Para selisë së OKB-së, qindra shqiptaro-amerikanë protestuan për të dënuar aktet e vazhdueshme të terrorizmit të Serbisë në Kosovë

Amerika

Para selisë së OKB-së, qindra shqiptaro-amerikanë protestuan për të dënuar aktet e vazhdueshme të terrorizmit të Serbisë në Kosovë

Nga: Beqir Sina Më: 25 tetor 2023 Në ora: 06:12
Foto nga vendi i ngjarjes

 Ditën E Hënë, (23 Tetor 2023)– qindra shqiptar kryesisht nga zona e Tri-Shteshit, por edhe shqiptar që erdhën nga larg, Detroiti, Çikago, Bostoni, Washingtoni, Florida, Arizona e Teksasi,  dhe Philadelphia protestuan para selisë së OKB-së, për më shumë se dy orë - për të dënuar aktet e vazhdueshme të terrorizmit të Serbisë duke protestuar nê sheshin Dag Hammarskjöld Plaza, në Nju Jork.

Protesta u mbajt në ditën kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbajti takimin e saj rregullt për Kosovën.

Protesta, djeshme ishte e thirur në emër të komunitetit shqiptar në SHBA, dhe u drejtuar nga zoti Mark Gjonaj - Kryetar i Këshillit Kordinues të Diasporës. Ajo zgjati më shumë se dy orë, dhe u mbajt perpara seancës së Këshillit të Sigurimit, kur po debatohej për raportin gjashtëmujor, i cili është takimi i dytë i vitit i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. 

Sheshi Dag Hammarskjöld Plaza, para Selisë së OKB-së në New York, ku u mbajt demostrata e shqiptarve oshtiu për më shumë se dy orë nga thirrjet e shqiptarëve, i veshur me ngjyrat e flamujve të SHBA, Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së.

Ndërsa një kamion që mbante në karrocerinë e saj dy ekrane të mëdha ku shfaqeshin parrullat që mbanin protestuesit - dhe inserte me fotografi “Serbia ka gjak në duart e saj” me foto montazhe, ku demostruesit kërkonin që Beogradi - Prasidenti i saj Aleksandër Vuçiq, të mbajë përgjegjësinë e tij, për tu dërguar në gjykatën ndërkombëtare, në Hagë, u pa lëvizte në sheshin para demostruesve dhe rrugve të qytetit të Nju Jorkut.

Gjithashtu, në ekranin e kamionit nëpërmjet imazheve u dënua sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, po ashtu u shfaq dhe inserti ku kërkohej drejtësi për vëllezërit Bytyqi, në gjetjen e dënimin të vrarësve të tre vëllezërve shqiptar nga Amerika.

Në mesin e parullave të shumta që shfaqeshin në ekranin e kamionit që lëvizte në rrugët për reth selisë së OKB-së, duke tërhequr vëmendjen e diplomatve  dhe njujorkezve në atë zonë, nga e gjithë bota , në OKB, ishte edhe imazhi video grafik, “Serbia është marionetë ruse” me foton Vuçiq = Putin.

Në monentin që në Këshillin e Sigurimt nisi të flasë kryeminstresha e Serbisë, Anna Brnabiq, një protestoes grisë dhe e djegë një flamur serb, ndërsa protestues të tjer e shkelën flamurin serb me këmbë.

Në këtë protest që ishte dhe më e madhja e kohëve të fundit që mbajnë shqiptarët e Amerikës, u kërkua me anë të fjalimeve të folësve kryesorë që zyrtarët e lart serb, si Kryeministresha Brnabiq, Vuçiq dhe Daçiq, të mos marrin pjesë në takimet e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe takimet ndërkombëtare ku flitet pêr Kosovën, si masë ndaj tyre.

Protesta që zgjati më shumë se dy orë u udhëhoqë nga ish asambleisti dhe ish këshilltari i bashkisë së Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj i cili gjatë fjalës së tij - renditi disa her të gjitha sulmet dhe aktet terroriste të Serbisë, kundër Kosovës e shqiptarëv dhe vazhdimisht duke ngritur zërin i dha “entusiazëmin” e kësaj proteste.

Kryetari i Shoqatës Atlantiku , ish “Batalioni Atkantiku, Komandat Gani Shehu, tha se : “Shqiptarët, janë gati sa herë që atdheu thërret dhe se Serbia, duhet të heqë duart përgjithmonë nga Kosova, se e ka provuar sa her ajo bëhet agresive ( gati për luftë) ndaj Kosovës, e pëson si e pësoi 25 vjet më parë Millisheviqi”

Uk Lushi, aktivist dhe investitor shqiptaro-amerikan, në fjalën e tij përmendi kontrastin mes Serbisë dhe Kosovës. “Serbia, tha ai, përfaqëson gjenocidin, krimet e luftës dhe tash edhe terrorismin, ndërkaq Kosova, dhe shqiptarët janë për pajtim por edhe të gatshëm të mbrohen me plumba dhe armatim, nëse ka nevojë.”

Ai gjithashtu kërkoi riorganizim dhe rimobilizim të shqiptarëve të Amerikës që të punojnë me Kongres, Senat dhe Shtëpi të Bardhë, tani më shumë se kurr.

Gjatë fjalës së saj aktivistja Djellza Pulatani, e cila është Themeluese e organizatës "The F'Oda Summit", një nismë për fuqizimin e vajzave, e cila filloi në fillim të këtij viti në Kosovë, bëri një thirrje për të gjithë shqiptarët për të ngritur të gjithë bashkë zërin për të dënuar krimin serb dhe për të kërkuar drejtësi për krimet e pa ndëshkuar e të pa dënuara të serbëve.” Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për vendin tonë. Ne nuk do ti harrojmë kurrë” tha ajo. 

Gazetari Jack Kukaj aktivist i njohur i komunitetit - u tha pjesëmarrësve se shqiptarët kanë luftuar gjithmonë për të drejtat dhe liritë që u takojnë. “Ndërsa, Serbia , tha ai i ka duart me gjak, bota duhet ta dënojë e ndëshkojë. Ne do ta përkrahim gjithmonë Kosovën.”

Aktivisti Gjekë Gjonlekaj - ish gazetarë i Zërit të Amerikës, vlerësojë qendrimet e Kryeministrit Kurti, i cili simbas tij ka “thyer” tabun e “frikës” dhe këtë e demostrojë me gjestet e tij edhe në takimin e fundit me 5-en, e bisedemive për Kosovën, në Prishtinë, duke vënë gjatë fjalës së tij theksin te politika e padrejtë ndërkombëtare në dëm të Kosovës: “Vuçiç, është krimineli më i madh pas Millosheviçit”, tha z.Gjonlekaj.

Aktivisti Arlind Alidema, lexojë në anglisht një petcion, duke bër edhe një apel për rininë që ta duan atdheun ashtu siç bënë të parët tanë për lirinë e pavarësinë e saj. 

Ndërsa, duke folur në emër të Vatrës, Shefi i Kabinetit të kryetarit të vatrës, Dr.Pashko Camaj i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për drejtësi dhe që të mos barazojë krimin e kriminelët serbë me gjakun e pastër shqiptar të derdhur për liri e pavarësi.

Gjatë protestës që zgjati më shumë se dy orë një numër i gjatë nga protestuesit e morën fjalën përfshirë : aktivistin Vedat Gashi, gazetari Bekim Adili nga Maqedonia e Veriut, Jasin Gjokaj, Flutura Biba, Isa Breçani, Mark Qehaj, Sokol Paja, Naim Baledemaj, Violeta Daku, Mat Koleci, Prend Qetta, e të tjerë, ku njëzëri edhe ata kërkuan dënimin e kriminelëve serbë e terrorizmin shtetëror të Serbisë.

Në pankartat e protestuesve shkruhej: “Serbia përgjegjëse për terrorizmin në Kosovë”.

Disa nga parrullat që u shfaqën në këtë protestë ishin ato si “Drejtësi për Afrim Bunjakun”, “Qëndroni kundër Terrorizmit”, “Serbia ka gjak në duar të veta. Ndaloni së mbrojtur kriminelët”, “Vuçiq = Marionetë e Putinit”, “Serbia përdor përdhunimin si armë”.

Në këtë protestë të madhe e shqiptaro-amerikanëve , ku morën pjesë qindra shqiptar mbajtur para Selisë së OKB-së në New York  u dënuan aktet e vazhdueshme të terrorizmit të Serbisë në Kosovë. 

Protestuesit kërkuan që Serbia dhe udhëheqësit e saj të bëhen përgjegjës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku u plagosën 19 policë të Kosovës, si dhe për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës së fundit. 

Dhe vazhdimisht me thirrjet e tyre i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar që të mbrojnë sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe të sillen para drejtësisë të gjithë të përfshirët në aktet e agresionit dhe terrorizmit.

Protesta e shqiptarve të Amerikës, Ditën E Hënë, (23 Tetor 2023)–nê sheshin Dag Hammarskjöld Plaza, në Nju Jork, u mbyllë me këngën që tashmë e cila është bërë himni për shqiptarët, “ Mora Fjalë” – Kënga për Adem Jasharin, kënduar në korë nga qindra protestues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat