“Muri i Berlinit” kundër Rusisë fashiste

Amerika

“Muri i Berlinit” kundër Rusisë fashiste

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 12 mars 2022 Në ora: 21:56
Pamje nga lufta në Ukrainë

Bota demokratike Amerikë-Evropë, i kanë vënë sanksione të rrepta regjimit fashist të Vladimir Putinit në Moskë, që pa asnjë arsye e ka sulmuar me tërë logjistikën ushtarake shtetin e lirë dhe sovran të Ukrainës.

Populli ukrianas është liridashës dhe në Luftën e Dytë Botërore (1940-1945), janë vrarë me ushtrinë fashiste të Hitlerit tetë milionë uashtarë të Ukrainës të rreshtuar në bllokun antifashist të botës. Në kohën e regjimit komunist të BRSS-së si dhe në kohën e Stalinit, në këtë vend kanë vdekur urie me miliona ukrianas si masë e dënimit për gjoja se ata paskëshin dalur në krahë të fashizmit.

Përsëri në fillim të këtij shekulli, Ukraina dhe populli i saj po ballafaqohen me luftën e regjimit të Vladimir Putinit nga Moska, duke krijuar “republika” në shtetin e huaj për gjoja për pakicën e popullit rus, që jeton në hapësirat e këtij shteti të lirë dhe sovran.

Për skenarët e luftës dhe të shkeljes të së drejtës ndërkombëtare, bota po e dënon ashpër luftën e regjimit të Federatës Ruse kundër shtetit të lirë dhe sovran të Ukrainës dhe regjimin fashist të Vladimir Putinit, përmes sanksioneve më të rrepta të papara deri më tash që nga LDB-së.

Amerika-Evropa, të përkrahura edhe në KS të OKB-së, i kanë vërë sanksione të rrepta regjimit në Moskë dhe për të ndalur fushatën kundër njerëzimit sipas konventave, ndaj Rusisë qysh tash po bëhet "Muri i Berlinit" dhe këtë vend agresor do ta izolojnë deri në gjunjëzim, për të treguar se bota dhe popujt e saj nuk durojnë aventurat fashiste të Vladimir Putinit në Moskë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat