Lajmërim mortor: Në moshën 72 vjeçare, u nda nga jeta Demir Dauti

Amerika

Lajmërim mortor: Në moshën 72 vjeçare, u nda nga jeta Demir Dauti

Nga: Beqir Sina - New York Citya Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 22:07
Demir Dauti

Xhamia e struganve në Riverdale shpërndau sot një njoftim ku thuhet se me hidhërim të thellë Familja Dauti njofton se me datën 27 Dhjetor 2022, ndërroi jetë Demir Ukë Dauti, në moshën 72 vjeçare. 

"Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi. Me pikëllim të thellë morëm lajmin që ka ndërruar jetë Demir Dauti, Babai i Fitim dhe Arben Dauti, vëllai i Haxhi Dautit nga Struga. Zoti i faltë paqe në botën e amshueshme", shkruhet në mesazhin e xhamisë.

Të pikëlluarit familjare janë: bashkshortja Eluise, me fëmijët, Fitim, Arben dhe Pranvera, vëllai Haxhiu dhe motra e tyre Demirane.

Të Mërkuren me 28 Dhjetor, në orën 10am nga Xhamia arkivoli me trupin e të ndjerit do të përcjellet për në varrezat.

Të pamit do të mbahet pas varrimit ditën e Mërkurë, e Enjte dhe e Premte (me 28, 29,30 Dhjetor) nga ora 10am deri në 9pm në shtëpinë e tyre në adresën:1286 Waterloo Rd Stanhope, NJ 07874

I shprehim ngushllimet e sinqerta Familjes dhe të gjithë Farefisit. U dhashtë Zoti forcë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat