Festimi i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Amerika

Festimi i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Beqir Sina Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 06:58
Foto nga vendi i ngjarjes

New York City  : Mbrëmë, anëtar të Këshillit të Bashkisë të qytetit të Nju Jorkut, organizuan një ceremoni për 110 vjetorin e Pavarërsisë së Shqipërisë për të nderuar kulturën shqiptare dhe të gjitha kontributet e shumta që shqiptarët kanë dhënë në Nju Jork.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Marjorie Velazquez, dhe këshilltarët Osvald Feliz e Av. David Carr ishin ata të cilët organizuan ceremonin e djeshme me rastin e festës së flamurit, 28 Nëntorit.

Ndërsa,  u nderuan me këtë rast në bashki me nga një Proklamat tre pesonalitete të shquar të qytetit të Nju Jorkut: Imam Edin Gjonin, Dr. Bari F. Ceka dhe Harry Bajraktari, zyrtarët e bashkisë vlerësuan edhe kontributet e shumta që shqiptarët kanë dhënë në Nju Jork. 

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Në këtë ceremoni ishin të ftuar klerik, aktivist dhe drejtues të shoqatave nga vendorigjina (Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja), si edhe disa personalitete shqiptare nga Mali i Zi, përfshirë Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, dhe kryetarin e komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Bekimin e ceremonisë së mbrëmjes së festimit të 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, në Bashkin e Nju Jorkut e dha Imam Tahir Kukaj - nga qendra islamike shqiptaro amerikane në Staten Island- NY

Kurse, Grupi i vallëtarve « Barbana » nga Staten Island  preformojë në ceremoninë e Festës së 110 Vjetorit të Pavarësisë së Shqiprisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat