Eric Adams Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut festoi në Gracie Mansion “Ditën e Trashëgimisë Shqiptare”

Amerika

Eric Adams Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut festoi në Gracie Mansion “Ditën e Trashëgimisë Shqiptare”

Nga: Beqir Sina Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 16:59
Foto nga takimi

Me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams organizoi të martën një tubim të veçantë, gjatë të cilit ai foli mbi rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në zhvillimin e qytetit ku zoti Adams tha se shqiptaro-amerikanët në Nju Jork, përfaqësojnë vlerat që janë pjesë e programit të tij qeverisës, gjë që siç u shpreh ai shton rëndësinë e këtij komuniteti në qytetin që ai e drejton. 

Në këtë ceremoni folën edhe aktivistë shqiptaro-amerikan, NYC Chaplin Tahir Kukaj, dhe përfaqësues të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Ambasadori Ferit Hoxha, të cilët shprehën mirënjohjen për kontributin amerikan në çështjen shqiptare.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, pritjen me komunitetin shqiptaro-amerikan e mbajti në rezidencën zyrtare të kryebashkiakut të qytetit, e quajtur “Gracie Mansion”, në ceremonin kushtuar 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Eric Adams, mori një dhurat nga komuniteti shqiptar i njujorkut, Shtatoren e Skenderbeut e skalitur në bronx, e cila është një lloj punimi artizanal i asaj në kalan e Krujës.

Ndërkohë në momentin që ish këshilltari I bashkisë së New Yorkt, Mark Gjonaj, i cili edhe drejtojë këtë pritje festive e ka falënderuar zotin Adams, për mbështetjen e tij ndaj komunitetit shqiptar dhe e ftojë atë për një fotografi me grupet e valltarve me veshjet popullore, ka qenë vet Eric Adams Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, i cili festoi duke bërë me dy pëllmbat e dorës simbolin e Shqiponjës, ndërsa vendosi në kokë dhe Plisin e Kosovës.

Në kremtimin e Festës Kombëtare në Sallën e prîtjes “Gracie Mansion” në qytetin e New Yorkut, , ishin të pranishëm edhe diplomatët e dy vendeve tona , Shqipërisë dhe Kosovës, Ambasador Ferit Hoxha dhe Blerim Reka i Kosovës, Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshi, kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarve në Mal te zi, Faik Nika, Ministri i Administrates Publike në Mal të Zi z.Marash Dukaj, nën-kryetarin e Tuzit, z.Ivan Ivanaj, deputeti i PDIU, Shpetim Idrizi,Irfan Hysenbelliu një biznesmen shqiptar dhe CEO i IHB Group, i cili zotëron edhe Birra Korça, Erjoni LTD dhe Panorama Group, lider, aktivist, e përfaqësues të medias, biznesit, dhe të komunitetit shqiptar, për zonën e trishteshit.

Aktiviteti përveç anës protokollare ishte konceptuar edhe si një aktivitet për promovimin e artit, turizmit, kulturës dhe traditave shqiptare, me interpretimin e shquar të artistëve shqiptarë dhe të huaj prezentë, këngëtares së talentuar Norah Muhaxheri, si dhe grupit të valleve “Nora Kelmendi” dhe “Barbana” të Shoqatave “Ulqini”, “Ana e Malit” dhe “Kraja”, nga Staten Island. 

Mark Gjonaj I cili drejtojë dhe ishte “kurator” i kësaj veprimtarie tha se kjo ishte“Një festë e mahnitshme në nder të festimeve të 110-të të Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga kryetari i Bashkisë së NYC Eric Adams në Mansionin Gracie, duke festuar jo vetëm një moment historik, por edhe duke vënë në pah kontributet dhe arritjet e komunitetit shqiptaro-amerikan në këtë qytet të madh."

Kryebashkiaku Adams, I cili mbajti një fjalim të gjatë ua uroi mirë se ardhjen në kryeqytetin shqiptar të Amerikës, pikërisht këtu në New York City pjemarrësve duke thënë se jemi krenarë që kemi popullsinë më të madhe shqiptare jashtë Shqipërisë, në qytetin tonë New Yorkun.

Simbas tij mbi njëqind mijë shqiptarë janë këtu në këtë qytet, qytetin më më i fuqishëm. New York City: “ Mirë se vini këtu në kryeqytetin shqiptar të Amerikës, pikërisht këtu në NYC. Jemi krenarë që kemi popullsinë më të madhe shqiptare jashtë Shqipërisë. Mbi njëqind mijë shqiptarë janë këtu në këtë - Welcome here to the Albanian Capital of America right here. We are proud that we have the largest Albanian population outside of Albania. Over a hundred thousand Albanian participants here in this city. “

“ Shqiptarët jan me biznese të shumta, theksojë Adams, : Ju jeni punëtorë të vijës së parë. Jeni shumë të angazhuar të sigurt që ne të vazhdojmë të kemi diversitetin dhe prosperitetin në këtë qytet. Nuk ka rëndësi se keni ardhë, ju por rëndësi ka që ju me punën tuaj keni krijuar një Shqipëri të Vogël në New York City( Brooklyn, Manhatan, Bronx në Queens, Long Island, Staten Island), me një komunitet që di vetëm si t'i kryejë gjërate mira dhe ti sherbejn gjitha komuniteteve, në një qytet emigrantësh. Këtu emigrantët jan ata që na bëjnë të lumtur, ndërkohë, që ne jemi qyteti që vazhdojmë të rritemi dhe zgjerojmë dhe të ndjekim ëndrrën amerikane në një mënyrë reale.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat