Osmani: Një pritje madhështore nga mërgata jonë në Philadelphia të ShBA-së

Amerika

Osmani: Një pritje madhështore nga mërgata jonë në Philadelphia të ShBA-së

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 19:29
Foto nga vendngjarja

Presidentja Vjosa Osmani është pritur në shkollën shqipe të Philadelphias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, ajo ka pohuar se aty pati një pritje madhështore.

Sipas saj, shtëpia e një shqiptari është shndërruar me punë dhe me mund në shkollë shqipe.

“Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim, që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar”, tha Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat