Ku mbetën milionat e diasporës shqiptare “Vendlindja Thërret” dhe kuleta e fshehur e Bujar Bukoshit?

Amerika

Ku mbetën milionat e diasporës shqiptare “Vendlindja Thërret” dhe kuleta e fshehur e Bujar Bukoshit?

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 2 mars 2022 Në ora: 23:29
Bujar Bukoshi

Në kohën e luftës në Kosovë(1998-1999), ish-kryeministri në ekzil Bujar Bukoshi me “kabinetin e tij” ishte duke udhëtuar herë në një vend dhe herë në vendin tjetër të Evropës.

Diaspora shqiptare nëpër botë (Amerikë) për luftën e Kosovës akordoi miliona dollarë dhe valuta tjera për të ndihmuar luftën e djelmenisë së UÇK-së për lirinë e Kosovës.

Në një intervistë, Bujar Bukoshi pati thënë se pas luftës tërë të dhënat e ndihmave “Vendlindja Thërret” do të afrojë llogoridhënie për qeverinë e parë në Prishtinë.

Bujar Bukoshi pas luftës, kuletën e tij dhe të ndihmave të diasporës e fshehu pas derës së shtëpisë së tij në Prishtinë (sic!).

Sot, qeveria e Albin Kurtit miraton Ligjin për Fondin për ndihma materiale për ushtrinë e Kosovës, ndërsa me mjetet milionëshe që i mbetën në kuletën e tij, Bujar Bukoshi, hapi biznese në Kosovë dhe Shqipëri (...) pa dhënë llogari për mjetet milionëshe të diasporës shqiptare për lirinë e Kosovës!

Në dritën e kohës, qeveria dhe institucionet shtetërore të hetojnë ish kryeministrin në (ekzil) Bujar Bukoshi dhe kabinetin e tij, me ish-ministrin e financave Isa Mustafa, lidhur me mjetet e diasporës “Vendlindja Thërret”!

Po të ishin dorëzuar mjetet e ndihmave nga diaspora shqiptare, sot do të kishim mundësinë të funizojmë me armë të nevojshme sipas ligjistikës luftarake ushtrinë e Kosovës(!).

Bujar Bukoshi, ktheni mjetet milionëshe që mbetën në kuletën tuaj, sespe i duhen shtetit dhe ushtrisë së Kosovës...!

Duhet të nisë hetimi ndaj ish-kryeministirt Bujar Bukoshi dhe kabinetit të tij për mjetet e akorduara të diasporës shqiptare nëpër botë (Amerikë) për luftën për liri të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat