Harry Bajraktari në Kosovë, takohet me ambasadorin e SHBA-së, Jeff Hovenier

Amerika

Harry Bajraktari në Kosovë, takohet me ambasadorin e SHBA-së, Jeff Hovenier

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 10 qershor 2022 Në ora: 19:37
Foto nga takimi

Aktivisti i njohur shqiptar nga SHBA  vizitën e tij përtej oqeanit, e ka shfrytëzuar për takime me personalitete të ndryshme në Shqiperi, Kosovë dhe trojet shqiptare.

Ai dhe djali i tij Florim Bajraktari mesohet se kanë pasur një takim privat me ambasadorin amerikan Hovenier, i cili ka qenë duke vizituar qytetin e Pejës: “Kam pasur kënaqësinë të takohem me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, kur ai vizitoi Pejën ”, ka shkruar Bajraktari në statusin e tij. në rrjetin social Facebook.

Sa i përket vizitës së ambasadorit amerikan në Pejë, Bajraktari thotë se kjo ishte një ditë e mrekullueshme për pejanët, të cilët e kan mirëpritur nje viizite te till që ambasadori amerikan të vizitojë qytetin dhe rrethin e tyre.

"Kemi pasur një diskutim të shkelqyer dhe të "pasur" për shumë tema, duke përfshirë ekonominë, dhe zhvilimin e cila duket se ka ngecur në Kosovë, dhe është një çështje jetike për njerëzit. Duhet bërë shumë më tepër nga qeveria në këtë drejtim." shkruan ai.

Më tej në statusin e tij Bajraktari thotë se gjatë shkëmbimit të mendimeve për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO, Dialogun mes Prishtines dhe Beogradit: "Ambasadori ishte i drejtpërdrejtë në punën që po bën për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve".

Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën! është shprehur Bajraktari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat