Homazhe në Nju Jork, për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

Amerika

Homazhe në Nju Jork, për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

Nga: Beqir Sina Më: 27 shtator 2023 Në ora: 06:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra shqiptar u mblodhën në sheshin “Dag Hammarskjold Plaza” para ndërtesës së OKB-së,  duke ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në kujtim të Afrim Bunjakut

Shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilluan këtë martë homazhe në nderim Afrim Bunjakut, efektivit të policisë së Kosovës që humbi jetën gjatë sulmit terrorist ndaj rajonit të policisë në Leposaviq të Kosovës.

I pranishëm në këto homazhe ishte dhe ambasadori i Kosovës Blerim Reka , si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë Ambasador Ferit Hoxha.

Disa nga pjesëmarrësit në homazhe mbanin edhe flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ambasadori Reka, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, shkruajti në statusin e tij në Facebook se : “Sot me bashkëatdhetarët tanë të Nju Jorkut dhe me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha bëmë në homazhin për heroin Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serb deri sa ishte në detyrë dhe në mbrojtje të atdheut. Lavdi!”

Duke ndezur një qiri në ceremoninë e sotme të vigjilencës, Djellza Pulatani, e cila është Themeluese e The F'Oda Summit, një nismë për fuqizimin e vajzave, e cila filloi në fillim të këtij viti në Kosovë, tha: “Sulmi ndaj çdo shqiptari është sulm ndaj të gjithëve. Ne duhet të bashkohemi për t'u solidarizuar kundër një dhune të tillë dhe për të dënuar veprimet e terroristëve serbë."

Kujtojmë se 25 shtatori ishte është ditë zie shtetërore në Kosovë në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku, ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur "Hero të Kosovës" policin e rënë gjatë detyrës.

Në Banjskë të Zveçanit nga sulmet ndaj njësiteve policore kosovare në orët e para të 24 shtatorit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat