Mijëra besimtarë musliman shqiptarë në Amerikë, festuan Kurban Bajramin
Në Nju Jork dhe në të gjithë botën, myslimanët, dje festuan Kurban Bajramin, festa e dytë më të madhe në kalendarin Islam.
Myslimanët në SHBA e festuan Kurban Bajramin, i njohur edhe si Festa e Sakrificës, më 6 qershor 2025, sipas Time and Date. Festimi përfshiu lutje, dhurime bamirësie dhe vakte festive.
Ndërsa sakrifica e kafshëve, një praktikë e zakonshme në vendet e tjera myslimane, është më pak e shpeshtë në SHBA, (për shkak të ligjeve mbi therjen e kafshve).
Megjithatë, disa myslimanë zgjedhin mënyra identike të dhurojnë për bamirësi që të kryejnë Kurbanin (sakrificë me therje kafshësh).
Kurban Bajrami (Eid al-Adha) ose “Bajrami i Vogël” – është dy muaj dhe 10 ditë pas Bajramit të Madh, dhe për disa besimtar sipas mundësive është fest e gëzimit të kryerjes së Haxhit.
Në kuadër të festës së Kurban Bajramit gjatë ditës së djeshme, në SHBA , shqiptarët e besimit musliman në vendbanimet më të mëdha, Nju Jork( Brooklyn, Staten Island, Queens, Bronx), Nju Xhersi( Riverdale, Garfield dhe Paterson), Konektiket (Waterbury, Hartford dhe Stamford ), Virginia, Washington, Dallas, Florida, Arizona, Michigan, Çikago, Pennsylvania (Filadelfia) dhe në Kanada, (Toronto, Ottawa dhe Vancouver), është festuar me madhështi dita e Kurban Bajramit ose Bajrami i Vogël.
Kështu që në orët e para të mëngjezit mijëra besmitar me familjet e tyre, besimtarë të moshave të ndryshme veshur hijshëm, u mblodhën të gëzuar në Xhamitë shqiptare në qytetet ku jetojnë, për të marrë pjesë në ceremonitë e faljes së Bajramit të Vogël.
Ceremonitë festive në kuadër të kësaj feste për komunitetin musliman në Amerikë, janë një traditë e hershme, e cila daton për më shumë se një shekull, një festë kjo e përvitshme e spikatur me besimin me të gjitha festat e tjera muslimane .
Dje, sipas informacioneve të mbledhura nga xhamitë shqiptare këtu në Amerikë, thuhet se kan qenë me mijëra besimtarë myslimanë shqiptar në të gjithë vendin, që festuan ditën Bajrami i Vogël, e cila është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islamik.
Kremtimet e kësaj feste nisën dje herët në mëngjes, në qendrat më të banuara nga shqiptarët.
Për të falur Kurban Bajramin në Qendrat Islame Kulturore Shqiptare u mblodhën së bashku disa qindra besimtarë mysliman shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi( Ana e Malit, Kraja e Ulqini) Maqedonia e veriut,(Struga, Kërçova Dibra e Madhe, Gostivari,Tetova) , por edhe nga Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe komuniteti Çamë.
Falja e Kurban Bajramit në disa Qendra Islame Kulturore Shqiptare (Nju Jork e Nju Xhersi)nga që ato ishin mbushur përplot me besimtarë në faljen e hershme të mëngjesit, u krye dy her .
Besimtarët në ditën e Bajramit, pas faljes në Xhami, shkëmbyen vizita në familjet e tyre, kurse disa të tjer shkuan për të vizituar varrezat duke vendosur tufa e buqeta me lule mbi varret e të gjithë atyre që në këtë ditë shenjët nuk janë më, por kanë lënë të paharruar kujtimin , respektin e dashurinë e përjetëshme, në zemrat e çdo besimtari.
Bajrami i vogël nga lutjet e mëngjesit të hershëm vazhdoi deri te piknikët familjarë, dhe festimet e mbrëmjes plot gjallëri, ku individët, miqtë dhe familjet e tyre lidhen më shumë , dhe shkëmbyen urimet më të mira, dhe që të nderojnë frymën e Bajramit, i cili këtë vit u mbajt më 6 qershor.