Ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Blerim Reka, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ambasadorin Bob Rae, përfaqësues i përhershëm i Kanadës në OKB dhe aktualisht President i Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (ECOSOC) për vitin 2025.
"Gjithnjë kënaqësi të takoj ambasadorin Bob Rae, përfaqësues i përhershëm i Kanadës në OKB dhe president i ECOSOC, (Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB), për 2025.
Edhe një takim miqësor me diplomatin, me një përvojë të gjatë politike të shtetit mik të Kosovës", shkro Reka.
Takimi nënvizoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në agjendat ndërkombëtare për zhvillim dhe bashkëpunim shumëpalësh.