Shqiptarët ‘zotër’ të trafikut të drogës në Amerikën latine, lidhja e klanit të fuqishëm me vëllezërit Hysa

Amerika

Shqiptarët ‘zotër’ të trafikut të drogës në Amerikën latine, lidhja e klanit të fuqishëm me vëllezërit Hysa

Më: 18 janar 2023 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Mediat amerikano latine rikthyer në vëmendje rolin e mafies shqiptare në vendin e tyre, në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

NTN 24 shkruan se prej dy dekadash, organizatat kriminale shqiptare po bëjnë biznes me kartelet në Amerikën Latine duke vendosur kontakte me grupe të trafikut të drogës në vende si Kolumbia, Ekuadori, Meksika dhe Peruja.

Në qershor të vitit 2022, policia peruane sekuestroi 2.2 ton kokainë që do të dërgohej në rrugë detare drejt Holandës. Lënda narkotike ishte fshehur në kanaçe me asparagus dhe do të transportohej me kamion nga Trujillo në Callao.

Gjatë operacionit u vunë në pranga shtatë shtetas peruanë, ndërkohë që u shpallën në kërkim shqiptarët Franc Malo dhe Gentjan Meta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vend përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin, në nëntor të vitit 2021.

Sipas raporteve, që citojnë burime nga kabineti i sigurisë teknike të qeverisë meksikane, “el mayo” Zambada kishte krijuar një shoqatë me qëllim pastrimin e parave me anëtarë të klanit që drejtohej nga vëllezërit Hysa. Ata kishin krijuar kompani në emër të të cilës ishin regjistruar biznese të ndryshme si kazio, restorante dhe një firmë eksporti në shtetet e Baja California, Quintana Roo dhe Sonor.

Por kriminelët shqiptarë jo vetëm që kanë lidhje të forta me “el mayo” Zambada, por edhe me Kartelin Jalisco Nueva Generación (CJNG) , sipas burimeve të inteligjencës, duke shtuar një rritje të aktiviteteve të paligjshme në Amerikën Latine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat