Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, do të nisë ofertën e tij për nominimin e republikanëve për president

Amerika

Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, do të nisë ofertën e tij për nominimin e republikanëve për president

Nga: Beqir Sina Më: 6 qershor 2023 Në ora: 21:57
Chris Christie- Beqir Sina

Ngase që disa analistë dhe komentatorë politik të zgjedhje presidenciale ne Shtetet e Bashkuara e shohin si një mundësi për rikthimin e republikanëve ne Shtëpinë e Bardhë, pas humbjes së 2020, duke se Presidencialet 2024, janë një ngjarje rëndësishme jo vetëm për SHBA, por gjithë botën,  dhe padyshim edhe për ne shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, trevat shqiptare e diasporë, ku të gjithë janë sy e vesh nga Amerika.  

Si asnjë herë më parë, presiedencialet në Amerikë janë në plan të parë të të gjitha mediave. Analistë, gazatarë, politikan dhe njerëz të thjeshtë flasin për këto zgjedhje, çdo ditë prej nga nisja me shpalljet e kandidaturave në këto primare që sapo kan nisur.

Nga vëmendja e madhe duket se këto zgjedhje  do të kenë në “target” edhe një her si para 2020, dyshen e fortë : presidentin Joe Baiden në përballje me ish presidentin Donald Trump .

Por për presidencialet 2024, si në çdo primare ka një vemendje të jashtëzakonshme për çdo të re në lajmet në televizionet kombëtare, faqet e para të gazetave dhe në çdo web ku pasqyrohen të rejat më të fundit nga këto primare me shpalljen e kandidaturave.

Dhe, partia që ka primare natyrisht zë një vend të madh në televizionet faqet e gazetave dhe web site e në rrejtet sociale, në këto presidenciale 2024, e cila është partia republikane.

Çdo shpallje zyrtare për zgjedhjet paraprake për të hyrë në garën për kandidat për president në 2024, ndiqet me vëmendje të madhe duke i lën vend çdo kandidature.

Sot ai që do të shpall zyrtarisht kandidaturën në këto primare për republikanët është dhe ish- guvernatori i New Jersey, Christ Christie, e ka për së dyti mbasi humbi  në primare nga  Donald Trump në 2016 . Megjithse ai humbi Christie vazhdoi të bëhej një këshilltar i ngushtë i Trumpit në presidencën e tij, përpara se të “ndahej” me ish-presidentin për refuzimin e tij për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve të 2020. 

Kêsaj radhe sipas komentatorvev politik amerikan, thuhet se Christie e ka paraqitur veten si kandidati “fuqishëm” të përballet drejtpërdrejt me ish-presidentin Donald Trump, dhe të tjerët, DeSantis, Haley, Scott, dhe Pence të cilët kan shpallur kandidaturat më parë.

Christie do të hyjë në këto primare po sipas komentatorve politik, me “grid”në rritje që tashmë mund ti “mund” të gjithë, përfshirë këtu Trumpin, guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, ish-ambasadoren e Kombeve të Bashkuara Nikki Haley dhe Senatorin amerikan Tim Scott nga Karolina e Jugut, si dhe Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili do të nisë zyrtarisht fushatën e tij në Iowa të mërkurën.

Christie, i cili gjatë kohës së tij si guvernator i New Jersey-t, krijoi një reputacion si një luftëtar me një aftësi për të krijuar momente virale të konfrontimit, përballet me një betejë të vështirë për nominimin në një parti që mbetet e “ngushtë” në linjë me ish-presidentin, Trump, pavarësisht humbjes së tij në zgjedhjet në 2020, dhe asaj arritjes që pritjej te ajo e ashtuquajtur “vala republikane” e cila ishte më e dobët se sa pritej në zgjedhjet afatmesme të 2022.

Meqënse këto janë zgjedhjet paraprake (brenda partisë) Christie, e ka paraqitur veten si i tillë, si i vetmi person me guximin për të përballur drejtpërdrejt Trumpin dhe ka paralajmëruar për një “rigarim të fortë” krahasur me atë të vitit 2016 nëse kandidatët dështojnë të përballen me të.

“Unë nuk jam “memec”. Mënyra për të fituar është të mposhtni “djalin plangrishës” që është përpara me sondazhe.Duke pyetur se si do të dukej një fushatë? A do të ishte kjo një fushatë që do të dukej si një sfidë e drejtpërdrejtë frontale me Donald Trump, që përpiqet të kthehet në presidencë, "tha Christie së fundmi në një intervistë në një podcast.

Republikanët anti-Trumpit, janë veçanërisht të etur për të parë Christie-n të ndeshet me Trump në një skenë debati – nëse, sigurisht, Trumpi pranon të marrë pjesë në debatet parësore dhe Christie plotëson kriteret e rrepta për mbledhjen e fondeve të vendosura nga Komiteti Kombëtar Republikan për pjesëmarrje.

Por Christie, ka thënë gjithashtu se nuk do të kandidonte si një kandidat kamikaz për të rrëzuar Trumpin nëse nuk do të besonte se kishte një rrugë të qëndrueshme drejt fitores së tij. “Unë nuk jam duke hyrë në këto prinare si një “vrasës me pagesë”, tha ai së fundmi për Politico.

Fushata e tij do të testojë oreksin mes votuesve republikanë për dikë që ka shprehur mbështetje për shumë nga politikat e Trumpit, por ka kritikuar sjelljen e ish-presidentit.

Christie, thanë komentatorët politik të këtyre primarve ka hedhur poshtë ato që ai ka quajtur gënjeshtrat e Trumpit se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur dhe i ka kërkuar partisë të ecë përpara ose të rrezikojë humbjet e ardhshme, me zgjedhjen e Trumpit.

Republikanë të tjerë me pikëpamje të ngjashme, “anti”Trumpit, ne këtë kamp përfshirijnë ish-guvernatorin e Maryland, Larry Hogan dhe guvernatorin e New Hampshire, Chris Sununu, të cilët kanë dyshime se disa nga kandidaturat republikane të shpallura deri tani janë “vrasës me pagesë” duke shprehur shqetësime se të kesh më shumë kandidatë në garë do të përfitojë vetëm Trumpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat