Gjonaj: Situata në Ballkan në rrezik për shkak të konfliktit në Ukrainë

Amerika

Gjonaj: Situata në Ballkan në rrezik për shkak të konfliktit në Ukrainë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 21:51
Aktivisti Mark Gjonaj

Përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, protestuan të shtunën përpara selisë së misionit të përhershëm të Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara.

Aktivisti Mark Gjonaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se shqiptarët e Amerikës ia dolën të flasin me një zë në përkrahje të popullit të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Zoti Gjonaj foli dhe mbi komentet e Presidentit rus Vladimir Putin, përpara nisjes së sulmit në Ukrainë, ku ai krahasonte rastin e Krimesë me atë të Kosovës, një tezë që shihet nga ekspertët si një justifikim për aneksimin e padrejtë të Krimesë apo lëvizjet e Moskës në raport me rajonet e tjera separatiste në Ukrainë.

Zoti Gjonaj thotë se Moska po synon të krijojë Rusinë e madhe.

Ai shton se populli shqiptar e di më mirë se kushdo se çfarë do të thotë të kërcënohesh pa të drejtë, e për interesa të një kombi tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat