Kineasti serb Boris Malagurski, vazhdon propagandën e Serbisë kundër Kosovës dhe Bosnjës, në Amerikën e veriut

Amerika

Kineasti serb Boris Malagurski, vazhdon propagandën e Serbisë kundër Kosovës dhe Bosnjës, në Amerikën e veriut

Nga: Beqir Sina Më: 9 mars 2023 Në ora: 17:33
Boris Malagurski

Regjizori me pashaport kanadese, Boris Malagurski, pasi provokojë shqiptarët trę vjet më parë në New York( 7 Tetor 2019), me shfaqjen e filmit të tij, “The Weight of Chains”, sjell të Premten, më 17 Mars 2023, shfaqjen e filmit të metrazhit të gjatë, “Republika Srpska : Lufta për Liri” dhe këtë e bën në Kishën Ortodokse Serbe të “Shën Gjon Pagëzorit”, në qytetin Paterson, New Jersey.

Me sa duket ai ka marr përsipër të mbulojë me propogandën kinematografike në SHBA e Kanada, krimet mustruoze të Sërbisë, i ndihmuar nga kisha serbe në Amerikën e veriut, pasi të gjitha shfaqjet janë duke u dhënë në Kisha serbe në Amerikë e Kanada.

Serbia, në vazhdën e propagandës së saj, po shfrytëzonë të gjitha mjetet e saj propogandistike, përfshirë edhe kinematografinë, filmëbërsit e saj ultranacionalistë, si kineasti serb Boris Malagurski, të bëj propagandën e saj në opinionin amerikan, dhe duke “kallaisur” krimet mostruoze me produket e kinemas serbe. 

Më shtatë tetor, 2019, në New York, është shfaqur filmi dokumentar propagandistik kundër Kosovës dhe shqiptarëve, “The Weight of Chains", e për të cili kan protestuar shqiptarët, duke e kundërshtuar shfaqjen e këtij filmi, i cili paraqet shqiptarët si terrorist.

Shqiptarët gjithmonë protestojnë për një çështje patriotike dhe që dëmton kombin e tyre. Këtë shqiptaret e Amerikës e kan treguar ndër vite dhe po e tregojnë edhe tani. Këtë kanë bërë edhe disa shqiptarë të cilët jetojnë në Amerikë, më 7 Tetor 2019, duke protestuar vetëm se një dokumentar paraqet një imazh të keq për Kosovën.

Shfaqja e filmit dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, që sipas regjisorit serb, paraqet mënyra aktuale me të cilat mund të rebelohemi kundër padrejtësive të sistemit në të cilin jetojmë”, nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm pra kinemas SVA, në qendër të Nju Jorkut.

Megjithse pas përlajses së shqiptarëve me grupin e regjisorit serb Boris Malagurski, që kishte ardhur në premierën e këtij filmi, ka ndëhyrë policia njujorkeze, duke arrestuar disa shqiptarë, të cilët po mbanin flamuj kombëtar gjatë protestës, dhe hidhnin sllogane kundër tij.

Dokumentari në fjalë zgjatë 54 minuta dhe është realizuar në shtator të vitit të 2018. Për filmin dokumentar patën reaguar edhe autoritet e Kosoves– që e dënuan një dokumentar të tillë ku Kosova, paraqitet me një imazh të keq

Boris Malagurski, "Republika Srpska: Lufta për Liri”:

Një provokim tjetër i regjisorit serb Boris Malagurski, "Republika Srpska: Lufta për Liri"; do të shfaqet : E enjte, 23 Mars, Teatri Mayfair • Çikago, IL,, më 25 Mars - Kisha Ortodokse Serbe e Shën Petkës • San Marcos, CA, dhe 2 Prill - Kisha Ortodokse Serbe e Shën Archangel Michael • Burnaby, British Columbia- CA. Shfaqja e planifikuar e filmit "Republika Srpska: Lufta për Liri"; në Amerikën e veruit, simbas rrjeteve sociale është parësi një gabim i madh sepse përmbajtja e filmit përpiqet të barazojë viktimat e gjenocidit dhe kriminelët duke rishikuar faktet historike, shkencore dhe gjyqësore për gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe mund të çojë deri në përplasje mes “Regjisorit serb dhe komusiteit amerikan boshnjak në Amerikën e veriut..

Shtypi boshnjak në SHBA, thotë se traileri, i publikuar për publikun, lavdëron krijimin e "entitetit të Republikës Srpska" dhe agresionin e saj ndaj Bosnje dhe Hercegovinës (1992-1995) si një luftë kundër "skllavërisë" dhe një "luftë për liri". Autori i filmit mohon kështu publikisht gjenocidin boshnjak dhe ligjet dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara. Me vendimin përfundimtar të 26 shkurtit 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë hapi një mundësi legjitime dhe ligjore për një sfidë të tërë ligjore ndaj entitetit, me formulimin gjyqësor që ushtria dhe policia e “entitetit të Republikës Srpska” planifikoi dhe kreu gjenocidin në Srebrenicë.

Parlamentet të pothuajse të gjitha vendeve , përfshirë Kongresin e Senatin amerikan miratuan rezoluta për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, duke shpallur 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit dhe duke nderuar viktimat e gjenocidit. Dhe, nëse filmi "Republika Srpska: Lufta për Liri" shfaqet në vendet e përmendura më parë, simbas një petition të shpërndar në rrjetet sociale thuhet se shfaqja e këtij filmi do të përfaqësonte një shkelje të rezolutës së parlamenteve të tyre.

Ata thonë në se peticioni i tyre që ka marrë mijëra firma, dhe i është drejtuar parlamentit kannadez, senatit e kongresit amerikan, duke ju kujtuar atyre : “Ju lutemi mbani në mend se filmi i Boris Malagurskit rishikon historinë e dhimbshme të Bosnjë dhe Hercegovinës në vitet 1992-1995 dhe mbani mend se filmi poshtëron viktimat dhe gjykatat ndërkombëtare duke justifikuar krimet gjenocidale "Lufta për liri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat