Mërgata shqiptare në botë, Nju Jork, SHBA dhe rrjeti intelektual mbarëshqiptar në Tiranë, Shqipëri

Amerika

Mërgata shqiptare në botë, Nju Jork, SHBA dhe rrjeti intelektual mbarëshqiptar në Tiranë, Shqipëri

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Që në fillim, sugjerojmë dhe shpresojmë që, kjo dërgesë, e cila bazohet dhe argumentohet me të dhëna të pamohuara historike, të lexohet me vëmendje.

Për shkak të rrethanave dhe ngjarjeve të tmerrshme, gjatë historisë, deri sot, aproksimativisht, gjysma e popullit shqiptar, është larguar nga trojet shqiptare dhe është e shpërndarë anembanë botës – në SHBA, Evropë, Australi e gjetiu por, besoni, vëmendja nuk largohet nga trevat e vendlindjes. Përveç agresivitetit historik të Serbisë, edhe bashkësia ndërkombëtare, në kohët e duhura, veproi kundër të drejtave kombëtare të popullit shqiptar. Ndaj, kombi shqiptar, dhe vetëm Kombi shqiptar, si asnjë popull tjetër, së paku në Evropë, është totalisht i shpartalluar, i copëtuar dhe i shpërndarë.

Mërgata Shqiptare në Botë, është vetëm një nga subjektet e minoriteteve shqiptare gjithandej botës. Gjatë procesit të formimit, Mërgata Shqiptare në Botë, është e regjistruar në NJU-JORK, SHBA, por vepron në Kanada, Evropë dhe Australi. Me fjalë tjera, ekzistojnë dhe veprojnë edhe subjekte tjera, në minoritetet shqiptare.

Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptar, i regjistruar në Tiranë, Shqipëri, i cili vepron në tërë hapësirat Shqiptare, si dhe në Mërgatë.

DIALOGU KOSOVË – SERBI

Institucione dhe shtete të nderuara, ju lutemi – e kuptojmë se, për zgjidhjen e konflikteve në mes shteteve, dialogu është forma më e preferuar. Mirëpo, me qenë se, procesi i dialogut, në një mënyrë, i përngjan apo mund të krahasohet me një proces gjyqësor. Me fjalë tjera, pozita e ndërmjetësuesit mund të krahasohet me pozitën e gjyqtarit. Pra, për zhvillimin e procesit kërkohet objektivitet i plotë dhe patjetër, edhe drejtësia duhet të vijë në shprehje. Që këto dy elemente të përmbushen, hapi i parë duhet pasur verifikim të identitetit të palëve. Në rastin konkret, si zakonisht, bëhet fjalë për një palë, e cila ka qenë agresive dhe ka bërë krime dhe, për palën tjetër e cila ka qenë viktimë.

Mjerisht, në procesin e gjertanishëm, objektiviteti dhe drejtësia, nuk kanë ardhur në shprehje. Se çka ndodhi në Kosovë gjatë viteve të 90-ta, e di bota mbarë. Në veprimet e pamëshirshme të Serbisë, më 1999, u përmbushën të gjitha elementet e krimit të GJENOCIDIT. Falë edhe bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti SHBA-ve dhe NATO-s, populli Kosovar shpëtoi nga zhdukja. Është fakt, se diku 12-13 mijë kosovarë u vranë, se nën presion më se gjysma e kosovarëve, i braktisën shtëpitë dhe u shpërngulën në Shqipëri, Maqedoni dhe gjetiu, se ndodhën më se 20 mijë dhunime, se as sot e kësaj dite, nuk dihet për fatin e kufomave të më se 1.600 personave, të cilët i rrëmbeu dhe i ekzekutoi Serbia.

Edhe pranë të gjitha këtyre, ndodhi me siguri, për herë të parë në histori, që një dialog të iniciohet nga shteti ekzekutor i krimit gjenocidal.

Iu lutemi institucioneve ndërkombëtare, ngase të gjitha të dhënat na japin për të kuptuar se Serbia, akoma përpiqet që edhe aty ku gjendet një serb duhet të quhet Serbi. Këtë e argumenton me veprimet ndaj Kosovës, dhe e argumenton me ndodhitë në Bosnje dhe në Mal të Zi.

Të nderuara institucione dhe shtete, Kosova në vitin 2008 e shpalli pavarësinë. Në ndërkohë, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, e konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk bie në kundërshtim me të Drejtën ndërkombëtare. Me Kushtetutën e miratuar më 2008, Kosova u proklamua shtet multi-etnik dhe me sistem parlamentar. Nuk mund të anashkalohet fakti se Kushtetuta ishte e imponuar nga bashkësia ndërkombëtare, përmes z. Ahtissari, gjë që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ngase Kushtetuta e çdo shteti, duhet të shprehë vullnetin e popullit.

Sidoqoftë, me Kushtetutë, minoritetit serb në Kosovë, iu dhanë të drejta të veçanta dhe më të gjëra në krahasim me minoritetet tjera, gjë që, gjithashtu, është në kundërshtim me të Drejtën ndërkombëtare. Edhe pranë të gjitha këtyre, minoriteti serb, në Veri të Kosovës, nuk e respekton Kushtetutën as shtetin e Kosovës. Është vetizoluar dhe vepron vetëm e vetëm sipas udhëzimeve nga Beogradi. Para disa ditësh, deputetët dhe ministrat e komunitetit serb, madje edhe gjyqtarë, prokurorë, policë….. u dorëhiqen nga pozitat. Fakti, se pikërisht para dorëheqjeve, kjo shtresë ishte në takim - bisedë me kryetarin e Serbisë, Vuçiqin, flet se, minoriteti serb në Kosovë vepron sipas udhëzimeve të Beogradit, bie ndesh me marrëdhëniet ndërshtetërore, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës nga Serbia.

Serbia insiston për formimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Një Asociacion të tillë, komunat në fjalë, mund ta formojnë në çdo kohë, pa ndërmjetësim të askujt, në përputhshmëri me legjislacionin e Kosovës. Prandaj, nuk mund të ndërmerret asnjë veprim në kundërshtim me Kushtetutë dhe legjislacion. Bashkësia ndërkombëtare, patjetër, duhet të kuptojë se të drejtat e minoritetit serb në Kosovë, në asnjë mënyrë, nuk janë të cenuara. Përkundrazi, ato i tejkalojnë të drejtat e definuara me Kartën evropiane mbi të drejtat e minoriteteve.

Ia përkujtojmë Bashkësisë Ndërkombëtare edhe faktin se, pikërisht në Serbi, qëndron minoriteti shqiptar. Regjistrimi i fundit, ofron shënime se në Serbi gjinden mbi 120.000 shqiptarë. (Komparoni), Krahasojeni ju lutem, të drejtat e shqiptarëve në Serbi me ato të serbëve në Kosovë. Në Serbi, p.sh. asnjë tekst shkollor, në gjuhën shqipe, nuk mund të botohet pa lejen e qeverisë serbe!!!

KOMBI APO POPULLI SHQIPTAR

Pa dilema, populli shqiptar, është populli apo kombi më i vjetër, së paku në Evropë. Nuk është kontestuese se, shqiptarët, janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ILIRËVE. Përveç tjerash, të dhënat flasin edhe për tri fise të atëhershme, por të një populli. Fisi Alban, fisi Dardan, kryesisht i vendosur në Dardaninë historike, paraardhëse e Kosovës por, me një sipërfaqe shumë më të madhe, ngase edhe një enciklopedi, jo tjetër, por serbe, flet se tri qytetet më të mëdha kishin qenë dardane – Nishi, sot, qyteti i dytë sipas madhësisë i Serbisë, Shkupi, sot kryeqyteti i Maqedonisë dhe Lipjani i Kosovës, dhe fisi i tretë i njohur me emër Dalmat, i cili shtrihej në viset e Kroacisë, të njohur si Dalmacia.

PO SERBËT KUSH ISHIN? Ju lutem, në Ballkanin e sotëm, serbët, si pjesë e popujve tjerë, të njohur me emër SLLAVËT E JUGUT, erdhën gjatë shekujve VI dhe VII, siç thotë një autor, duke shkatërruar çdo gjë para vetit. Serbët u koncentruan rreth Beogradit të sotëm dhe ishte i njohur si Pashallëku i Beogradit. Ndoshta ia vlen të përmendet edhe fakti se, shtetet e Ballkanit, ndaj edhe serbët, gjatë shekujve 8 dhe 9, e kishin akceptuar edhe religjionin katoliko-romak. Mirëpo, diku në mes të shekullit 11, Rusia e braktisi katolicizmin romak dhe u përcaktuan për Ortodoksizëm. Është interesant, se të njëjtën gjë e bëri edhe Serbia, në vitin 1055, dhe vajti pas Rusisë.

Në fund të shekullit 11, Serbia e filloi eskalimin në Dardani dhe jo vetëm. Që nga ajo kohë, Serbia e vuri në agjendë zhdukjen e shqiptarëve. Mirëpo, ndodhi që në shekullin e 15, një pjesë të Ballkanit, ndaj edhe trevat shqiptare, i okupoi Imperia Otomane, e cila qëndroi gjer në fillim të shekullit 20.

NË VITIN 1912 SERBIA E RIOKUPOI KOSOVËN DHE NË VAZHDIMËSI PËRPIQET T’I ZHDUKË SHQIPTARËT

Rikthimi i Serbisë në Kosovë, në vitin 1912, ishte i tmerrshëm. Serbia, përveç vrasjeve të përditshme, planifikonte edhe shpërnguljen e shqiptarëve, ashtu siç kishte vepruar më 1877 e 1878 në Sanxhakun e Nishit, dhe në ato treva sjellë serbë dhe malazezë. Kuptohet, kjo është histori e gjatë në të cilën, përveç shtresave politike serbe, ishin të involvuar edhe Akademia e Shkencave, liderët e religjionit serbo-ortodoks … Zhvilloheshin veprime kolonizuese, qëllim i të cilave ishte largimi i shqiptarëve nga trevat e tyre dhe sjellja e serbëve dhe malazezëve, me qëllim të serbizimit të Kosovës dhe më gjerë.

Të nderuar ndërkombëtarë, do i veçojmë vetëm disa momente të cilat e argumentojnë identitetin e Serbisë. Argumentet flasin se çka bëri Serbia në fillim të riokupimit, konkretisht në nëntor të vitit 1912!!!

· Daily Cronicle raportonte se me 12 nëntor 1912, afër Shkupit u mbytën 2.000, ndërsa afër Prizrenit 5.000 shqiptarë. Shumë fshatrave iu kishte vu zjarri, ndërsa banorët ishin vrarë;

· Parisian Humanite raportonte mbi plaçkitjen, masakrimin dhe shkatërrimin e 31 fshatrave;

· Korrespondenti i gazetës së Danimarkës Riget raportonte …. Ushtria serbe zhvillon luftë të tmerrshme të shfarosjes. … në mes Kumanovës dhe Shkupit ishin vrarë 3.000, ndërsa afër Prishtinës 5.000 shqiptarë, fshatrat shqiptare rrethoheshin, u vihej zjarri, banorët i largonin nga shtëpitë dhe i mbysnin sikur minjtë;

· Korrespondenti special i Daily Telegraph-it raportonte se, duke kaluar nëpër Shqipëri, trupat e Gjeneralit serb Jankoviq, kishin tejkaluar të gjitha tmerret historike – duke mbytur pleq, gra dhe fëmijë, madje edhe foshnje. Raportuesi kishte vazhduar se oficerët serbë, duke kremtuar fitoren, këndonin se forma më efikase e pacikifimit të Shqipërisë është zhdukja e përgjithshme e shqiptarëve!!!

Kolonizimi, me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve është zhvilluar sipas etapave. Etapa e parë ishte ajo e viteve 1919 dhe 1920, menjëherë pas Luftës së Parë botërore, etapa e dytë ka vazhduar deri në vitin 1931 dhe ajo e treta ishte paraparë deri në vitin 1941.

Sa për ilustrim, kur kryeshefin e qarkut të Zveçanit (1924-1927) e kishte shkarkuar nga posti Qeveria e Serbisë, i njëjti, menjëherë kishte parashtruar ankesë. Në ankesë kishte deklaruar se, gjatë funksionit, kishte shpërngulë nga Kosova, pa të drejtë, 32.000 shqiptarë në Azi (Turqi), ndërsa 6.000 të tjerë në Shqipëri. Qeveria serbe, menjëherë të njëjtin e kishte kthyer në detyrë, me motivacion se çdo serb, i cili, me sukses vepron kundër shqiptarëve, është serb i preferuar.

Vasa Çubrilloviqi, anëtar i Akademisë së Shkencave të Serbisë, por edhe të Rusisë, në vitin 1937, e kishte qortuar Qeverinë serbe për mosveprim të mjaftuar kundër shqiptarëve. Përveç tjerash, Çubrilloviq kishte deklaruar se – nëse Gjermania shpërngul dhjetëra mijë jevrejë, nëse Rusia shpërngul miliona qytetarë nga një pjesë në pjesën tjetër të kontinentit, nuk do ndodh ndonjë luftë botërore për shkak të shpërnguljes se disa qindra mijëra shqiptarëve.

Në vazhdim, Qeveria serbe i kishte ashpërsuar masat për shpërnguljen e shqiptarëve, madje kishte bërë edhe marrëveshje me Turqinë. Serbia ishte obliguar që Turqisë t’i paguante shumën e caktuar të të hollave për çdo familje shqiptare te cilën e pranonte Turqia. Kjo marrëveshje ishte aplikuar deri në fillim të Luftës Dytë Botërore.

Me shpalljen e ish-Jugosllavisë, Kosova mbeti me të padrejtë provincë apo pjesë e Serbisë. Mjerisht, pikërisht Çubrilloviqi, ishte emëruar Ministër i Agrikulturës dhe, vazhdoi me të quajturat reforma agrare, në mënyrë që në Kosovë të sillte familje serbe dhe malazeze, me qëllim të ndryshimit të strukturës së popullatës.

Serbia, në asnjë moment, nuk e ka hequr nga agjenda zhdukjen e shqiptarëve. Në vazhdim, në kuadër të ish-Jugosllavisë, në sipërfaqe del Aleksandër Rankoviqi. Rankoviqi ishte në mesin e tre bashkëpunëtorëve më të afërt të kryetarit të ish-Jugosllavisë – Titos. Përveç pozitave tjera partiake dhe shtetërore, me kalimin e kohës, Rankoviqi e kishte marrë edhe postin e mbikëqyrjes së Shërbimit të Sigurimit Shtetëror – UDB-ës. Ndaj, fal Rankoviqit, UDB-ja mbante dhe vepronte me autorizime të pakufizuara. Që nga fillimi i viteve të 1950-ta, UDB-a i filloi aktivitetet torturuese në Kosovë. Shqiptarët e Kosovës, individualisht, pa masë, maltretoheshin, për arsyeja të ndryshme por, arsyeja kryesore ishte që të shpërngulen nga Kosova në Turqi, ngase Rankoviqi ishte në pozitë deri në vitin 1967, numri i të shpërngulurve është i paimagjinueshëm. Përndryshe, me 1967, doli në shesh lidhja e ngushtë e Rankoviqit me Rusinë dhe, në agjendë, kishte qenë rrëzimi i vet Titos, të cilin, Rusia që nga viti 1948, nuk e imagjinonte.

Pas largimit të Rankoviqit, Kosova ishte nën Serbi, por sadopak e gëzoi një ndryshim politik. Mirëpo, as kjo nuk ia vlejti, ngase pak vite më vonë, paraqitet krimineli Milosheviq, i cili i filloi aktivitetet e vitit 1912 dhe, bota mbarë e di se çka krejt bëri kundër shqiptarëve!!!

DISA NGA PADREJTËSIRAT E BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE NDAJ KOMBIT SHQIPTAR

E kaluara historike është e gjatë. Kuptohet, edhe vet Bashkësisë ndërkombëtare i ka munguar, përveç tjerash edhe vetorganizimi. Prandaj, brenda tërë bashkësisë ndërkombëtare, ka dominuar fuqia ushtarake e shteteve të ndryshme. Sidoqoftë, në mes fuqive ushtarake, me kalimin e kohës, kanë ndodhur edhe marrëveshje në interes të shteteve apo kombeve të ndryshme. Shikuar, së paku, në suaza të kontinentit të Evropës, padrejtësia permanente, në aspektin kombëtar, është shprehur vazhdimisht ndaj kombit shqiptar.

SHPALLJA E SHTETIT TË SHQIPËRISË

Në nëntor të vitit 1912, në takimin e njohur të Londrës, në mes shteteve, të cilat, në fakt, ishin edhe fuqitë ushtarake, u diskutua dhe u arrit marrëveshja për pranimin në cilësi të shtetit të Shqipërisë, e cila, më 28 Nëntor 1912, edhe e shpalli pavarësinë. Me qenë se, shteti dhe kombi, janë në lidhje të ngushtë, nuk ka dyshim se, vendimi i Londrës paraqet shkelje flagrante të drejtës kombëtare. Shqipëria ka qenë dhe është vetëm pjesë e trevës dhe e popullit shqiptar.

Të nderuara institucione dhe shtete, kombi shqiptar në Evropë, është i vetmi komb i shpartalluar, i ndarë dhe i copëtuar. Shikoni tërësinë e Kosovës, shikoni shqiptarët në Maqedoni, në Mal të Zi, në Çamëri, treva këto të gjitha në kufi me Shqipërinë dhe, shqiptarët brenda kufirit të Serbisë! Një ndarje e tillë është absolutisht në kundërshtim me të drejtën aktuale ndërkombëtare. Një padrejtësi të tillë, e ka vërejtur dhe konstatuar edhe shkencëtari dhe politikani anglez Hugh Seton-Watson.

Hugh Seton – Watson – Nations and States

Hugh Seton – Watson vas a University professor. Hi also did work for British Foreign Office, except others, in Belgrade, at the start of Second World War. In the book NATIONS AND STATES – 1977, except other hi write:

“A nother national problem of importance in Yugoslavia was the Albanians. Divided between a subordinante territory of the Serbian Republic (known as the Kosovo-Metohija autonomous region) and the Republic of Macedonia, they numbered about 1.200.000. This vas a larger population than that of the whole Macedonian or Montenegrin Republic, it was also over one-third of the total number of Albanians in the world, and was concentrated along the northern and eastern borders of the Albanian state. The claim either to form a seventh Republic of Yugoslavia or to bi united with the Albanian state, was difficult to refute on grounds of principle”.

Ky mendim vjen nga personi profesionalisht i kualifikuar dhe me përvojë politike dhe, është i vetmi në përputhshmëri me të Drejtën ndërkombëtare.

Fundja, sugjerojmë që të gjithë të kuptojnë dhe mos të harrojnë se, kryetari dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, A. Vuçiq dhe Ivica Daçiq, ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Milosheviq. Derisa Vuçiq ishte Ministër në Qeverinë e Milosheviqit, Daçiqi ishte zëdhënës. Edhe një detaj, gjatë luftës në Bosnje, Vuçiq ishte ai i cili kishte klithur: nëse një serb vritet, neve do të vrasim 100 boshnjakë. Mos harroni iu lutemi se ekziston një thënie e vjetër se ujku qimen e ndërron por hujin (zakonin) s’e ndërron (harron).

Në procesin e Dialogut, UE po e përfaqësojnë zotërinjtë Borell dhe Lajçak. Ju lutem, procesi i Dialogut nuk është në binarët e duhur, mungon profesionalizmi – njohuria e të drejtës ndërkombëtare, objektiviteti apo sinqeriteti. E tolerojnë insistimin e Serbisë për një grusht serbësh në Kosovë, të cilët, jo se nuk janë të kanosur apo të rrezikuar, por përkundrazi, të privilegjuar. Është më koha që Serbia të kuptojë se është e pamundur që të gjithë serbët të gjinden nën një ombrellë.

Është simptomatike se, zotërinjtë Borel dhe Lajçak, në UE, vijnë, pikërisht nga dy shtete, të cilat nuk e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës, ndaj mos, vallë vjen në shprehje njëanshmëria. UE është Bashkësi e disa shteteve evropiane. A ekziston në ndonjë shtet, kjo që Serbia kërkon në Kosovë?

Kryetari i MSHNB: Kryetari i RRIMSH:

Bahri Ramadani Frederik Ruço

Nju-Jork

18 Nëntor 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat