Kongresisti Lawer: Grenell nuk pyetet aq sa mendojnë të tjerët!

Amerika

Kongresisti Lawer: Grenell nuk pyetet aq sa mendojnë të tjerët!

Beqir Sina, New York City Nga Beqir Sina, New York City Më 30 shtator 2025 Në ora: 06:38
Mike Lawler

Komuniteti shqiptaro-amerikan shënoi një moment të rëndësishëm dje, në një takim me Kongresistin republikan të Nju Jorkut Mike Lawler, një aleat i palëkundur i çështjeve shqiptare. 

Ky event, i organizuar nga Valon Nikçi—themeluesi, CEO dhe Principal Broker i Link NY Realty u shndërrua në një platformë për dialog të hapur dhe angazhim konkret mes kongresistit dhe mbeshtetësve të tij.

Në këtë takim, Kongresisti Lawler një "dëgjues" i vëmendshëm dhe mik i vërtetë i shqiptarëve pranoi të bëhet pjesë e Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongres. 

Image
Foto nga takimi

Ky angazhim shënon një hap të madh për forcimin e zërit të komunitetit tonë në Washington, duke avancuar kauzat që kanë rëndësi për shqiptarët kudo në botë. Si anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, zëri i Lawler-it mbart peshë jo vetëm në politikën e brendshme të SHBA-së, por edhe në çështjet e lidhura me Ballkanin.

Biseda, sipas Nikçit u fokusua në falënderimin për kohën dhe gatishmërinë e tij për të dëgjuar, si dhe në informimin mbi çështjet lokale dhe ato rajonale. 

Zoti Niçki na tha se përveç të tjerash, disa pika shumë të rëndësishme të theksuara në këtë takim nga Kongresisti Lawler.

Ai veçoi mbështetjen e Lawer për Kosovën dhe shqiptarët: “Pavarësisht se cila administratë apo cili president është në fuqi në Amerikë, unë mbetem një mbështetës i palëkundur dhe krenar i Kosovës dhe i shqiptarëve.” ka thënë Lawer.

Po ashtu ai ka folur edhe për rolin e Richard Grenell: “Richard Grenell është i përfshirë në disa çështje, por mos u shqetësoni", theksoi Lawer, ku tha se ai nuk ka ndikim në politikën e jashtme të SHBA. 

Pasi për mendimin tim thotë kongresisti që është miku i shqiptarëve, Sekretari Rubio, ai që vendos për çdo gjë që lidhet me politikën e jashtme në Shtëpinë e Bardhë. 

Z. Grenell, sipas Lawer  "nuk pyetet aq sa mendojnë të tjerët.”

Ndërsa duke folur për suspendimin e dialogut strategjik me Kosovën, Kongresisti Lawler duket se e ka thënë qartë se nuk është dakord me vendimin e Ambasadës Amerikane për ta pezulluar atë.

Kosova në zemër: “Kosova dhe shqiptarët në Ballkan kanë një vend të veçantë në zemrën time, dhe si anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, kurrë nuk do të lejoj që të vendoset diçka e keqe për Kosovën dhe shqiptarët.” është shprehur anëtari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisti republikan Michel Lawler.

Duke shtuar se: “Kosova dhe shqiptarët në Ballkan duhet të vazhdojnë punën për ndërtimin e shteteve të tyre dhe forcimin e ekonomive kombëtare.”

Prania e pjesëmarrësve nga komuniteti  thotë Valon Nikçi e bëri këtë takim edhe më të vlefshëm, duke krijuar një hapësirë për shkëmbim idesh dhe ndërtim aleancash.

"Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë: më shumë dialog, më shumë aleatë, më shumë veprim. Faleminderit të gjithëve që morët pjesë dhe kontribuuat në këtë sukses. Së bashku, ne mund ta bëjmë realitet forcimin e lidhjeve tona në skenën politike amerikane." tha Nikçi

Image
Foto nga takimi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat