Krerët e policisë dhe autoritetet e larta të Nju Jorkut, për iftar në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare

Amerika

Krerët e policisë dhe autoritetet e larta të Nju Jorkut, për iftar në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare

Nga: Beqir Sina Më: 15 prill 2023 Në ora: 19:07
Foto nga vendi i ngjarjes

STATEN ISLAND, N.Y. - Vemendjen e saj në këtë muají të shenjtë të Ramazanit, gazeta më e madhe lokale në Nju Jork “Staten Island Advance”, një javë para përfundimit të agjerimit, ja kushtojë një ngjarje vjetore ndërfetare, e cila u mbajt të Ejten, në xhaminë e Shqiptarve "Albanian Islamic Cultural Center"- Staten Island, ngjarje, kjo, siç shkruan gazeta në fjalë solli për një iftar, krerët e policisë dhe një mori personalitetesh lokale e ndërkombëtare, të Nju Jorkut.

Simbas, gazetës "Staten Island Advance", Imam Tahir Kukaj, i cili priti dhe aktivitetin në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Victory Bulevard, tha se mbrëmja kishte të bënte me bashkimin e grupeve të ndryshme në komunitet gjatë iftarit – agjërimit të myslimanëve, ku çdo natë gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit, shtrohet iftari.

“Ne jemi një komunitet shumë i larmishëm, por jemi të bashkuar gjithashtu në shumë aspekte. Është ëndrra amerikane që na mban të bashkuar”, thotë imami shqiptar Tahir Kukaj, dhe shtonë se për ne, “Është, një mundësi për t'i rikthyer respektin tonë këtij qyteti(NYC) dhe këtij vendi të madh(SHBA) për mundësitë që na ka dhënë."

Për Kukajn, pjesëmarrja e kryekapelanit të NYPD-së, rabinit Alvin Kass, ishte një shembull kuptimplotë i unitetit që ai shpresonte të rrezatonte edhe me këtë iftar, që shërben si një takim ndërfetar i laramanisë fetare.

Shefi i NYPD-së, Rabini Alvin Kass, i cili erdhi për iftarin vjetor ndërfetar në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare të Tompkinsville të enjten, 13 prill 2023, u tha se kaloi mbrëmjen festës së tij, natën e fundit të kremtes hebraike të Pashkës, duke festuar këtë iftar në xhaminë shqiptare në Staten Island.

“Kur Imami (Kukaj) më ftoi fillimisht, isha skeptik për “mundësinë” time për të marrë pjesë, sepse, sot është dita e fundit e Pashkëve Hebraike,” iu drejtua rabini pjesëmarrësve të mbledhur për iftar në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare dhe vazhdoi : “Por më pas, pas reflektimit, i thashë vetes ‘kjo është një mundësi e mrekullueshme për të treguar diçka.’ Mund të bëj histori! Kjo mund të jetë hera e parë që një rabin mbasi përfundoi kremtimin e të gjitha përkufizimve të Pashkës Hebraike, bëhet së bashku me vëllezërit dhe motrat e mia në një xhami.”

Mirëpo, Kass nuk ishte i vetmi përfaqësues i NYPD, që mori pjesë në këtë darkë Iftari, e shtruar në xhaminë “Qendrën Kulturore Islame Shqiptare”, mbasi së bashku me të, ishin dhe disa udhëheqësit nga zonat lokale, përfshirë një grup zëvendëskomisionerësh dhe shefi i departamentit të kriminalistikës nga NYPD, si Jeffrey Maddrey, anëtari i rangut më të lartë në NYPD .

Staten Island Advance, shkruan se në këtë darkë iftari në xhaminë e shqiptarve në Staten Island, kishte gjithashtu the disa përfaqësues të tjerë të axhensive të zbatimit të ligjit përfshirë FBI dhe Departamentin Amerikan i Sigurisë Kombëtare, të cilët morën pjesë në këtë Iftar.

Madje, Shefi i Departamentit të NYPD Jeffrey Maddrey, iu drejtua besimtarve të mbledhur për iftarin vjetor ndërfetar në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare të Tompkinsville të enjten, 13 prill 2023, edhe me një fjalë përshëndetëse, duke thënë se : “Gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, ndërsa kaloni nëpër lutjet dhe agjërimin tuaj duke kërkuar ripërtëritje në jetë, vetëm sillni në mendjen tuaj se burrat dhe gratë e NYPD kanë nevojë për lutjet dhe mbështetjen tuaj.”

Personalitete të tjerë që morën pjesë në këtë ngjarje përfshinin dhe asambleistin Charles Fall, i cili si dihet është dhe zyrtari i parë i lärtë i zgjedhur nga komuniteti mysliman i qytetit Staten Island, këshilltari i qytetit David Carr, dhe përfaqësues nga Misioni i Shqipërisë, Turqisë në OKB, si dhe Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York .

E themeluar në vitin 1990, Qendra Kulturore Islame Shqiptare, ka shërbyer si një pikë qendrore jo vetëm për komunitetin shqiptar në Staten Island dhe Brooklyn, por më gjerë për të gjithë myslimanët të zonës së Tri-Sheteshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat