Juristja shqiptaro-amerikane kandidon për gjyqtare të Gjykatës Civile në NY

Amerika

Juristja shqiptaro-amerikane kandidon për gjyqtare të Gjykatës Civile në NY

Nga: Beqir Sina Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 07:04
Edit Shkreli

Votues shqiptar në Bronx, të martën më 7 nëntor, bëni histori; me votën tuaj zgjidhni një Shqiptaro - Amerikane 

BRONX NY (2 Nëntor 2023) : Mbasi juristja Edit Shkreli - Kandidate nga Partia Demokratike për në Gjykatën Civile të Nju Jorkut zona zgjedhore “Qarku 1-rë” të Gjykatës Komunale të Qarkut Bronx, është në fletën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme të posaçme të 7 nëntorit 2023. Primaret e demokratëve më 27 qershor 2023 e vendosën në listën e demokratve për këtë detyrë në Bronx New York, juristen shqiptare Edita Shkreli.

Edit Shkreli (Partia Demokratike) kandidon në një zgjedhje të posaçme për Gjykatën Civile të Nju Jorkut në Bronx County për të përfaqësuar rrethin e parë të gjykatës komunale të Bronx-it. 

Zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju Jorkut të Qarkut të Parë të Gjykatës Komunalenë Bronx kan 2 vende, dy kandidate Carol Malcolm dhe Edit Shkreli, që të dyja do të konkurrojnë në zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju Jorkut në Qarkun e Parë të Gjykatës Komunale në Bronx, më 7 nëntor 2023.

Edit Shkreli është një avokate e arrirë shqiptaro-amerikane, e cila ka bërë histori duke qenë shqiptaria e parë në New York, në votën për Gjykatën Civile të Bronxit(NY).

Teksa po i afrohemi momentit kritik të vendimit në komunitetin tonë, shqiptarve në Bronx, që janë të regjistruar për të votuar , gjejë një moment për t'ju kujtuar se kanë mbetur vetëm tre ditë për votim  në zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju Jorkut në Qarkun e Parë të Gjykatës Komunale në Bronx.

Shkoni e votoni për juristen shqiptare Edit Shkreli të martën më 7 nëntor 2023

Ditët e mbetura të votimit  janë:, të shtunën, të dielën, dhe të hënën duke ju ofruar fleksibilitet për të votuar në një kohë që funksionon për ju. 

Megjithatë, ju kujtojë edhe një herë që të mos harroni se dita e zgjedhjeve është  të martën, më 7 nëntor.

Mos harroni se Vota juaj ka rëndësi të madhe dhe është një shans për të sjellë me votën e shqiptarve që votojnë  edhe një juriste shqiptare të arrirë në komunitetin tonë

Votues shqiptar në Bronx  bëni një plan për të votuar dhe inkurajoni miqtë dhe fqinjët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë. Çdo votë ka rëndësi dhe së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat