Driton Guze - Studenti 22 vjeçar i universitetit Rutgers humb jetën tragjikisht në një aksident rrugor

Amerika

Driton Guze - Studenti 22 vjeçar i universitetit Rutgers humb jetën tragjikisht në një aksident rrugor

Nga: B.S Më: 20 tetor 2022 Në ora: 22:44
Driton Guze

Qendra islame në Old Brigde NJ, njoftojë në një mesazhe të saj se ka humbur jetën tragjikisht  Driton Guze, djali i Atnan Guzes. 

Ndërsa, autoritetet e policisë të cilat folën   nga vendi i aksidentit thanë se tashmë ata kanë identifikuar personin që humbi jetën në aksidetin e mëngjesit së sotëm në orën 6:26 AM .

Ata thanë se 22-vjeçari Driton Guze nga Middlesex County ishte shoferi që humbi jetën  në një aksident i përplasur me dy automjete në Old Bridge NJ.

Driton Guze, nga konteja Old Bridge po udhëtonte në drejtim jugut në Rout 9 rreth orës 6:25 të mëngjesit kur humbi kontrollin e makinës së tij, dhe doli nga asfalti dhe kaloi mbi bar duke goditur në anën tjetër  një kamionçinë e cila ishte me drejtim nga veriu, shoferi i të cilit nuk mundi të ndalonte në kohë , tha policia.

Driton Guze po ngiste një autovetur e tipit Infiniti Q50 në drejtim të jugut në Rrugën 9 kur humbi kontrollin e automjetit të tij dhe kaloi mbi bar dhe doli në korsitë e drejtimit verior, duke goditur një Chevy Silverado të drejtuar nga 29-vjeçari Michael Bravoco, nga Manalapan, Old Bridge Police, tha shefi i policisë Donald Fritz Jr.

Po sipas policisë duke folur për aksidentin që ndodhi në zonën e Phillips Drive, Guze mbeti i plagosur rëndë dhe u shpall i vdekur në vendngjarje. Ndërsa drejtuesi i Chevy Silverado , me shofer Bravoco gjithashtu u plagos rëndë dhe u transportua në një spital lokal.

Sipas tyre edhe drejtuesi  i kamionçinës, një 29-vjeçar nga Manalapan, u dërgua në spital me plagë të rënda jashtë rrezikut për jetën.

Guze ishte student në Shkollën e Biznesit të Universitetit Rutgers, sipas drejtorisë së universitetit dhe faqes së tij Linkedin.com. Ai është diplomuar në shkollën e mesme Old Bridge dhe ka marrë një diplomë të asociuar nga Kolegji Middlesex County.

Autoritetet thanë se kushdo që ka ndonjë informacion në lidhje me këtë aksident meqense hetimi është në vazhdim le të telefonojë oficerin e policisë së Old Bridge Steve Connolly në 732-721-5600, ext. 3821

Qendra islame në Old Bridge shpërndau një njoftim elektronike ku thuhet : Funerali do te behet sonte prej ores 7-10pm.

Adresa: 98 W. Main Str. Freehold, NJ 07728

Namazi falet sonte ne ora 9:30pm.

Varrimi behet neser ne ora 10:00am. 

Image

 

Adresa: Marlboro Memorial Cemetery 361 Hwy 79, Morganville, NJ 07751

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat