Një rrugë në New York do të ketë emrin “Skënderbeu”

Amerika

Një rrugë në New York do të ketë emrin “Skënderbeu”

Më: 7 maj 2022 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka takuar kryetarin e New Yorkut, Eric Adams.

Veliaj ka shkruar në Facebook se një rrugë në New York do të emërohet me emrin e heroit shqiptar kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Përveç emërtimit që do ta marrë rruga e re, një tjetër rrugë në New York e mban emrin “Fan Noli”.

Postimi i plotë

I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të Nju Jorkut, Mayor Eric Adams!

Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort - është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm.

Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” - shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat