Rita Ora në Çka ka Qellue

Amerika

Rita Ora në Çka ka Qellue

Nga: Beqir Sina, New York Më: 7 korrik 2025 Në ora: 00:33
Foto ilustrim

Rita Ora vizitoi mbrëmë restorantin shqiptar "Çka Ka Qëllu" në Nju Jork, duke theksuar se është një nga adhurueset e rregullta të restoranteve shqiptare në mbarë botën.

Sipas X dhe Instagramit, ajo mbrëmë ka ngrënë në restorantin "Çka Ka Qëllu" në Manhattan dhe është fotografuar me stafin e lokalit.

Një numër këngëtarësh, aktorësh dhe artistësh të ndryshëm na kanë bërë krenarë jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj, duke preferuar restorantin shqiptar në Nju Jork, "Çka Ka Qëllu".

Ky restorant, i njohur si një ndër më të mirët në Nju Jork për gatimet autentike shqiptare si byrek, fli, qofte, suxhuk, tavë kosi dhe fërgesë, është gjithashtu i famshëm për mini-muzeumin me artefakte etnografike që ka brenda. Ai ka tërhequr vëmendje edhe për lidhjen e tij me artistë të njohur shqiptarë si Dua Lipa, Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Fadil Berisha, Lorik Cana dhe të tjerë, të cilët e kanë vizituar disa herë këtë lokal.

Stafi i "Çka Ka Qëllu" ka falënderuar Ritën për zgjedhjen e këtij restoranti, duke thënë se ajo i bën krenarë me suksesin e saj dhe lidhjen e fortë me rrënjët shqiptare.

Gjatë fundjavës, më 12 dhe 13 korrik, në "The Hill" në Bruklin, Nju Jork, do të nisë një event spektakolar me një koncert special të natës së hapjes të premten, i prezantuar dhe sponsorizuar nga American Express. Ky koncert do të kryesohet nga këngëtarja dhe kompozitorja e njohur, Rita Ora.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat