Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, viziton Ontarion (Kanada) dhe New Yorkun

Amerika

Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, viziton Ontarion (Kanada) dhe New Yorkun

Nga: Beqir Sina Më: 22 tetor 2023 Në ora: 20:08
Foto nga vendi i ngjarjes

New York, 21 Tetor 2023- Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë znj.Lindita Nikolla dhe disa pjestar të stafit,të saj, shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, z.Ervin Bushati zhvilluan të shtunën një vizitë të “pa/parlajmëruar” në shtëpinë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, në Bronx - New York.

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla, u pritë në vizitën në shtëpinë e Vatrës, nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, dhe Shefi i Kabinetit z. Pashko Camaj, Anton Raja dhe Dritan Haxhia.

Ndërsa, në këtë takim të “shkurtër” morën pjesë një grup vatranësh, dhe disa pjestarë të komunitetit shqiptar në New York.

Në faqen e saj në rrjetin social Facebook, shoqëruar me disa fotografi Kryeparlametarja Nikolla, shkruajti për këtë vizitë: “Me respekt e vlerësim për kontributin e Federatës “Vatra”, organizatës së Diasporës shqiptare më jetëgjatë dhe e cila ka një moshë me shtetin shqiptar.”

Duke u shprehur se : “Vatra” ka qenë një mbështetje e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në të gjitha momentet kyçe të historisë: për mbrojtjen e tërësisë territoriale të shtetit të ri të pavarur shqiptar; gjatë dy luftrave botërore; për rezistencën ndaj rregjimit totalitar komunist; mbështetjen e tranzicionit drejt demokracisë; lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës”.

Vizitën e saj ne Vatër, ajo e quajti “Një bashkëbisedim me përfaqësues të “Vatrës”, në shtëpinë e vatranëve në Bronx, New York”

Simbas disa videove amatore të cilat janë shpërndar në rrjetet sociale nga vetë pjesëmarrësit, në fjalën e mirëseardhjes kreu i vatranëve zoti Elmi Berisha, mbasi shprehu një mirënjohje dhe falenderim për kryeparlamentaren Nikolla, foli për veprimtarinë e Vatrës, duke thënë se në “zemër” të Vatrës e vatranve prej themelimit të saj ka qenë Shqipëria, Kosova e trojet shqiptare, ndërsa në “kapilarët” e saj ka qenë gjithmonë interesi kombëtar dhe lidhjet e forta të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Në përfundim të takimit me një grup vatranësh në shtëpinë e Vatrës, Kryparlamentarja Lindita Nikolla, i dhuroi Federatës PanShqiptare të Amerikës, Kryetarit Berisha, një pjatë me simbolet e çmuara të kombit tonë.

Po ashtu gjatë vizitës dje në New York, Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë znj.Lindita Nikolla, dhe disa pjestar të stafit, shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, z.Ervin Bushati, kishin një takim me Kreytarin e Këshillit Kordinues të Diasporës, zotin Mark Gjonaj, në lokalin Kafe “Bato” në Bronx NY.

Nikolla, shkruajti se : “Ne po krijojmë premisat që kontributi i Diasporës si një aset i çmuar në zhvillimin e Shqipërisë, të rritet. Një diskutim i dobishëm në New York me z. Mark Gjonaj - Kryetar i KK të Diasporës.”

Faleminderit Mark për shërbimin e vyer për afirmimin e Diasporës shqiptare në SHBA, tha Nikolla.

Ndërsa, vizitën e saj në Misionin e Përherëshëm e të Republikës së Shqipërisë në OKB, kryeparlametarja Nikolla e ka quajtur si një “Mirënjohje diplomatëve tanë në KS të OKB,”, duke thënë se: “Të cilët nën lidershipin e diplomatit të klasit të parë Ambasador Ferit Hoxha i dhanë Shqipërisë si anëtare jo e përhershme dhe Presidente e Këshilli të Sigurimit, një prestigj të lartë ndërkombëtar si asnjëherë tjetër!”

Për ndryshe nga takimi në shtëpinë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, në Bronx - New York, Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla, në Kanada, bëhet e ditur se është pritur nga bashkësia shqiptare në Ontario(Kanada) në mënyren më të bukur. Çka ajo e ka paraqitur edhe nëpërmjet imazhit të fotografive të postuara prej faqes së saj të internetit.

Nikolla : “Një takim mbresëlënës me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Toronto, Kanada"

Ajo thotë për takimin me shqiptarët në Kanada, Mirënjohje Shoqatës Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze, Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Ekselencës, Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Avokatëve, dhe Fondacionit të Bursave RH për punën e shkëlqyer për ruajtjen e vlerava kombëtare e komunitare, promovimin e talenteve në Diasporë, bashkëpunimin me institucionet kanadeze dhe lidhjet e fuqishme me Shqipërinë.

“Është një konfirmim i kontributit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të diasporës shpallja me ligj nga Asambleja Legjislative e Ontarios e muajit nëntor si muaji i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ontario” shkruajti ajo.

Incident i “ rëndë”në Vatër, gjatë takimit me Kryetaren e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë znj.Lindita Nikolla

Në këtë vizitë të “pa/parlajmëruar” në shtëpinë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, në Bronx - New York, Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila u pritë nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, dhe Shefi i Kabinetit z. Pashko Camaj, Anton Raja, dhe Dritan Haxhia, para shtëpisë së Vatrës dhe brenda saj, pati një përplasje deri në atë të ashtuquajtur verbale, mes një grupi vatranësh të pakënaqur me Kuvendin e fundit ( 26 shkurt 2021), dhe një vatrani.

Kundërshtit e grupit të, të pakënaqurve bëjnë fjalë, simbas tyre për një keq-interpretim të Kanunores së Vatrës, sidomos asaj që ka ndodhur me ndryshimin e Nyjes për zgjedhjen e Kryetarit nga 2 vjet (që ishte për 110 vjet), në 4 vjet në zgjedhjen e fundit me Kryetar zotin Elmi Berisha.

Mirëpo, gjatë vizitës në shtëpinë e Vatrës, kësaj radhe u vrejt edhe një mungesë e theksuar e disa prej përfaqësuesve të komunitetit dashamirë të Vatrës, disa nga figurat kryesore të vatrës, të zgjedhura prej nga Kuvendit të fundit, pjesëmarrës ata dhe në vizitat më të rëndomta.

U vrejt po ashtu dhe ra në sy për keq, nga që nuk mori pjesë asnjë anëtar i kryesisë së Vatrës. Madje, dhe ndoshta “ndikojë” edhe në pjesmarrjen , e cila ishte nga më të “dobëtat” në Vatër, mos lajmërimi i vatranëve, mbajta në fshehtësi deri në minutën e fundi të takimit.

Për këtë ndoshta Vatra duhet të reflektojë vetë, se përse lajmërimi i këtij takimi doli vetëm për disa orë, të martën në mbrëmje, dhe u fshi menjëherë nga gazeta Dielli online nga Editori i Diellit Sokol Paja, i cili gjatë takimit me Kryeparlamentaren Nikolla, dje në shtëpinë e Vatrës, qëndrojë gjatë gjithë kohës i “fshehur” në zyrën e kryetarit.

Valentin Lumaj, I cili është një vatran nga Detroiti, pjesë e atyre që e kanë kundërshtuar vazhdimisht mënyren simbas tyre si u zhvillua Kuvendi i 26 shkuriti 2021, së bashku me një grup tjetër që erdhën në takim me Kryeparlamenatren e Shqipërisë, përfshirë nën/kryetarin Dine, përfshirë edhe ata anëtarët që morën pjesë dje në takimin me Kryeparlamentaren Nikolla, si Agustin Mirakaj me bashkëshorten, Çezar Ndreu, Vorfi, dhe Mark Mrnaçaj, e tjer, thanë se ishin pro vizitës së mirëpritur, dhe madje ja uruan qysh në fillim “Mirëseardhjen” Kryetares së Parlamentit të Republikës së Shqipërisë znj.Lindita Nikolla, në shtëpinë e Vatrës.

Por, me anë të këtij demostrimi mjaft paqësor e demokratik, ata hasën në një përplasje deri verbale, krejt të panevojshme e të “pahijshme” në Shtëpinë e Federatës PanShqiptare Vatra, për çka po e dëmton imazhin e Vatrës.

Valentin Lumaj një nga “kundërshtarët” e zgjedhjes së Kryetarit Berisha, për atë që ai e ka quajtur shkeljen e Kanunores, në Kuvendin e 26 shkurtit 2021, shkruajti për incidentin e ndodhur në Vatër, si “Ngjarja e dites nga Vatra, kryeparlamentarja Nikolli në Vater.”

Ai shkruan se njerezit dhe bodyguardet e Kryetarit te Vatres abuzojne verbalisht dhe fizikisht vatranët dhe nje zonje vatrane me pankarte në dore.

Vatrani Agustin Mirakaj, në krye te grupit te vatraneve si ne komunizem edhe ne Amerike perballet perseri me komuniste. Bravo ju qofte.

Po ç’fare eshte ky prezantim i instances me te larte te shtetit shqiptar ne menyre te kamufluar?

Lindita Nikolli nuk kishte asnje nevoje te vinte në Vater në menyre te fshehte.

Në fund zoti Lumaj shkruan në llogarinë e tij në rrjetin social se : “Besoj se faji dhe pergjegjesia për kete takim klandestin bie mbi kryetarin driteshkurter te Vatres, qe te gjitha, absolutisht te gjitha punet i ben nen tavoline, ne diskrete te plote dhe pa dijenine e as miratimin e vatraneve. Prestigji dhe emri i madh i Vatres historike, ne kete rast edhe i shtetit shqiptar eshte diminizuar në maksimum dhe ka rene në nivelin amator për te mos thene rrugaç te drejtuesve te Vatres.”

Të shtunën e kaluar ( 14 tetor 2023) ndodhi një tjetër incident para Shtëpisë së Vatrës, kur së bashku rreth 50 vatranë u mblodhëm tek shtëpia e Vatrës në Bronx, NY, me dëshirën e mirë si kanë thënë ata për të realizuar një mbledhje civile informale, meqenëse mbledhje të tilla kishte vite që nuk ishin bërë. "Këtë mbledhje dega e Vatrës Manhattan e kishin shpallur dhe kishin lajmëruar Kryesinë e Vatrës mbi një muaj më parë. Në mbledhje ishte ftuar edhe kryetari i Vatrës, Elmi Berisha" thanë ata.

Ndërsa, ata u mblodhën për të protestuar në një mot të ftohtë dhe me shi, vatranët më të hershëm që ka Vatra, “urat e historisë së saj” mbi shpinën e të cilëve qëndroi e palëkundur Vatra në kohën e vështira të komunizmi e deri sot, por edhe figura qëndrore aktuale të saj, u thirrë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat