Takimi parë me Shenjetoren Nënë Terezë

Amerika

Takimi parë me Shenjetoren Nënë Terezë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 13:12
Tonin Mirakaj

Pronari i Gazetës Shqiptaro-Amerikane “Illyria”, i nderuemi z. Vehbi Bajrami me sugjeroi që të ndaj me ju një kujtim të vjetër që ruej në mendje dhe zemer si diçka shumë të çmueshme. Ky kujtim është takimi me Shën Terezën 49 vjet më parë.  Ishte Shtator i vitit 1973. Zonja amerikane Valerie Delakorte, bashkeshorte e z. George Delakorte, Philantropist i njohur në New York dhe gjithë Amerikën, më telefonoi dhe më tha:   Do you wish to meet Mother Terisa? A dëshironi me takue Nënën Tereze? Ajo është Shqiptare, dhe ju jeni Shqiptar! Po, u përgjigja unë, po ku munde te takohemi?

Ne ate kohe dinja fare pak per Nene Terezen. Krejt cka dinja ishte se eshte nje murgeshe katolike Shqiptare qe sherben ne Calkuta te Indise.

Ajo eshte ne Misionin e saje ne Bronx, vazhdoj zonja Delakorte. Hajde me merr mue, mandej do marrim Ms Eileen Egan, dhe shkojme ne Bronx, ne Misionin e saje,Misionaries of Charity, 335 East 147th Street. Eileein Egan eshte shkrimtare vazhdoj  zonja Delakorte. Ka kalue dy vjet me Nenen Tereze, dhe eshte tuej shkrue nje liber mbi jeten dhe vepren e Nene Terezes, dhe punen qe ben Ajo dhe motrat e saje ne sherbim te me te varferve nder te varfer, ne Calkuta e vende te tjera ne disa shtete te Botes. Ketu fillova te mesoj se kush ishte Nena Tereze.

Zonja Delakorte pyeta une: Pse nuk shkojme me shoferin dhe limozinen tende? Maqina e ime nuk eshte e re. Oh no, u pergjigj ajo. Nena Tereze nuk don gjera luxi. Po te shkojme me limozine, motrat e Saje as deren nuk do e hapnin.Maqina e jote eshte OK!

Me makinen time i mora te dyja, zonjen Delakorte dhe zonjushen Egan, dhe shkuem ne adresen qe u permend me pare. Zonja Delakorte i ra ziles. Pa vonese nje nga motrat e Misionit Bemires e hapi deren. Mbasi u pershendet me ne, na njoftoj se Nena Tereze dhe motrat jane ne lutje. Ju vazhdoj motra, mund te vini ne Chapel dhe te luteni bashke me ne, ose mund te prisni ne vend pritje. Na hyme ne Chapel, dhe u ulem ne gjuj, ashtu si motrat dhe Nena Tereze.

Lutjet vazhduen per disa minuta. Kure mbaruen lutjet, Nena Tereze erdhi te na. Ajo e njifte mire zonjen Delakorte, nga se ajo ishte perkrahse shume e cmuarshme e Misionit te saje per shume kohe.Njifte zonjushen Eileen Egan, nga se kishte kalue kohe me ate, dhe e dinte se ajo po shkruente liber per Nene Terezen dhe Missionaries of Charity. Sigurisht se nuk me njifte mue!

Zonja Delakorte e beri prezentimin. Mother tha ajo: Ky eshte Tony. Ka ardhe me u takue me ju.Eshte Shqiptar sikurse edhe ju jeni Shqiptare.

Shqiptar, perseriti Mother Tereza. Nuk kam takue shqiptar ka aq kohe.Me dha doren, dhe une shpreha kenaqesine qe e takoja.(E kuptoni se biseda behej ne gjuhe Englishte)

Aty afer ishin disa karrika portative. Mother Tereza  mori dy karrika, dhe me tha:Le te shkojme ne qosh te dhomes dhe te bisedojme pak, only me and ju, Englisht nga se shqipja e ime eshte e kufizueme vetem ne disa lutje. Une shpejtova ti marre karrikat, po ajo nuk i leshoj.

Shkuem ne qosh te dhomes dhe u ulem.Filluem te bisedojme. Nena Tereze u interesue me dijte per Kishen tone ne Bronx, dhe komunitetin Shqiptar.Shprehi deshire me e vizitue Kishen Shqiptare, ne te ardheshmen. Kjo deshire u plotsue tre vite me vone. Me 25 Korrik 1976, Nena Tereze vizitoj Kishen Shqiptare,ku u celebrue Meshe ne parking lot, nga se numbri i pjesemarrseve ishte me shume se 1.500 personave. Mons. Oroshi kishte njoftue Cancellarin e Kishes Orthodokse Shqiptare ne Boston, hiresin e Tije Arthur Liolin, icili erdhi per rast special.

Ndersa po bisedonim,erdhi nje telefonate per Nenen Tereze. Ishte dicka me rendsi qe i duhej te pergjigjej. Ne dore kishte nje liber. Titulli i librit ishte: “Something Beautiful For God”, shkrue nga Malcolm Mugeridge, qe sa kishte dale nga shtypi.Ishte libri i pare shkrue mbi Nenen Tereze, dhe vepren e saje bemirse.Nena Tereze shkrou ne liber: God Bless You, dhe ma dhuroj. U lutem tha Nena Tereze i ndihmoni motrat e mija, dhe takimi perfundoj.

Gjate ketyne pak minutave me Mother Terezen, dicka ngjau te une: Zemra me rrihte me shpejt se zakonisht dhe gjaku leviste ne dejt e mije si asnjehere tjeter ne jeten time. Ne ato momente e kuptova se isha ne presence te nje Shejtereshe te gjalle, dhe kjo ishte Shen Tereza. Tre vite me vone, me 1976, Time Magazine ne nje artikull me titull “Shejtereshe e Gjalle” shkruen: 

Shejtereshe e Gjalle ne gjirin e njerzimit te sotshem, besohet se eshte nje Bije e gjakut Shqiptar, Mother Tereza Bojaxhiu.Kjo u provue me kalimin e kohes. Lumturimi u be me 19 Tetor 2003, dhe Shejterimi me 4  Shtator 2016. 

Nuk do i harroj kurre, ato momente shume te kendeshme ne jeten time.

Eileen Egan e perfundoj dhe e botoj librin, me titull “Such a Vision of the Street”. Jane shkrue shume libra mbi jeten dhe vepren e Nenes Tereze. Such a Vision of the Street eshte nder librat e pare, qe me kalimin e kohes,i dhan publisitet Nene Terezes dhe motrave te Saje te Misionit Bemiresise, Missionaries of Charity!

Po e mbylle fjalen time me lutjen qe Nena Tereze la te shkrueme ne Librin e Dignitarve VIP, qe vizitojne Kishen e Zojes se Kshillit te Mire, aty ku gjindet figurja e shejte Zojes se Shkodres, qe nga data 25 Prill 1467. Kjo Figure, 555 vjet me pare, ne mendyre te mbrekullueshme u largue nga Shkodra, dhe zuri vend ne Genazzano te Italise. Ne viziten e Saje ne Genazzano me 10 Qershor 1993, Nena Tereze i drejtoj  ket lutje Zojes se Shkodres:

“ MARY, MOTHER OF JESUS” COM HOME

BACK TO ALBANIA. WE LOVE YOU!

WE NEED YOU!   YOU ARE OUR MOTHER.

COM BACK TO ALBANIA.  Let us pray…God Bless You!  Signed: Mother Teresa, MC                                         

U falem nderes             

*Fjale ne Simposiumin qe u mbajte me daten 3 Maj 2022 ne Qendren Nene Tereze, prane Kishes “Zoja e Shkodres organizue Nga Kisha Zoja e Shkodres, Federata Vatra dhe gazeta Illyria.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat