SHBA/ 249 - Vjetori Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

Amerika

SHBA/ 249 - Vjetori Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

Nga: Beqir Sina Më: 5 korrik 2025 Në ora: 06:59
Donald Trump

Më 4 korrik 2025, shënohet 249-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke përkujtuar miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. 

Dita e Pavarësisë është një festë federale në Shtetet e Bashkuara duke përkujtuar Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, më 4 korrik 1776. Ditën kur Kongresi Kontinental deklaroi se trembëdhjetë kolonitë amerikane nuk ishin më subjekt (dhe në varësi) të monarkut të Britanisë, George III, dhe tani ishin shtete të bashkuara, të lira dhe të pavarura. Kongresi kishte votuar për të shpallur pavarësinë dy ditë më parë, më 2 korrik, por ai nuk u shpall deri më 4 korrik.

Dita e Pavarësisë shoqërohet zakonisht me fishekzjarre, parada, barbecues, karnavale, panaire, piknik, koncerte, lojëra bejsbolli, festime familjare, fjalime politike dhe ceremoni zyrtare, dhe aktivitetteve të ndryshme të tjera publike dhe private që festojnë historinë,  dhe traditat e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës. 

Shpërthimi i fishekzjarrëve mbrëmjen e 4 korrikut ka qenë pjesë e festimeve të Ditës së Pavarësisë që në krye të herës.

Fishekzjarret janë një traditë që daton që në 4 korrik 1777, e frymëzuar nga dekreti i John Adams, i cili parashikoi festime me “zjarre dhe ndriçim”. Shfaqjet më të mëdha mbahen në qytete si Uashington, D.C., Boston, Filadelfia dhe Nju Jorku.

Presidenti John Adams, një prej etërve që themeluan Amerikën, e kishte të qartë se çfarë domethënie do të kishte kjo festë.

Përkujtimi i pavarësisë së Amerikës “duhet të kremtohet plot madhështi, me parada, shfaqje, lojëra, sporte, kambana, zjarre dhe ndriçime nga njëri skaj i kontinentit te tjetri, tani dhe përgjithmonë”,  shkruante Adams në një letër drejtuar bashkëshortes, Abigail në 3 korrik të vitit 1776, pasi kishte firmosur urdhërin.

Presidenti Trump u tha se mbrëm udhëtoi në Iowa State Fairgrounds në Des Moines, për të nisur një vit festimesh patriotike për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, që u tha se do të kulmojnë në 4 korrik 2026. 

Megjithatë ngjarja në Des Moines - Iowa mbrëm përfshiu shfaqje të historisë amerikane, performanca muzikore dhe fishekzjarre, me synimin për të bashkuar një komb të polarizuar përmes “krenarisë qytetare dhe vlerave të përbashkëta”. 

Ambasadorja Monica Crowley, përfaqësuese e Trumpit për grupin organizues America250, e cilësoi Iowan si një zgjedhje simbolike për shkak të pozicionit të saj qendror dhe mbështetjes së fortë për Trumpin në zgjedhjet e fundit. 

Trumpi mbajti një fjalim në Iowa, ku theksoi sukseset e administratës së tij, duke përfshirë miratimin e projektligjit dhe rindërtimin ushtarak. Ai deklaroi dje se Amerika, ka miratuar një nga projektligjet më të rëndësishme ndonjëherë: SHBA-ja është vendi më i ‘NXEHTË’ në botë, pa diskutim!!!” dhe “Amerika, është e lirë, krenare dhe sovrane përsëri”, tha ai.

Postimet Trumpit në X dhe e Verteta pasqyruan tonin e tij entuziast, duke e përshkruar 4 korrikun si një moment që afron “fatet e mëdha” të Amerikës. Ai gjithashtu ndau një video tribut për Amerikën, duke e quajtur “vendin më të mrekullueshëm në historinë e botës”.

Më 4 korrik 2025, Presidenti Donald Trump, si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, shënoi Ditën e Pavarësisë me disa aktivitete dhe zhvillime të rëndësishme, të cilat reflektojnë axhendën e tij politike dhe festimet kombëtare për 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. 

Nënshkrimi i Projektligjit “One Big Beautiful Bill”, më 3 korrik 2025, kur Kongresi miratoi projektligjin e madh të taksave dhe shpenzimeve të Trumpit, i quajtur “One Big Beautiful Bill Act”, me një votim të ngushtë 218-214 në Dhomën e Përfaqësuesve dhe mbështetje në Senat, ishte ndoshta dhe pika më kulminante e Presidentit Donald Trump, si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, të shënoi Ditën e Pavarësisë së SHBA.

Trump e përshkroi këtë si një “dhuratë të mrekullueshme për ditëlindjen e Amerikës” dhe planifikoi ta nënshkruante zyrtarisht në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë më 4 korrik. 

Projektligji përfshinte ulje të mëdha të taksave për individët dhe bizneset, rritje të shpenzimeve për ushtrinë dhe sigurinë kufitare, si dhe shkurtime të thella në programet sociale si Medicaid dhe ndihma ushqimore federale, duke shtuar 3.4 trilionë dollarë në deficitin kombëtar gjatë një dekade. Kjo u pa si një fitore e madhe politike për Trumpin, duke përforcuar ndikimin e tij mbi Partinë Republikane, pavarësisht kundërshtimeve nga demokratët dhe disa republikanë.

Këtë mbrëmje më 4 korrik duke festuar 249 vjetorin e pavarësisë së SHBA, qielli në Washington u "ndez" me fluturimet demonstrative të avionëve bombardues B-2 - avion këta që u përfshinë më 22 qershor, në sulmet e tre centraleve bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Isfahan. 

Nga presidenti George Washington deri te Donald Trumpi e kanë festuar lindjen e kombit amerikan më 4 korrik, me një përjashtim që Adams nuk e festoi.

Sipas një letre drejtuar bashkëshortes së tij, presidenti Adams refuzoi të festonte festën më 4 korrik, sepse mendonte se 2 korriku ishte dita e vërtetë e Pavarësisë. 

Pse? Sepse Kongresi Kontinental votoi në favor të rezolutës për pavarësinë më 2 korrik 1776, megjithëse Deklarata e Pavarësisë u miratua zyrtarisht vetëm dy ditë më vonë.

Ai ishte aq i vendosur sa refuzoi ftesat për festivale dhe ngjarje të tjera, edhe kur shërbeu si presidenti i dytë i vendit. Ironikisht, presidentët Adams dhe Thomas Jefferson, autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë, vdiqën të dy në 50-vjetorin e miratimit zyrtar të dokumentit, 4 korrik 1826, ka thënë Zëri i Amerikës.

Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe lidhja me “al mio fianco”:Nëse do ti referohemi shprehjes së famshme italiane “al mio fianco” (pranë meje) në kontekstin e festimeve të 4 korrikut, mund të interpretohet si një metaforë për aleancën e ngushtë mes SHBA-së dhe vendeve si Shqipëria, e Kosova, të cilat kan  shprehur mirënjohje për rolin e Trumpit në stabilitetin ekonomik dhe gjeopolitik. 

Festimet në Shqipëri, dhe Kosovë, siç u përmend më herët, u fokusuan në aktivitete diplomatike të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, dhe asaj në Prishtinë, duke reflektuar një ndjenjë partneriteti me SHBA-në, ku Shqipëria siç dihet qëndron “në krah” të Amerikës si aleate e NATO-s dhe mbështetëse e politikave amerikane.

Image
Urim
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat