Jahjaga takim me mikun e madh të shqiptarve ish-kongresistin Eliot Engel në New York

Amerika

Jahjaga takim me mikun e madh të shqiptarve ish-kongresistin Eliot Engel në New York

Nga: Beqir Sina Më: 2 prill 2022 Në ora: 00:04
Foto nga takimi

Ish- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një vizitë private në Shtetet e Bashkuara, u takua në New York, me mikun e madh të shqiptarve ish kongresistin Eliot Engel, i cili në mandatin e fundit pati udhëhequr edhe Komitetin për Çështje të Jashtme të Kongresit amerikan, në disa çështje kombëtare shqiptare, sidomos atë të Kosovës.

Veprimtari Harry Bajraktari, nikoqiri i këtij takimi, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës , Ambasdor Frymëzim Isufaj i cili shoqëron ish Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në këto takime ishin pjesë në këtë pritje private në një nga lokalet e New Yorkut.

Gjatë takimit ish presidentja Jahjaga falënderoi edhe një herë kongresistin amerikanë për përkrahjen e vazhdueshme që zoti Engel ka dhënë për Kosovën, pasi tha ajo edhe Kosova është e lirë dhe e pavarur për shkak të ndihmës dhe përkrahjes së Kongresit amerikan, dhe miqve tanë në Washington, në mënyrë të veçantë Eliot Engel..

Ish-Presidentja Jahjaga njoftoi vet në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, për takimin të cilin ajo përcolli edhe me një set me fotografi nga ky takim nën mikpritjen e veprimtarit të njohur Harry Bajraktari.

“Është gjithmonë kënaqësi dhe nder të takohem me mikun tim dhe të gjithë Kosovës, kongresmenin Eliot Engel.Kongresmenin Engel e falënderova që gjithmonë ka qenë zëri kryesor për ndihmë kur Kosova po kalonte në ditët më të vështira.” 

Po ashtu, ish Presidentja Jahjaga ka shkruar se gjatë këtij takimi ajo kishte rastin të falënderoj edhe z. Harry Bajraktarin.

"I cili në bashkëpunim me Kongresmenin Engel, përmes lobimit të tij bëri të mundur që kërkesa ime si Ish-Presidente të shtyhet përpara që në Prill të vitit 2019 Kosova, dhe zëri i të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe krimeve të tjera gjatë luftës të dëgjohet për herë të parë pranë Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan gjë e cila e vendosi këtë kauzë në një nivel tjetër” thotë ajo.

Ish- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë vizitës private në Shtetet e Bashkuara, po ashtu është takuar në New York, simbas faqes së saj zyrtare, edhe me znj. Andrea Ostheimer de Sosa përfaqësuese e zyres e Konrad-Adenauer-Stiftung në New York.

Në zyren e Konrad-Adenauer-Stiftung në New York, së bashku me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në New York Ambasadorin Frymëzim Isufaj, u pritëm nga udhëheqësja e kësaj zyre znj. Andrea Ostheimer de Sosa, të paktën kështu shkruajti në statusin e saj ish presidentja Jahjaga. 

“Gjatë këtij takimi së bashku biseduam për punën e jashtëzakonshme që ky Fondacion bën, duke i dhënë fokus punës shumëvjeçare në Kosovë. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u fokusuam edhe për zhvillimin e projekteve të reja në të mirë të Kosovës. Znj. Ostheimer de Sosa e falenderova për mirëpritjen dhe gatitshmërinë për bashkëpunim.”

Në fund ajo njofton se është takuar edhe me shqiptar të sukseshëm, përfshirë Sara Shala, kosovarja ndërmarrëse në Nju Jork, që e ka ndarë rrugëtimin e krijimit të kompanisë së bizhuterive luksoze për Revistën ZA. 

"Në mesin e shumë dyqaneve në Distriktin e Diamantëve në Nju Jork, gjindet edhe punëtoria e Sarës, e cila ka krijuar çdo gjë nga fillimi" thotë ish Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. 

Në ndërkohë në vijim të takimeve në komunitetin shqiptar neser e Shtunë (datë 2 Prill 2022 në orën 12 PM ) Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga njoftohet se do të vizitojë Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra,  thuhet në një njoftim të gazetës Diellii.

Image
Foto nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat