Vedat Gashi, për të “rrëzuar” Jamaal Bowman në Kongres

Amerika

Vedat Gashi, për të “rrëzuar” Jamaal Bowman në Kongres

Nga: Beqir Sina Më: 24 korrik 2022 Në ora: 21:57
Vedat Gashi, Jamaal Bowman

Distrikti i 16-të i Kongresit të Nju Jorkut është riformuar nga dy kandidaturat e përzgjedhura në partinë demokrate, që përfshin më shumë Westchester zona elektorale ku jetojnë një numër i madh i shqiptarve, dhe hebrejve me të drejt vote , me ndryshimet në zonat elektorale.

Kongresmeni aktual për zonën elektorale NY-District 16-të është deputeti Jamaal Bowman, i cili po përballet me një numër sfiduesish në zgjedhjet paraprake demokratike që do të mbahen më 23 gusht, por se për shtypin njujorkez sfidanti kryesor dhe ai që shihet si kandidatura potenciale në këtë district është shqiptaro amerikani Vedat Gashi. (Votimet e parakohshme fillojnë më 23,gusht.)

Sipas uebsajtit jopartiak Fivethirtyeight, District 16-të, “vizatuar” rishtazi dihet se anon shumë drejt Partisë Demokratike, duke votuar për Joe Biden ndaj Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2020 me një diferencë prej +40%.

Kjo do të thotë se zgjedhjet paraprake demokratike janë me të vërtetë zgjedhjet për këtë vend në kongres nga më të rëndësishmet dhe kushdo që do të fitojë me 13 Gusht - Bowman apo Gashi, që thuhet se ka shance të preferencës brenda këtij elektorati ndoshta do të jet në Wahington më tre nëntor në zgjedhjet afatmesme .

Vetë media pro demokrate e ka parë atë njërin prej kandidatëve potencial në zgjedhjet fillimore më 23 gusht, nga pretendentët demokratë. 

Dhe gjithmon simbas tyre Vedat Gashi, i cili ka marr një mbështetje te fuqishme brenda dy komuniteteve atë shqiptar dhe atë hebraik në këtë zonë, ka folur për çështjet me interes të veçantë për komunitetin hebraik, dhe është i mbeshtetur nga demokratët e Eliot Engel veçanërisht te shqiptarët.

Sfondi i përgjithshëm

Gashi e përshkruan veten si një demokrat me “mendje të shëndoshë” që nuk ka asgjë të përbashkët me Socialistët Demokratë të Amerikës (DSA), të cilët e kanë mbështetur Bowman. 

Gashi shkruan media demokrate (New York Times)u rrit në Kosovë dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 4 vjeçare. Ai më vonë u kthye në Kosovë si i rritur për të punuar fillimisht  për Kombet e Bashkuara pasi vendi i tij fitoi pavarësinë e tij në shpërbërjen e Jugosllavisë. Kujtimet e tij nga përfshirja e Izraelit me Kosovën – edhe para se të bëhej e pavarur – lanë një përshtypje pozitive tek ai.

Të kaluarën e Gashit mund ta gjeni në ueb faqen e tij, https://www.vedatgashi.com.

Bowman është i lidhur me politikanë të tjerë të mbështetur nga DSA e majta ekstreme socialiste  si Rashida Tlaib (D-MI) dhe Ilhan Omar (D-MN), pasi voton përkrah tyre në 98% të rasteve. 

Gashi mendon se Tlaib dhe Omar kanë bërë shumë komente antisemitike, të tilla si skreta e Tlaib se hebrenjtë dhe sionistët përfitojnë nga racizmi "nga Gaza në Detroit", dhe komentet e Omarit për hebrenjtë që blejnë kontrollin e Kongresit dhe hipnotizojnë botën. Ai i konsideron komentet e tyre "thellësisht raciste" dhe fyese.

Kombet e Bashkuara

Gashi ka punuar për Kombet e Bashkuara në Kosovë për disa vite dhe beson se organizata është një “Organizatë  e pafuqishme” me shumë aktorë të vështirë si Rusia. Megjithatë, ai beson se ka një mundësi që OKB-ja të jetë një forcë pozitive.

Duke u mbështetur në përvojën e tij në Kosovë, ai tregoi se politikanët hezitonin të përdornin termin "gjenocid" sepse ai do të detyronte veprime të caktuara, edhe pse shmangia e përdorimit të atij termi  "çonte në më shumë spastrim etnik" si në vendin e tij- Kosovë 23 vjet më parë.

Ai mendonte se miratimi i platformës socialiste nga Bowman ishte i rrezikshëm për rrethin dhe vendin. Ai shtoi se Bowman vazhdon të gënjejë për komentet e tij dhe të votojë për këtë çështje, ashtu siç Bowman gënjeu qartë zgjedhësit e tij për mbështetjen e projektligjit të infrastrukturës kur votoi kundër tij.

Gashi paraqitet si një politikan me prirje të majtë demokrate,  por që ka treguar se është më shumë në të djathtë dhe shumë më i ndershëm se Bowman.

Komuniteti shqiptar do të ketë mundësi të kthejë 23 gushtin në një datë historike duke e zgjedhur Vedat Gashin anëtar të Kongresit Amerikan 

Më 23 gusht beteja është brenda Partisë Demokrate, Distrikti i 16 kongresional, në shtetin New York i cili është thellësisht demokrat dhe fituesi i 23 gushtit do të jetë me siguri kongresisti i zonës.

Për të votuar për Gashin në zgjedhje paraprake Demokratike me 23 gusht, ju duhet të jeni të regjistruar me Partinë Demokratike dhe duhet të jeni banor Distriktit 16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat