Takim i kryetarit të Komunës së Tuzit me komunitetin shqiptar në New York

Amerika

Takim i kryetarit të Komunës së Tuzit me komunitetin shqiptar në New York

Nga: Beqir Sina Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 18:10
Foto nga takimi

Vetëm katër javë më parë se të mbahen zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit-Mal të zi, shtunën më datën 4 shkurt në sallën e Restorantit “Tesoro Ditalia” u mbajt një takim politik, parazgjedhor e Kryetarin e Komunes se Tuzit, z. Nik Gjeloshaj - takim ky në të cilin morën pjesë dhjetra vetë, kryesisht malësorë nga Malësia.

Takimin me diasporen shqiptare ne New York e moderojë Dritan Sinishataj

Ndërsa folën: Senad Lulanaj, aktivist ne diaspore, Shaqir Gjokaj, Kryetar i “Shoqates Malesia e Madhe”, Kole Cacaj Kryetar i Fondit Humanitar Trieshi, Gjeke Gjonlekaj Publicist, Xheladin Zeneli ish deputet shqiptar dhe tani aktivist ne diaspore, Kiko Çelaj aktivist,Ilir Çunmulaj aktivist, Zef Ujkaj aktivist,Nikolle Junçaj aktivist,Mark Gjonaj Kryetar i Këshillit Kombëtar të Diasporës.

Moderatori i këtij takimi parazgjedhor na tha se të gjithe folesit dhan mesazhin e perkrahjes se ketij Forumi si e vetmja alternative qe garanton vazhdimin e zhvillimit te Malesise. 

Image
Nik Gjeloshaj

Ai tha se interesimi i malësorve për këtë takim politik ishte i madh, aqsa edhe salla  me rreth 200 vende ishte e mbushur plot me perkrahes te Forumit Shqiptare.

-Zgjedhjet Lokale mbahen me 5 Mars 

Nike Gjeloshaj kryetar i Komunes se Tuzit beri thirrje qe diaspora duhet te vij ne numer sa me te madh ne menyre qe te bahen ne vazhdimesi pjese e proceseve politike ne vendlindjen e tyre. 

Image
Foto nga takim i kryetarit të Komunës së Tuzit me komunitetin shqiptar në New York

Siç dihet Kryetari i Komunes javën e kaluar ka qene i ftuar ne lutjet e mengjesit ne Washington, ku thuhet se gjate dy diteve ne Washington ai ka bere takime me disa senator dhe kongresiste. 

Nike Gjeloshaj kryetar i Komunes se Tuzit të premten me daten 3 shkurt ishte në takim ne Michigan me diasporen shqiptare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat