Kronikë e një ftese Presidenciale

Amerika

Kronikë e një ftese Presidenciale

Nga: M.L. Më: 1 gusht 2025 Në ora: 08:29
Foto nga vendngjarja

Më datë 31 korrik, Presidentja e Republikës së Kosovës Sh. S. Znj. Vjosa Osmani - Sadriu, organizoi një pritje Presidenciale me përfaqësues të suksesshëm të diasporës shqiptare nëpër botë.

Sigurisht nē këtë event të rëndësishëm tē pranishëm ishin edhe Ambasadorët e vendeve përkatëse, mes tyre edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës pranë Misionit të Kombeve të Bashkuara në New Jork, Shkëlqësia e Tij Z. Blerim Reka.

Gjithashtu me ftesë të Presidentes Osmani - Sadriu të pranishëm ishin, e mbijetuara e dhunës e përdhunimit seksual në Kosovë nga forcat militare serbe Znj. Vasfije Krasniqi Gudman, së bashku me vëllain e saj, Naim Krasniqi dhe gruan e tij, pedagogen Elvira Krasniqi, gazetarja dhe veprimtarja e njohur për të drejtat e grave dhe fëmijëve në SHBA, Znj. Mimoza Dajçi, aktivistët e pa lodhur të çështjes kombëtare Agim Rexhaj, Belul Gashi etj.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Fjalën e hapjes e mbajti Presidentja e Republikës së Kosovës Sh. S. Znj. Vjosa Osmani Sadriu, e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu. 

Në Ceremoninë Përshëndetëse, Presidentja Osmani - Sadriu, i uroi mirëseardhjen bashkatdhetarëve në Kosovë. I përgëzoi për arritjet e sukseset e tyre, duke vlerësuar lart përkrahjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në kohë lufte dhe në kohë paqe, si dhe i ftoi për bashkëpunime të mëtejshme. "Pasi edhe pa kontributin e sakrificat tuaja të çmuara - tha ajo - nuk do të fitohej lehtë paqa dhe pavarësia e Kosovës.

Image
Znj. Vasfije Krasniqi dhe znj.Mimoza Dajçi

I pranishëm ishte edhe Ansambli artistik "Vatra" nga Zvicra, që udhëhiqet nga artisti dhe aktivisti Lulzim Krasniqi,  veprimtarë të tjerë nga Shqipëria, bota  dhe trevat shqiptare. 

Ky evenimet special mbajtur për bashkatdhetarët në një nga ambjentet e Presidencës në Prishtinë u mbyll me një koncert të pasur artistik. Për të pranishmit u shtrua një koktej me ushqime tradicionale shqiptare, pije dhe fryta të ndryshme.

Image
Presidentja Vjosa Osmani

 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat