Reagim nga Mërgata Shqiptare në botë, me seli në New York

Amerika

Reagim nga Mërgata Shqiptare në botë, me seli në New York

Nga: Gani Mehmeti Më: 25 maj 2022 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Duke percjellë më vemendje situatën aktuale dhe gjendjën e përgjithshme politike të institucioneve më të larta shtetërore të shtetit amë - Shqipërisë e në veçanti, të Parlamentit shqiptar të seances se fundit, ku për rend dite kishte aprovimin – votimin PRO apo KONTRA Rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnes dhe Hercegovinës, gjenocid të cilin e tërë bota demokratike e ka dënuar, Parlamenti shqiptar me shumicë votash, në vend që të votojë PRO, votoi kundër kësaj rezolute!

Mërgata Shqiptare në Botë, më seli në New York, të cilën e përbëjnë shqiptaret e të gjitha trojeve shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Kosovën Lindore, Iliridë, Mal të Zi dhe në mërgatën shqiptare trekontinentalësh. SHBA, Evropë dhe Australi - shprehim indinjatën më të thellë dhe shqetësimet tona për një akt të tillë të turpshëm dhe të papresedan të Parlamentit të Shqipërisë! Legjislacionet e kaluara parlamentare te Republikës së Shqipërisë, për habi, kanë neglizhuar çështjen e gjenocidit në Bosne e Hercegovinë edhe pse kjo ndodhi mbi dy dekada e gjysmë. Tani, me futjen në parlament të kësaj rezolute për dënimin e gjenocidit nga Serbia, pakuptueshem votohet kundër Rezolutes, vihet ne veprim përcaktimi i parlamentarëve me paraqitje dukshëm të interesave partiake antikombëtare, pa u përcaktuar dhe menduar se me këtë veprim po vritet imazhi i kombit Shqiptar në përgjithësi.

Mospërkrahja e Rezolutës kundër gjenocidit të ushtruar nga regjimi serb mbi popullatën e pafajshme boshnjake në Srebrenicë, do të thotë pajtim edhe më gjenocidin serb.

Mërgata Shqiptare në Botë më seli në New York, uron që Parlamenti Shqiptar të veprojë në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare Shqiptare në të ardhmen, për çka, deri tani nuk është parë.

Arsyeja është e thjeshtë: E tërë bota demokratike e ka pranuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid mbi popullin e pafajshëm boshnjak si dhe Gjykata ndërkombëtare me vendim të prerë juridik ka vërtetuar gjenocidin.

Prandaj, Parlamenti Shqiptar, në afatin sa më të shkurtër që është e mundur, të votojë PRO Rezolutës, në të kundërtën po e mbron gjenocidin serb. duke u përdorur ndikimi i mardhënieve Rama-Vuqiq.

Është e pakapshme dhe e paimagjinueshme që Parlamenti shqiptar është i vetmi Parlament në Botë përveç ai Serb e Rus që votojnë një rezolutë pro serbe, që Serbia të mos dënohet për gjenocid mbi popujt josllavë në ish Republikat Jugosllave si në Kroaci, Bosne e Hercegovinë dhe në veçanti në Kosovë.

Një shtet që e perkrah gjenocidin dhe krimet e luftës se regjimit gjenocidal siç është Serbia, do të thotë se ai shtet nesër po t’i jepet mundësia, mund të jetë edhe më kriminel. Populli- kombi shqiptar, gjatë gjithë historisë ka ngritur zërin fuqishëm ndaj krimeve dhe gjenocideve, njëherit ka ndihmuar duke strehuar njerëz, të cilët kanë qenë cak i krimit dhe gjenocidit. Andaj, kërkojmë nga Parlamenti i Shqipërisë dhe parlamentarët t’iu shmangen favorizimeve të përkatësive partiake në dëm të imazhit të shtetit dhe kombit në tërsëi.

Më shpresë se reagimi do të shqyrtohet .

Vëllazerisht Ju përshëndesim!

Jufaleminderit!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat