SHBA/New York - Nis sesioni i ri shkolla “Mëso Shqip” në Staten Island

Amerika

SHBA/New York - Nis sesioni i ri shkolla “Mëso Shqip” në Staten Island

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 3 tetor 2022 Në ora: 21:57

Mbi 200 fëmijë u regjistruan në ditën e parë të shkollës.....

NEW YORK : Vazhdojnë sukseset e shkollës shqipe në Nju Jork, e shtetet për rreth saj, kësaj radhe ishte dita e shkollës shqipe “Mëso Shqip”, në lagjen(borough) Staten Island- ku fëmijët shqiptar, dhe mësuesit e tyre së bashku me kordinatorët, activist të komunitetit e festuan atë që tradicinalisht quhet dita e parë të shkollës.  

Në vazhdën me hapjen e shkollave të reja, po vazhdon me këmbëngulje të komunitetit shqiptar, aktivistëve dhe drejtuesve të këtij komuniteti të punojnë që të rritën numrin e shkollave, dhe fëmijëve shqiptar në diasporë për t`iu mundësuar të gjithë atyre, që ta kenë sa më afër shkollën shqipe, me qëllim që t`i  ndjekin mësimet në gjuhën amtare.

Kësaj radhe gëzimi ishte më se i pranishëm edhe për shkollën shqipe “Mëso Ship” e hapur tetë muaj më parë , aty ku nxënës, prindër, mësues dhe drejtues të këtij komuniteti nga vendorigjina e tyre Kraja, Ulqini dhe Ana e Malit, ishin bashkë,  në këtë ditë festive.

Vlen të përmendet me këtë rast se një punë tepër të vyer kishin bërë , mësueset të cilat japin mësime në klasat e gjuhës shqip, Linda Suka, Merita Gjokaj, dhe ato në mësimin e këngëve e valleve shqiptare, Nadia Hoxha dhe Hanna Demiri. 

Por jo vetëm, ngase janë për tu permendur  edhe kordinatorët shkollës Venera Gjenashaj, Remzije Zaga, Blerina Ahmetaj, prindërit e këtyre fëmijve, drejtuesit e Shoqatave që e ngritën me inisiativën tyre dhe vullnetare hapjen e shkollës “Mëso Shqip” në Staten Island pra Shoqata Kraja, Ana Malit dhe Ulqini. 

Kryetari i shoqatës Kraja – Sami Kanaqi mbasi urojë suksese nxënësve të dashur, foli në emër të drejtuesve të tre shoqatave, Kraja, Ulqini dhe Ana e Malit, duke thënë se shkolla shqipe ju dëshiron shëndet dhe suksese në  shkollën “Mëso Shqip”.

Më pas ai i tha gazetës tonë se kishte një faleminderim të veçantë dhe posaçërisht për z Fatmir Kollarin, për të vënë në dukje ndihmën e tij për hapjen e kësaj shkolle , nê atë që kjo shkollë të hap dyert e saj në mjediset e shkollës publike P.S. "George L. Egbert "- IS 2 Staten Island. 

E ashtuqujtura tradicionalisht « Dita e parë », nisi dje paradite kur të gjithë së bashku u takuan në sheshin para shkollës, dhe koridoret e saj, me qëllim që të regjistronin fëmijët, dhe, natyrisht për një bashkëbisedim rreth funksionimit të shkollës shqipe, njëherit rreth organizmit sa më të mirë të mësimit plotësues një her në javë në vitin shkollor 2022/2023, i cili thanë ata ka nisur tëtë muaj më parë në shkurt 2022.

Dita e parë e shkollës për këtë sesion nisi me një orë mësimi të abatares - orarin mësimor, dhe njohjen me shokët e shoqet, klasat dhe mësuesit e tyre, mesueset nga vend origjinac e tyre  Linda Suka, dhe  Merita Gjokaj, ndërkohë, që brenda kësaj shkolle, në palestrën e lojrave me dorë, një grup i madh i fëmijve po mësonin të vallëzojn nën drejtimin e dy mësuesve të reja lindur e rritur në Amerikë, Nadia Hoxha dhe Hanna Demiri. 

Për të gjithë nuk kishte gëzim më të madhë se të shohësh buzëqeshjen e këtyre fëmijëve me librat e gjuhës shqipe në duar.Buzëqeshja e tyre ishte një lajm i mirë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare.

Me këtë rast thanë kordinatorët e Shkollës Mëso Shqip,një faleminderim i veçantë shkon edhe për institucionet njujorkeze të kësaj boro(borough) si dhe vetë Drejtorisë së shkollës- P.S. Edgar L. Egber – IS2 Staten Island, e cila hapi dyert e saj për fëmijët shqiptar në këtë komunitet.

Shkolla “Mëso Shqip” në Staten Island - nga numëri i nxënësve  duket se ka arritur t`thyej të gjitha parashikimet me hapjen e shkollave të reja në komunitet, sensibilizimin e prindërve shqiptarë dhe në angazhimin e tyre rreth organizimit sa më të mirë të shkollave shqipe, me qëllim që fëmijët shqiptarë të kenë mundësinë të  ndjekin mësimet në gjuhën shqipe.

Ata thanë se « E gjithë kjo buzëqeshje e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm vjen ngaqë këta fëmijë janë të motivuar nga prindërit e tyre ,nisur  nga shtëpia ku ata kan marr “klasat” e para , të gjuhës shqip, e cila ka filluar me “mësuesit” e tyre gjyshrit, dhe do të derdhej sot mbi abetaret në bankat e shkollës Mëso Shqip, që sapo nisi sesionin e ri 2022/2023.

Një vërshim kaq i madh nxënësish, që në ditën e parë të shkollës ku u regjistruan simbas kordinatorve mbi 200 nxënës , natyrisht që dëshmon se me orën e parë mësimore, është një vërshim i këtyre fëmijve shqiptar që flet shumë për të ardhmen e gjuhës amtare në mërgim, është një fotografi dhe video që flasin më shumë se një mijë fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat