Atomisti nga Kosova, pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së

Amerika

Atomisti nga Kosova, pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së

Më: 13 prill 2023 Në ora: 12:51
Atomisti nga Kosova, Jon Musliu

Atomisti nga Kosova, Jon Musliu, është pranuar në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së (US Air Force Academy).

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Atomi, ku thuhet se ky sukses kulminant i Jonit para së gjithash është rezultat i potencialit intelektual, punës dhe përkushtimit të tij.

“Veç këtyre, ky sukses i tij do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Akademia e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është akademi e shërbimit ushtarak që ndodhet në Colorado Springs dhe ofron edukim universitar të oficerëve për Forcat Ajrore. Akademia është e njohur për programet e saj rigoroze akademike dhe ka një mision unik pasi ofron një edukim të specializuar për oficerët e ardhshëm të Forcave Ajrore. Kjo akademi është një nga institucionet më prestigjioze dhe më të njohura të këtij lloji në botë.

“Prandaj, Instituti ATOMI iu shprehë mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuar në realizimin e potencialit të Jonit dhe në arritjen e këtij suksesi të jashtëzakonshëm nga ana e tij. Instituti ATOMI i uron Jonit shumë suksese gjatë akademisë dhe karrierë profesionale të shkëlqyeshme në të ardhmen!”, thuhet mes tjerash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat