Edhe shqiptarët e Amerikës e shijuan fitoren e Shqipërisë në stadiumi ‘Air Albania’ në Tiranë

Amerika

Edhe shqiptarët e Amerikës e shijuan fitoren e Shqipërisë në stadiumi ‘Air Albania’ në Tiranë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 13 tetor 2023 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

“Me Plisë për në Berlinë”, Shqipëri atdheu im! Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, e trevat shqiptare, diaspora me fitoren e mbrëmshme kësaj radhe kundër Çekisë, me rezultat 3:0, kan festuar atë që gazetarët e quajnë “një hap të madh drejt kualifikimit për kampionatin evropian, që do të zhvillohet në Gjermani vitin e ardhshëm”.

Me këtë fitore, Shqipëria, e sigurt merr edhe kryesimin e grupit E, me 13 pikë, derisa Polonia, kapi vendin e dytë me 9 pikë. sikurse në vend të tretë e të katërt janë Çekia dhe Moldavia, të cilat kanë nga 8 pikë.

Mesa duket me këtë fitore Shqipëria, ktheu “Shqiponjat që fluturojnë” për her të dytë në ketë përfaqësim në Euro 2024. Kombëtarja e Shqipërisë, për her të dytë, me të “dyja këmbët” tani i afrohet më shumë se kurr kualifikimit, duke kryesuar Grupin E, më 13-pikë.

Kjo pasi Shqipëria, mbrëmë e vulosi një tjetër fitore, në “Air Albania” - Tiranë, dhe kësaj radhe pas aast me Poloninë 1 me 0, erdhi kjo më e bukuara kundër Çekisë, me rezultat 3:0.

Gëzimin e madh, e kësaj fitorje të madhe, ashtu si ata 22 mijë tifozët shqiptar, nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshëves, Mali i Zi e Maqedonia, Diaspora e Çamëria, në stadium, e shijuan dhe ata qindra shqiptar që kishin udhëtuar nga Amerika, (New York, New Jersey, Connecticut, Pennsylvania, Michigane) e tjerë. Të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale, menjëherë na dhanë atmosferën e jashtëzakoëshme, derisa kanë postuar “live” në Instagram, facebook dhe twitter, çdo detal përcjellës nga ai gëzimi i madh në Tiranë, dje, jashtë dhe brenda në stadiumin “Ải Albania”.

Festes Kuq e zi mbrëmë në tribunat e stadiumit iu shtua edhe fakti se tifogrupet e pranishme në stadium, “Plisat”, “Kuq e Zi”, “ “Dardanët” dhe “Ballistët”, shpalosën banderolat e tyre me simbolet tona Kombëtare.Ku nuk mund të mungonte as edhe një pankartë në nderim të Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri të Kosovës, që u vra nga forcat terroriste serb në Banjskë të Kosovës, mëngjesin e 24 shtatorit.

Atmosferën kuq e zi, në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, duke e ndjekur nga ekrani e televizionit këtu përtej oqeanit Atlantik, ( falë paketes digjitale TV ALB - Bronx NY), shihet se ka qenë tepër emocionuese dhe elektrizuese, e cila është përcjellur e tillë, në çdo shtëpi shqiptari, klubi apo mjedisi ku shqiptarët e Amerikës, të organizuar e ndoqën ndeshjen Shqipëri - Çeki .

Për ç’ka ishte kujdesur një nga kompanitë më të njohura “Digitalb” nga Tirana. E cila, në mënyrë të detajuar ishte përkujdesur për çdo detal në këtë atmosfer vetëm kuq e zi. Duke filluar nga dekori i stadiumit “Ảir Albania” i hijeshuar i gjithë kuq e zi , dhe në çdo ulëse ishte vendosur një plisë si dhurat për çdo spektator.

Por, ajo, që ndoshta ishte paksa ndryshe nga heret e tjera, , ishte - se për këtë festë ishin zgjedhur edhe disa nga këngët më të mira - me tekstin dhe motivin vetëm Kuq e Zi, po nga “Digitalb” nga Tirana, duke e ndezur edhe më tej atmosferën me hitet e këngëve që kan motive Kuq e Zi.

Midis përzgjedhjes së këngëve kuq e zi, ishte edhe kënga e Rock-starit strugan në SHBA - Haxhi Dauti, këngëtar i komunitetit shqiptarë në SHBA.

Kënga " Një Flamur dhe Një Shqiponjë “, u bë pjesë e festës, mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” së bashku me këngët : e Elvana Gjatës dhe Florit me këngën e tyre “Kuq e zi je ti”, “Albanian” të Etnon feat Lyrical Son & Dj Blunt, si dhe kënga e treshes Meda & Sinan Hoxha & Seldi me titull “Kuq e zi”, kënga “Amaneti”, e duetit Rovena Stefa dhe Sala Jashari, kënga e Artiola Toska dhe Poni me titull “Fol shqip”, apo ajo e Ponit me artisten Shyhrete Behluli kënga “Jemi një”., kënga e grupit “Produkt 28” me titull “Shqipe” dhe ajo e Ganimete Abazit, kënga “Fjalët e qiririt”.

Në ndërkohë, ajo që mund të quhet edhe krye kënga e kësaj feste, ishte në mesndeshje pushimin e saj në stadiumin “Air Albania” ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Ishte kënga kënduar “live” nga fusha e gjelbërt, nga Ikona e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza, e cila këndojë kësaj radhe së bashku me 22 mijë spektatorët këngën më të famshme të tifozave kuqezi në stadiumin “Air Albania”, “Mora fjalë”, kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Në ndërkohë, pas fitores “Digitalb” nga Tirana, organizojë edhe një “Fan Zonë” në Sheshin “Skënderbeg”, një spektakel - një koncert madhështor, ky, i cili bëri bashkë, pas ndeshjes mijëra shqiptarë nga të gjitha anët, për të festuar të gjithë së bashku koncertin që do ta quaja: “Shqiponjat që fluturojnë” për her të dytë të ketë përfaqësim në “kualifikimin” e Shqipërisë në EURO 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat