Shqiptarët protestojnë në SHBA, kundërshtojnë marrëveshjen

Amerika

Shqiptarët protestojnë në SHBA, kundërshtojnë marrëveshjen

Më: 16 mars 2023 Në ora: 19:43
Fotografi nga arkivi.

Me motivin “ Kosova duhet të vendosë vetë për fatet e veta” dhe moton “Kosova duhet ta ruaj sovranitetin e integritetin e saj, si një shtet i pavarur “, shqiptarët protestuan para selisë së BE-së në Nju Jork transmeton RTK.

Pjesëmarrës ishte edhe Gani Shehu, ish-komandant i brigadës “Atlantiku” në luftën e fundit, në Kosovë i cili tha se derisa kohëve të fundit po vërehet se presioni i ndërkombëtarëve është shtuar mbi Kosovën , dhe teksa shohim se “me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ne kemi vendosur të protestojmë përpara selisë së BE-së në Nju Jork.”

“Presioni të bëhet Serbisë e jo Kosovës, ngase Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme dhe të vazhdueshme”, deklaroi ish-komandanti i batalionit “Atlantiku”, derisa shtoi se koncesionet tjera që po i kërkohet Kosovës janë të tepërta.

Mesazhi i këtij tubimi, theksoi ai, është që institucionet e Kosovës të kenë kujdes që të mos nënshkruajnë asnjë dokument që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat