Një retrospektivë 10 -vjeçare në 110 -vjetorin e Vatrës

Amerika

Një retrospektivë 10 -vjeçare në 110 -vjetorin e Vatrës

Nga: Frank Shkreli Më: 13 qershor 2022 Në ora: 18:54
Vatra

Vatra është liria e ëndërruar e shqiptarëve mërgimtarë por edhe atyre që e ëndërruan AMERIKEN në SHQIPËRINË e vetburgosur , them unë qysh nga dita e parë që shkela në Vater me të madhen Tinka KURTI në krah e cila e mahnitur pas fotografive në muret e Vatrës njohu familjarë të saj që nuk i kishte mundur ti takonte për së gjalli, pastaj ndaloi në minibustin e nënë Terezës e mori në duar me fjalët “ Lutu për ne, Lutu për ne “,nisi të rrecitonte vargje që dikur ia kishte kushtuar asaj.

Në fakt unë e kisha takuar vatrën dhe vatranet kohë më parë teksa promovohej vepra e Mal Berishës ; “ Jeta dhe veprimtaria e jashtzakonshme” Charls Telford Eriksonit për Shqipërinë dhe për shqiptarët “një amerikan i jashtzakonshem që e deshi SHQIPERINË jashtzakonisht , aty pashë për herë të parë vatranet fisnike që nën prezantimin dinjitoz të autorit të vepres MAL Berisha, anëtar nderi i VATRES, donin, çmonin dhe respektonin aq shume njeri – tjerin, historitë e tyre sidomos ato të mundimit.

Aty njoha Agim Rexhen , një vatran fisnik që I dhuron sistematikisht Vatrës dhe çeshtjes kombetare: kohë , energji , para.

Aty njoha Harry Bajraktarin , këtë shqiptaro -amerikan të pakursyer për çeshtjen kombetare.

Aty njoha Gjon Bucajn fisnik ( ndjesë pastë ), Dritan Mishton , konsull ynë asaj kohë , Idriz Lamaj prej urtesisë të të cilit ke kaq shumë për të mësuar , etj dhe keshtu Vatra mbeti tek une sa antike po aq edhe brilante por gjithmonë vitale sepse të tillë e mbante energjia që këta aktiviste të quajtur vatrane shkembenin me njeri- tjetrin.

Vatra u shnderrua në një portë që çeli dhjetra rrëfime në ciklin ‘ Nje jete disa histori’ që e zhvilloja në studion e Albanian Culture TV që për shumë vite qysh prej 1997 u shnderrua në Vater e vatres dhe e mbarë komunitetit shqiptaro- amerikan, nderim edhe per televizionet e tjera që vatres I rezervuan kohë dhe e transmetuan veprimtarine e saj në çdo shtepi shqiptare.

Sa e sa herë Vatra u bë streha e gjuhës shqipe ku kultivohej gjuha jonë shqipe.Po a ka gjë më historike sesa kur fëmijë 10-vjeçarë prekin nga afër këtë institucion 110 vjeçar?! E pra qindra fëmijë e kanë vizituar vatren në këto vite, janë ulur në ato tryeza, kanë shkruar , lexuar dhe komunikuar shqip, aty janë zhvilluar seminare mbi metoda e metodologji të mesimit të shqipes sepse besuan se Vatra e ka të shenjtë gjuhën shqipe po aq sa historinë, flamurin , lirinë e vendeve tona nga ne vijme.

Vatra I ftonte shqiptaret bujare të dhuronin kur kandidonte Mark Gjonaj, Suzan Shkreli, kur festohej dielli, kur Shqipëria dhe Kosova renkonte nga genocide, termeti ,gjithçka bëhej transparente nga i ndjeri dhe i nderuari Dalip Greca në gazetën mbishekullore Dielli.

Do të mbetet i paharruar viti i Konices në Vater ( 2016 – ta mos gabohem) ai set referencash dhe komunikimesh me ikonat e gazetarise si: Elez Biberaj, Ilir Ikonomi, Frank Shkreli, formati i të cileve i dha vatres së ketij shekulli permasat e një institucioni që të gjithë duan ta vizitojne , të promovojne veprat e tyre, veten , miqtë .

Sepse vatra keshtu na mesoi që tja ruajme historinë duke respektuar kontributet e cdo njerit Jetëgjatësia e saj na mësoi të mos i fryjmë zjarrit të urrejtjes, as atij të përçarjes ndaj Misioni i Vatrës është i përjetshëm , do të referonte sot edhe ish -kryetari i saj Asllan Bushati.

Po po. Misioni u Vatrës do mbetet i përjetshëm përsa kohë në vendin tonë amë ende mungon liria, drejtësia, demokracia.​

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat