Një urim Dardanisë time për Vitin e Ri 2024

Amerika

Një urim Dardanisë time për Vitin e Ri 2024

Nga: Hafiz Shala Më: 2 janar 2024 Në ora: 09:35
Hafiz Shala

Me rastin e ndërrimit të motmoteve, uroj gëzuar Vitin e Ri të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë me theks të veçantë Mërgimtarëve jashtë Atdheut, duke i falënderuar të gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe Pavarësinë e Republikës së Dardanisë, UÇK-në në krye në me Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe Familjen Emblematike e Heroike Jasharaj nga Drenica e Kuçe Heroike.

Sivjet për herë të parë në veriun e Mitrovicës flitet shqip, duke iu falënderuar udhëheqjes aktuale shtetërore me në krye, Presidenten Znj. Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, Policinë brilante në krye me Heroin Afrim Bunjaku, Ushtrinë profesionale pasardhëse e UÇK-së e cila, me dëshirë, vullnet e krenari, po rritet, aftësohet dhe profesionalizohet me buxhetin e shtuar në përputhje me standardet e NATO-s, anëtare e ardhshme të saj, me përkrahjen dhe ndihmën e mikut tonë historik të lënë amanet nga themeluesi i Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova.

Në shenjë falënderimi dhe respekti, edhe njëherë, Gëzuar Vitin e Ri 2024, duke iu dëshiruar të gjitha të mirat në familjet tuaja, shëndet, lumturi, dashuri e respekt ndaj njëri tjetrit në shenjë respekti ndaj atdheut dhë kundërshtimi ndaj armikut.

Gëzuar nga unë nga shteti i Vermontit qyteti të bukur, Manchesterit- SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat