Dua Lipa merr pjesë në ceremoninë e hapjes së klasës së parë të gjuhës shqipe në Texas

Amerika

Dua Lipa merr pjesë në ceremoninë e hapjes së klasës së parë të gjuhës shqipe në Texas

Nga: Beqir Sina Më: 14 mars 2022 Në ora: 23:24
Dua Lipa në Texas

DALLAS TX: Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare shqiptare, Dua Lipa, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së shkollës së parë shqipe në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane në Dallas-Teksas, Bruno Ceka, postojë njoftimin shoqëruar me një set me fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

“Pata kënaqësinë të prisja sot në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane të Teksasit, superyllin botëror shqiptaren Dua Lipa. Dëshiroj të falënderoj me këtë rast veçanërisht komitetin organizativ, bordin drejtues, të Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane në Dallas-Teksas, mësuesit dhe nxënësit për punën e tyre të madhe”, shkruajti Ceka, duke uruar: Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Në rrjetin social pjesëmarës thanë se Dua Lipa, si një fëmijë shqiptar i rritur larg vendit të origjinës, përpara fëmijëve shqiptar ka rrëfyer ndër të tjera edhe detaje nga fëmijërinë e saj si dhe sfidat për të mësuar gjuhën shqipe.

“Kur u informova për hapjen e kësaj shkolle më kujtua fëmijëria ime dhe koha kur erdha nga Prishtina në Londër”, citohet të ketë thënë super-ylli shqiptar i muzikës.

Mëtutje ajo kujtoi kohën fëjmirinë ndërsa po rritej në shkollë, asaj i duhej të fliste gjuhën angleze në shtëpi kur e gjithë shtëpia gjithmonë flisnin shqip.

“Kur isha në Londër flisja anglisht me miqtë dhe profesorët, ndërsa natën me prindërit flisja shqip për të mos harruar rrënjët dhe gjuhën”, ka thënë mes emocionesh ylli i muzikës botërore Dua Lipa.

 Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane, në Dallas-Teksas, me punën dhe angazhim vullnetarë(papagesë), ka rritur dhe sukseset e Komunitetit Shqiptar, të cilat janë rezultat i pamohushëm i ruajtjes së vlerave dhe trashëgimisë sonë kulturore,e sidomos ruajtjen e mësimin e gjuhës shqipe, te fëmijët shqiptar në Dallas e zonën për rreth tij.

Image
Dua Lipa në Texas
Image
Dua Lipa në Texas
Image
Dua Lipa në Texas
Image
Dua Lipa në Texas
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat