në restorantin Çakor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat