BELMONT/BRONX(NY) : Panairi i 4-t Vjetor i rrugës "Gjergj Kastrioti Skënderbeu Way" - u zhvillua të dielën, më 4 maj, duke mbledhur qindra shqiptar, nga të pestë lagjet e qytetit të Nju Jorkut, e zonat për rreth tij.
Panairi që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, këtë vit iu dedikua 620 vjetorit, në ditën e lindjes së tij, 6 maj 1405.
Në panairin e 4-të Vjetor “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Bronx – Nju Jork, të dielën morën pjesë më shumë se dy mijë shqiptar, shoqata dhe biznese shqiptare, përfshirë një numër të madh pjesëtarësh të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Panairi i shqiptarve në një pjesë të qytetit të Bronxit, lagjes, që tashmë njihet edhe si “Shqipëria e Vogël”, ka zgjuar edhe interesimin e amerikanëve e vizitorve të huaj, të cilët erdhën për të vizituar.
"Street Party", i cili, është një festë e historisë, traditës, kulturës, dhe promovuesi i ushqimeve tradicionale, produkteve artizanale shqiptare muzikës, vallëzimeve, dhe, aktiviteteve për fëmijët shqiptar, ka marr jehonën mediatike në të gjithë qytetin e Nju Jorkut, e zonën për/rreth tij.

Po ashtu ai ka marrë udhën e traditës, dhe mbahet në sheshin mes rrugve Crescent Avenue dhe Arthur Avenue Bronx New York.
Ky aktivitet organizohet nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Duarve të Hapura Inc. (AAOHA) me kryetar Alexandër Nilaj, dhe sponsorizohet nga Distrikti i Përmirësimit të Biznesit Belmont.

Ndërsa, drejtohet nga z. Mark Gjonaj, Kryetar i Këshillit Kordinues të Diasporës ” dhe znj. Vera Mjeku, ky aktivitet u prezantua nga Mary Camaj dhe Ardhmir Malziu.
Panairi i 4-të Vjetor “Gjergj Kastrioti Skënderbeu", u çel me interpretimin e dy himneve kombëtare, atij të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Pas fjalës së Mark Gjonaj këtë aktivitet e përshëndetën edhe dy ambasadorët e dy shteteve tona, Ambasadori i Shqipërisë në Washington DC, z. Ervin Bushati, si dhe Ambasador Blerim Reka, shefi i Misionit të Republikës së Kosovës në Nju Jork.
Ndërsa nderuan me pjesëmarrjen e tyre Emina Cunmulaj - Nazarian
Themeluese e Fondacionit "Dora e Eminës - Emina's Hand" dhe , Lorik Cana, legjenda e futbollit shqiptar dhe ish-kapiteni i Kombëtares.
I pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan Chuck Schumer si dhe disa udhëheqës dhe përfaqësues të Nju Jorkut, Senatorja e shtetit të Nju-Jorkut znj. Natalia Fernandez, Presidente e Bronxit, Vanessa L. Gibson, senator të shtetit, asambleist, këshilltar dhe aktivist të njohur, të cilët në fjalën e tyre përshëndetse vlerësuan kontributin e madh të shqiptarve në Nju Jork.

Punonjësit shqiptar nga radhët e uniformave të polisicë së Nju Jorkut, NYPD-së, dhe dy kalorësit e saj, njëri me flamurin amerikan dhe tjetri me atë shqiptar qëndruan në "roje nderi" gjatë gjithë aktivitetit krenarë pranë mijëra pjesëmarrësve.
“Gjergj Kastrioti Skënderbeu Street Fair” për edicionin e tij të katërt, ka sjellë me vete një atmosferë ngazëlluese të muzikës, traditës dhe krenarisë kombëtare.
Duke filluar nga pikturat e skulturat me figurën e Skënderbeut, deri te stendat që shisnin flamuj dhe libra historikë, me ngjarje që rikujtoin fuqinë dhe krenarinë për rrënjët shqiptare.
Njëhereshit vizitorët e shumtë shijuan një pasdite gastronomike me ushqime tradicionale shqiptare, kurse blenë suvenire me simbolet kuq e zi, piktura, dhe veshje kombëtare tona, ndërsa dhjetëra shitës ofronin ushqime tradicionale si byrek, qebapa, bakllava dhe kafe të fortë shqiptare : Prince Coffee, Gurra restorant, No Fork, Déa-An Authentic Eatery, Bato Coffee & Wine, Çakor Restaurant, Caffe Parissien, dh restoranti i famshem Çka Ka Qellu etj.
Të pranishmit u argëtuan nga një program të pasur kulturor, pjesë e të cilit ishte edhe Ansambli Folklorik Autokton “ Rugova”, i cili, preformojë me një kolazh të pasur nga kjo trevë historike e Kosovës, që tregon vlerat origjinale tradicionale nga vendlindja e tyre.
Po ashtu preformuan : Grupi i vallëtarve nga Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane-Reverdale NJ, Grupi i valleve Barbana, Grupi artistik i Shoqatës Shqiptaro- Americane ” Skenderbej” Inc., Grupi i Kelmendit, Grupi i valltarve Rozafati dhe shumë të tjerë.
Pjesëmarrësit gjithashtu u dëfryen për disa orë nën tingujt instrumetave muzikor : DJ Edi, dhe Alfred Popaj, si dhe këngëtarve Ilsi Ademi, Maria Laçaj, Meda dhe të tjerë
“Gjergj Kastrioti Skënderbeu Street Fair” edicioni i tij i katërt, e ktheu lagjen Belmont - Bronx, ditën e diel në një det me flamuj kuq e zi, ndërsa familje, artistë dhe biznese vendore u bashkuan për një ditë të mbushur me muzikë, ushqim dhe krenari kombëtare.
Në ndërkohë në sheshin para skenës gjigande, muzika popullore live, vallet tradicionale dhe kostumet shqiptare sollën atmosferë të gjallë në rrugët e Bronks, ku të rinjët e të rejat u gëzuan me vallëzime tradicionale, dhe aktivitetet të ndryshme për të gjitha moshat.
Panairi, thotë se synon të forcojë lidhjet mes shqiptarëve të diasporës, dhe ofroi një pasqyrë të gjallë të kulturës e traditës shqiptare për të gjithë pjesëmarrësit.
Ky aktivitet me sponsorë dhe biznese lokale, që e mbështesin këtë nismë, tregojë rëndësinë e bashkëpunimit për të promovuar trashëgiminë shqiptare në një nga qytetet më të mëdha dhe më të larmishm të botës, Nju Jorkun.