Diskutim mbi veprën e Tahir Kolgjinit këtë të shtunë në Qendrën Islame Shqiptare-Amerikane

Amerika

Diskutim mbi veprën e Tahir Kolgjinit këtë të shtunë në Qendrën Islame Shqiptare-Amerikane

Nga: Bota sot Më: 8 prill 2025 Në ora: 21:38
Tahir Kolgjini

Të shtunën, më 12 prill 2025, me fillim nga ora 12:00, në Qendrën Islame Shqiptare-Amerikane, do të organizohet një takim kushtuar veprës dhe trashëgimisë intelektuale të Tahir Kolgjinit, njërit prej personaliteteve më të rëndësishëm të kulturës dhe gjuhësisë shqiptare të shekullit XX.

Në këtë takim do të diskutohet për kontributin e tij të gjerë në studimet albanologjike, rolin e tij si përkthyes, historian, gjuhëtar dhe figurë e spikatur e diasporës shqiptare.

Tahir Kolgjini lindi më 24 prill 1903 në fshatin Lamshe të Lumës, dhe ndërroi jetë më 12 dhjetor 1988 në Stamboll. Ai është autor i shumë studimeve të rëndësishme mbi gjuhën shqipe dhe historinë shqiptare, dhe konsiderohet një nga përfaqësuesit më të denjë të mendimit kombëtar në mërgatë.

Ky aktivitet synon të nxisë një diskutim të hapur mes studiuesve, intelektualëve dhe të rinjve, rreth figurës dhe trashëgimisë së tij, në kohën kur interesimi për personalitetet e harruara të kulturës sonë po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur!

Image
Njoftimi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat